• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

OSHEE dhe OST në gatishmëri/ Balluku: Në terren për çdo avari, mos të kemi ndërprerje të energjisë elektrike

by Java News
31/12/2019 14:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike dhe Operatori i Sistemit të Transmetimit, kanë hartuar planin e gatishmërisë për të garantuar furnizim të pandërprerë me energji elektrike në të gjithë territorin e vendit gjatë festës së fundvitit. Njëkohësisht janë marrë masat e nevojshme për të ndërhyrë në çdo moment, për të riparuar çdo defekt të mund të shfaqet.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka mbledhur në një takim pune, drejtues qendrorë dhe rajonalë të OSHEE dhe OST. Në këtë takim është prezantuar plani i masave të marra, ndërkohë që ministrja ka kërkuar që të gjitha drejtoritë rajonale të kalojnë në gjendje gatishmërie.

“Ne kërkojmë angazhimin tuaj maksimal për të mos pasur ndërprerje të energjisë elektrike në asnjë pjesë të territorit. Patjetër të 11 drejtoritë rajonale duhet të jenë në gjendje gatishmërie të plotë dhe sigurisht në momentet kur do kemi avari apo kur do ketë shkëputje të energjisë, e rëndësishme është kthimi në proceset e normalizimit në një kohë sa më të shkurtër për të mos krijuar asnjë problem tek qytetarët”, u shpreh Balluku.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë tha se duhet pasur vëmendje e posaçme te institucionet e rëndësishme, si spitalet, apo strukturat e tjera me rëndësi të veçantë.

“Ju keni detyrën për t’i akomoduar të gjithë kërkesat e qytetarëve pa pasur humbje, apo defekte, të cilat mund të prishin atmosferën e këtyre ditëve festive, apo mund të krijojë dhe problematika të tjera pasi jeta vazhdon. Spitalet duhet të jenë absolutisht në qendër të vëmendjes tonë dhe gjithçka tjetër e cila karakterizohet dhe quhet strukturë kritike dhe strategjike”, nënvizoi Balluku.

Administratori i OSHEE, Adrian Çela bëri të ditur se afro 1700 punonjës të kësaj kompanie janë në territor dhe që prej festës së Krishtlindjeve kanë kaluar në gjendje gatishmërie.

“Është ngritur shtabi qendror në drejtorinë qendrore dhe në çdo drejtori rajonale janë ngritur shtabet, të cilat raportojnë në mënyrë periodike. Prej mëse 10 ditësh raportohet çdo një orë për situatën teknike apo defekte të mundshme. Janë ngritur “call center” dhe po ashtu dispecerite, në shërbim të qytetarëve, të cilat në këtë rast funksionojnë 24 orë. Kemi ngritur grupin e punës ku secili grup ka fiderat dhe kabinat e veta”, sqaroi Çela.

Drejtor i Departamentit të Rrjetit të Transmetimit të OST, Blendian Dalipi, theksoi se nga ana e OST ka përfunduar me sukses remonti në linjat 110 kilovolt, ndërsa është hartuar një plan bashkëpunimi së bashku me OSHEE, me qëllim reagimin e shpejtë nëse do të jetë e nevojshme për të ndërhyrë në rast evidentimi të problematikave.

“Në të gjitha rajonet janë hartuar planet e gatishmërisë, ku nëpërmjet grupeve të punës do të ndërhyhet në mënyrë shumë të shpejtë dhe sa më efektive për të rikthyer furnizimin me energji në normalitet tek konsumatorët. Janë mobilizuar të gjithë strukturat. Kemi përfunduar me sukses të gjithë remontet në rrjetin tonë kryesisht rrjetet 110 kilovolt, aty ku janë dhe më të ndjeshme përsa i përket furnizimit me energji elektrike të përdoruesve”, u shpreh Dalipi.

Në mbyllje të takimit, ministrja Belinda Balluku, si dhe drejtuesit e dy operatorëve të energjisë, përcollën urimet e tyre për festën e fundit, për punonjësit e këtyre agjencive, por edhe të gjithë shqiptarët.

g.kosovari

Next Post
“Ndërtesat kanë ngelur se mjekët…”/ Rama përplaset me komentuesin: Mos paç kurrë nevojë për spital, por ka mijëra…

"Ndërtesat kanë ngelur se mjekët..."/ Rama përplaset me komentuesin: Mos paç kurrë nevojë për spital, por ka mijëra...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aktorja Anila Bisha kërkoi të pezullohet “Diella”, reagon qeveria: Padia është e pakuptimtë

Aktorja Anila Bisha kërkoi të pezullohet “Diella”, reagon qeveria: Padia është e pakuptimtë

February 11, 2026
Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

Qeveria e re e Kosovës merr votëbesimin në Kuvend, Albin Kurti betohet kryeministër për të tretën herë

February 11, 2026
“Provokim skandaloz ndaj paqes”, Serbia shpërthen ndaj Shqipërisë: Po na kërcënoni, do të reagojmë!

“Provokim skandaloz ndaj paqes”, Serbia shpërthen ndaj Shqipërisë: Po na kërcënoni, do të reagojmë!

February 11, 2026
Naim murseli i mori 100 mijë euro borxh Pacollit, zbulohet kontrata në gjykatë. Reagon biznesmeni

Naim murseli i mori 100 mijë euro borxh Pacollit, zbulohet kontrata në gjykatë. Reagon biznesmeni

February 11, 2026
Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Vënia nën hetim e Këlliçit që ndodhet në SHBA? Zëdhënësi i Policisë sqaron masat: U procedua për organizim të tubimit

February 11, 2026
Këngëtarja Dua Lipa dhe Callum Turner drejt altarit? Zbardhen planet për dasmë në Liqenin e Como-s

Këngëtarja Dua Lipa dhe Callum Turner drejt altarit? Zbardhen planet për dasmë në Liqenin e Como-s

February 11, 2026
36 mln lekë për një traktor me subvencion, zbulohet mashtrimi me fondet e bujqësisë në Korçë

36 mln lekë për një traktor me subvencion, zbulohet mashtrimi me fondet e bujqësisë në Korçë

February 11, 2026
Nga Konjufca te Gërvalla e Maqedonci, Albin Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kosovë

Nga Konjufca te Gërvalla e Maqedonci, Albin Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kosovë

February 11, 2026
Salianji kritik ndaj Berishës: S’protestohet me fishekzjarre! Duhet të tregojnë mesazhin e vërtetë të protestës

Salianji kritik ndaj Berishës: S’protestohet me fishekzjarre! Duhet të tregojnë mesazhin e vërtetë të protestës

February 11, 2026
Kuvendi i Kosovës mblidhet për formimin e qeverisë së re, Kurti: Barazimi i drejtuesve të UÇK-së me regjimin e Millosheviçit, i papranueshëm

Kuvendi i Kosovës mblidhet për formimin e qeverisë së re, Kurti: Barazimi i drejtuesve të UÇK-së me regjimin e Millosheviçit, i papranueshëm

February 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In