• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

OSHE shton disa kategori në skemën e kompensimit të energjisë

by A R
12/07/2016 09:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtohen kategoritë përfituese të kompensimit të energjisë prej 648 lekësh në muaj. Përfituesit janë kryefamiljarët që përfitojnë pension pleqërie shtetëror, pension pleqërie fshati ose pension social, por që janë me banim në qytet dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar.

Kategoria e dytë janë kryefamiljarët që përfitojnë pension pleqërie ose pension social që janë me banim në fshat, kur familja përbëhet vetëm nga pensionistët. Në kategorinë e tretë të pensionistëve që do të përfitojnë kompensimin janë rastet kur në të njëjtën familje ka dy pensionistë të vetëm dhe kontrata është në emër të pensionistit jokryefamiljar, ku kompensimin e përfiton pensionisti në emër të të cilit është kontrata e energjisë elektrike. Në rastet kur, si e ardhur e vetme e familjes është pensioni familjar dhe kontrata është në emër të kryefamiljarit pasjetues, të fëmijëve ose në emër të kryefamiljarit të vdekur, kompensimi u akordohet personave përfitues të pensionit familjar. Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave dhe hyn në fuqi sot, pasi është botuar në Fletoren Zyrtare.

Vendimi
Qeveria ka miratuar ndryshimet në vendimin nr.8, datë 14.1.2015, të Këshillit të Ministrave, “Për mbrojtjen e shtresave në nevojë, për efekt të heqjes së fashës së konsumit të energjisë elektrike deri në 300 kwh në muaj. Përveç shtesës së kategorisë, janë parashikuar edhe efektet financiare nga zbatimi i këtij vendimi, të cilat përllogariten në shumën 30 000 000 lekë dhe përballohen brenda fondeve të buxhetit të sigurimeve shoqërore të vitit 2016.

Dokumentet
Dokumentacioni bazë që ne kemi kërkuar është plotësimi i një deklarate, që gjendet në agjencitë lokale të sigurimeve shoqërore, një certifikatë familjare që provon përbërjen familjare, dhe për secilin prej tyre duhet të jetë i saktë nëse janë të pension, nëse janë të punësuar ose të vetëpunësuar. Po ashtu, duhet edhe një dokument që provon pagesën e energjisë elektrike: libreza e fotokopjuar ose një vërtetim që lëshon OSHEE-në, për faktin që personi nuk është debitor.

Pagesa
Udhëzimi i Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe i Ministrisë së Financave përcakton edhe mënyrën se si do të merret kompensimi i energjisë elektrike për pensionistët dhe invalidët. ISSH-ja bazuar në listat e përfituesve harton pasqyrat përmbledhëse të kompensimeve, të detajuar sipas muajve për çdo drejtori rajonale në bazë qarqesh dhe paraqet kërkesën për fonde për financimin e pagesave pranë MMSR-së.
Bazuar në kërkesën e drejtuar nga ISSH-ja, MMSR-ja bën çeljen e fondeve për llogari të ISSH-së, pranë degës së Thesarit Tiranë dhe e autorizon atë për tërheqje. Shpërndarja e fondeve sipas Drejtorive Rajonale dhe zyrave të pagesës në qarqe, bëhet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore.

ISHTE
“Kryefamiljarët, që përfitojnë pension pleqërie shtetëror ose pension pleqërie fshati, por që janë me banim në qytet dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar.”

BËHET
“Kryefamiljarët që përfitojnë pension pleqërie shtetëror, pension pleqërie fshati ose pension social, por që janë me banim në qytet dhe nuk kanë anëtarë të familjes të punësuar ose të vetëpunësuar.”

ISHTE
Personat paraplegjikë e tetraplegjikë

SHTOHET
“Kryefamiljarët që përfitojnë pension pleqërie ose pension social që janë me banim në fshat, kur familja përbëhet vetëm nga pensionistët.”

ISHTE
Kompensimi, për familjet që do të kompensohen, sipas pikës 1, të këtij vendimi, bëhet vetëm për 1 kontratë të energjisë elektrike dhe jepet vetëm një herë për një familje, pavarësisht se ato mund të kenë në përbërje edhe të punësuar të tjerë në sektorin buxhetor, të cilët kanë pagë nën 35 000 lekë, apo persona të paaftë a invalidë, persona që

NDRYSHIMET NË LIGJ
përfitojnë pension pleqërie, invaliditeti apo ndihmë ekonomike.

BËHET
“Në rastet kur në të njëjtën familje ka dy pensionistë të vetëm dhe kontrata është në emër të pensionistit jokryefamiljar, kompensimin e përfiton pensionisti në emër të të cilit është kontrata e energjisë elektrike. Në rastet kur, si e ardhur e vetme e familjes është pensioni familjar dhe kontrata është në emër të kryefamiljarit pasjetues, të fëmijëve ose në emër të kryefamiljarit të vdekur, kompensimi u akordohet personave përfitues të pensionit familjar.”

ISHTE
Përfituesit, që kompensohen për të përballuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike, si rezultat i heqjes së fashës deri në 300 kwh, sipas pikës 1, të këtij vendimi, do të përcaktohen nga institucionet përkatëse në të cilat ata marrin pagën, pensionin dhe përfitimet e tjera, kundrejt deklarimit të tyre personal.

BËHET
Edhe nëse përfituesi plotëson kriteret e përfitimit, kompensimi nuk përfitohet nëse nuk ka konsum të energjisë elektrike dhe paguhet vetëm tarifa fikse e shërbimit./GSH/a.r.

Next Post

Katastrofë për Real Madridin, Ronaldo mungon në Superkupë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

The New York Times: Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin? Zbardhen bisedat, ja kush ishte kundër

Trump flet pas dështimit të negociatave: Bllokadë detare ndaj Iranit nëse…

April 12, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 13 Prill 2026

April 12, 2026
Reagon Teherani zyrtar: Bisedimet u zhvilluan në një atmosferë mosbesimi dhe dyshimi

Reagon Teherani zyrtar: Bisedimet u zhvilluan në një atmosferë mosbesimi dhe dyshimi

April 12, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Vdekja e demokracisë së brendshme te partitë politike

April 12, 2026
Niset nga Barcelona për në Gaza flotilja e re me një mijë aktivistë në bord

Niset nga Barcelona për në Gaza flotilja e re me një mijë aktivistë në bord

April 12, 2026
Trump kërcënon NATO-n dhe Europën: Nëse nuk na ndihmoni për Hormuzin, do të marr Groenlandën

A mund të dalin SHBA-të nga NATO?

April 12, 2026
Vrau Artur Çangun, autori tregon dinamikën: Më qëlloi me kosë në krah, pastaj mora çiften…

Vrau Artur Çangun, autori tregon dinamikën: Më qëlloi me kosë në krah, pastaj mora çiften…

April 12, 2026
Fajde me burime kriminale në “Exchange”, në pranga 3 anëtarët e një fisi nga Lazarati, në kërkim një i katërt! Sekuestrohen..  

Kapet në Tiranë i kërkuari ndërkombëtar, i dënuar në Itali për trafik droge dhe vjedhje

April 12, 2026
Dështimi i negociatave SHBA-Iran pasohet nga sulmet vdekjeprurëse të Izraelit mbi Liban

Dështimi i negociatave SHBA-Iran pasohet nga sulmet vdekjeprurëse të Izraelit mbi Liban

April 12, 2026
Zbulohet baza e prodhimit të drogës sintetike në Durrës, në pranga dy vëllezër

Zbulohet baza e prodhimit të drogës sintetike në Durrës, në pranga dy vëllezër

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In