Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka parashikuar ndërprerje të energjisë elektrike për ditën e nesërme, për shkak të punimeve që do të kryhen në disa kabina elektrike.
OSHEE ka njoftuar se ndërprerja do të jetë për disa zona në kryeqytet.
“Për shkak të remontit në fiderin A3 kabina e Medresesë 6/1 dhe në Fiderat 4 të NST Ndroq dhe Fid 25 NST Selitë, në datën 9 qershor gjatë intervalit kohor 09:00-15:00 do të stakohet energjia në këto zona;
Rruga e Dibrës pjesërisht, pranë Medresesë, Pezë e Vogël, Pezë Helmas dhe Ura e Beshirit, Kopshti Botanik pjesërisht”, thuhet në njoftim.
/e.rr











