• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

OSHEE: Humbjet në shtator të energjisë në rrjet, më të ulëtat në 5 vitet e fundit

by A R
26/10/2015 10:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Niveli i humbjeve të energjisë në rrjet për muajin shtator, ku përfshihen humbjet teknike dhe joteknike, ka zbritur në nivelin e 25.3% të energjisë së transmetuar. Ky është niveli më i ulët i humbjeve në rrjet, të paktën në 5 vitet e fundit. Zonat më problematike për humbjen e energjisë për periudhën janar-gusht janë; Kukësi me 56.1% dhe Shkodra me 46.1%.

Humbjet në rrjetin e energjisë në Kukës janë rritur me 7.1% gjashtë muajt e parë të vitit krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa në të gjitha zonat e tjera humbja e energjisë në rrjet është ulur me mesatarisht 8%. Në Shkodër humbjet janë ulur me 8.4%; nga 54.5% që ishin në gjashtë muajt e parë të 2014-ës, në 46.1% në pjesën e parë të 2015-ës.

Zona me humbjet më të pakta të energjisë në rrjetin e shpërndarjes është Gjirokastra, me 23.4% të energjisë së transmetuar. Në gjashtë muajt e parë të vitit të shkuar humbja në rrjet në zonën e Gjirokastrës ishte 27.4%. Zona që ka shënuar uljen më të madhe të humbjeve në janar-gusht është Fieri, me 9.8%. Të dhënat zyrtare të OSHEE-së tregojnë se totali i humbjeve në të 10 zonat në janar-gusht për vitin 2015 ishte 31.7%, ndërsa në të njëjtën periudhë të një viti më parë ishte 39.9%. Ulja e humbjeve në përqindje është 8.2%. Ndërsa humbjet në total si 8-mujor, tekniket dhe jotekniket, arritën në 31.72%, nga 39.4% që ishin në të njëjtën pjesë të vitit 2014, dhe 44.3% të regjistruara në 8-mujorin e parë 2013.

Arkëtimet
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka publikuar të dhënat e treguesve të muajit shtator dhe rezultatet progresive të 9-mujorit të këtij viti. Niveli i arkëtimeve në total, si 9-mujor ka arritur në rreth 500 milionë USD, ndërsa vetëm në muajin shtator rezulton të jenë arkëtuar 52 milionë USD. Krahasuar me të njëjtën periudhë 9-mujore të vitit 2014 janë arkëtuar 150 milionë USD më shumë, ndërsa krahasuar me vitin 2013 kjo diferencë shkon në 200 milionë USD më shumë.

Rritja e pagesave
Të ardhurat e realizuara nga arkëtimet në total për periudhën janar-gusht të vitit 2015 ishin 44.5 milionë dollarë, ndërsa për të njëjtën periudhë të një viti më parë ishin 29.8 milionë dollarë. Të krahasuara sipas zonave del se niveli i arkëtimeve është rritur më shumë në zonën e Kukësit, me 218%. Në këtë zonë, në gjashtë muajt e parë të vitit janë arkëtuar nga faturat e energjisë 715.8 milionë, ndërsa një vit më parë, në të njëjtën periudhë janë arkëtuar 225 mijë dollarë. Më pas vjen Shkodra, me rritjen e arkëtimeve me 101%. Burreli është një zonë ku arkëtimet kanë shënuar rritje me 79%; në gjatë muajt e parë të 2015-ës janë arkëtuar 1.9 milionë dollarë, ndërsa në të njëjtën periudhë të një viti më parë janë arkëtuar 1.1 milionë dollarë. Arkëtimet janë rritur me 39% në Tiranë./ Gazeta Shqiptare

Next Post

Dështimi i Perëndimit në Ballkan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In