• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Ose “agjent” i NATO-s, ose i Serbisë!

by Mero Baze
26/02/2020 22:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Hashim Thaçi, kundërshtari politik i Albin Kurtit dhe president i vendit, është para dy akuzave hipotetike nga Albin Kurti.

Njëra akuzë është se nën ndikimin e SHBA, Hashim Thaçi ka nisur vitin e kaluar, bisedimet me Serbinë, dhe axhenda e bisedimeve ka lënë të hapur dhe shkëmbime territoresh mes Serbisë dhe Kosovës.

Akuza e dytë, kjo e sotmja, është që Hashim Thaçi paska nënshkruar marrëveshje sekrete me NATO-n, duke i dhënë garanci si kryeministër i Kosovës, shefit të NATO-s, pa i kaluar ato në Parlament.

Të dyja akuzat, në fakt kanë në thelb raportet individuale të Hashim Thaçit me politikën amerikane.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka “zbuluar” një letërkëmbim të ish- kryeministrit Hashim Thaçi dhe sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, z. Rassmusen, si dhe opinionin ligjor të Zyrës së kryeministrit mbi këtë shkëmbim letrash, dhe ka kërkuar që kjo t’u bëhet e njohur deputetëve të Kuvendit, duke sugjeruar se kjo ka qenë në shkelje të Kushtetutës së Kosovës.

Deklaratat e Kurtit janë bërë ndërkohë që ai ka shprehur vullnetin politik për të shkarkuar nga detyra presidentin Hashim Thaçi, disa orë para se ai të pritej në Uashington nga sekretari i Shtetit, Mike Pompeu.

Zbulimi i kryeministrit Kurti, për “marrëveshjen sekrete” mes Thaçit dhe NATO-s, për sigurinë në Kosovë, kanë pasuar dy javë plot tension mes tij dhe të dërguarit special të presdentit Trump, ambasadorit Grenell, që tani është dhe njeriu më i rëndësishëm i SHBA për koordinimin e shërbimeve të sigurisë dhe atyre inteligjente.

Albin Kurti është para kërkesës së qartë për heqjen e taksës, që t’i hapë rrugë bisedimeve me Serbinë, një premtim elektoral i Kurtit, ndërkohë që ai po përdor si pretendim një tezë të paqartë, që lidhet më atë që ai e quan reciprocitet me Serbinë.

E gjithë kjo panoramë nervoze e raporteve mes tij dhe SHBA dhe mbi të gjitha, përpjekja për “t’i treguar vendin” SHBA, NATO, apo KFOR në Kosovë, gjoja në emër të sovranitetit, janë një ilustrim i paqartësisë së tij se çfarë duhet të bëjë me populizmin që përdori si trampolinë drejt pushtetit.

Marrëveshjet e Thaçit me NATO-n, që kanë pasur qëllim sigurinë e territorit të Kosovës, para se Forcat e Sigurisë së Kosovës të ktheheshin në ushtri, janë bërë në pozitat e kryeministrit të Kosovës dhe sot nuk kanë ndonjë rëndësi, pasi situata ka evoluar.

Por pa NATO-n, as Ushtria e re e Kosovës nuk e siguron dot Kosovën, ndaj së paku NATO nuk duhet fyer në këtë histori.

Po ashtu, tema e dialogut Serbi- Kosovë është vendimtare për të ardhmen europiane të Kosovës dhe rolin e SHBA aty. Shmangia e kësaj teme, është shmangie e përgjegjësive për të udhëhequr Kosovën.

Hashim Thaçi natyrisht ka bërë gabim që e ka personalizuar këtë betejë dhe duhet të bënte pjesë të saj gjithë spektrin politik të Kosovës, por qëndrimet populiste të kundërshtarëve të tij, e kanë pamundësuar këtë gjë.

Tani Hashim Thaçi nuk mund të akuzohet, edhe si i shitur tek serbët me ndërmjetësinë e amerikanëve, edhe si i shitur tek NATO, që donte të mbronte Kosovën nga serbët përmes amerikanëve.

Albini mund të zgjedhë një nga të dy akuzat, edhe pse në mendjen e tij ai është duke akuzuar Hashim Thaçin si shërbëtor të amerikanëve, çka është dhe e vërtetë.

Vetëm se Albini në këtë histori, një herë amerikanët i bën aleatë me serbët, një herë aleatë me Kosovën. Tani ta ndajë mendjen me kë do bëhet vetë, se SHBA dhe NATO janë me Kosovën dhe emrat e kryeministrave i harrojnë shpejt.

Next Post
Veliaj: Tirana do ketë teatër modern. Basha u shqetësua se nuk arrriti të gjobisë biznesmenin e radhës

Veliaj: Tirana do ketë teatër modern. Basha u shqetësua se nuk arrriti të gjobisë biznesmenin e radhës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In