• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

OSCE: Reformimi i RTSH-së ka hasur vonesa të mëdha

by Java News
20/11/2015 10:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri organizoi sot “Forumin për Zhvillimin e medias”, një tryezë e rrumbullakët ku profesionistët e medias diskutuan për çështjet kryesore të medias në Shqipëri.

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Florian Raunig, u shpreh në fjalën e  tij, se, “me shikim të parë, peizazhi mediatik në Shqipëri duket mjaft i gjallë e dinamik, ku numri i mediave vizive, dixhitale dhe të shkruara është i madh në raport me publikun relativisht të vogël në numër. Shifrat të tundojnë të besosh se Shqipëria ka pluralizëm mediatik të mirëbalancuar, ku publiku gëzon një gamë të gjerë zgjedhjesh”.

Por, theksoi ai, “po ta shohësh nga afër, kupton se ky numër i madh subjektesh mediatike ofron, në fakt, përmbajtje shumë të kufizuar dhe është shpesh i bujshëm e me besueshmëri të kufizuar. Gjithashtu, media përqendrohet shumë në çështjet e brendshme, që rezultojnë në problematika për të cilat publiku mediatik shqiptar ka pak njohuri se çfarë ndodh jashtë Shqipërisë, sidomos në vendet fqinje”.

“Sot, Forumi për Zhvillimin e Medias është ideuar si platformë për dialog profesional rreth çështjeve kyçe në Shqipëri si, reformimi i transmetuesit publik, digjitalizimi, kushtet e punës të gazetarëve dhe standardet profesionale në media”, nënvizoi ambasadori Raunig.

Sipas tij, “transformimi i RTSH-së në një transmetues vërtet në shërbim të publikut ka hasur në vonesa të mëdha. Parlamentit iu deshën dy vite që të zgjedhë dhe të emërojë anëtarët e Këshillit të ri Drejtues të RTSH-së. Bordi ka tashmë 7 muaj që punon dhe ende nuk është zgjedhur drejtuesi i institucionit”.

“Prezenca mbështet plotësisht anëtarët e Bordit Drejtues të RTSH-së që të zgjedhin sa më shpejt dhe në mënyrë të pavarur drejtuesin më të lartë të transmetuesit publik kombëtar. Ky është një parakusht për transformimin e RTSH-së në një transmetues publik vërtet të qëndrueshëm, të pavarur, llogaridhënës dhe cilësor”, tha ambasadori Raunig.

Për momentin, vijoi ai, “në Shqipëri vihet re një disbalancë e theksuar ndërmjet stacioneve televizive private të avancuara, dhe transmetuesit publik kombëtar të margjinalizuar. Vijimi i kësaj situate do të thotë që media publike të mos përmbushë rolin e vet parësor, konkretisht të japë informacion të besueshëm, të veprojë si roje e demokracisë, të ofrojë argëtim cilësor edhe të japë edukim bashkëkohor, në interes të qytetarëve shqiptarë”.

Raunig renditi si sfidë të dytë kyçe, punësimin dhe pozitën sociale të gazetarëve. “Mesa duket, në Shqipëri është bërë zakon që të dobësohet pavarësia profesionale e gazetarëve, duke i bërë të varur ndaj punëdhënësve, në shkelje të dispozitave ligjore. Kjo realizohet ose me punësim në të zezë, ose me vonesa në pagimin e rrogave apo honorarëve. Kjo situatë e parregullt mund të jetë, ndonjëherë, rezultat i shtrëngesave financiare të mediave ekonomikisht jorentabël, por mund të krijohet edhe qëllimisht për të maksimizuar kontrollin mbi gazetarin”, Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.

Në këto kushte, shtoi Raunig, “shumë gazetarë mbeten pa mbrojtje, jo vetëm përballë punëdhënësve, por edhe përballë presionit dhe influencës së jashtme. Kjo gjë ndikon për keq në standardet e përgjithshme profesionale dhe në pavarësinë editoriale. Për më tepër, mbart rrezikun e vetëcensurimit”.

“Transformimi kurrë nuk është proces i lehtë. Përmirësimi i pozitave të medias në Shqipëri kërkon angazhim të qartë dhe të gjerë politik, por edhe angazhimin dhe aktivizimin e vetë gazetarëve dhe shoqërisë civile me profil mediatik. Për këtë arsye, nevojitet dialog profesional, si ky që parashikohet të zhvillojmë në këtë forum sot”, tha ai.

“Rruga përpara është plot sfida, por ju garantojmë se do të keni mbështetjen e Prezencës së OSBE-së përgjatë të gjithë këtij procesi. Prandaj, u uroj pjesëmarrësve të forumit diskutime të frytshme, që rezultojnë në propozime konstruktive për zgjidhje të realizueshme”, u shpreh ambasadori Raunig..

“Forumi për Zhvillimin e medias” u zhvillua në bashkëpunim të ngushtë me Institutin Shqiptar të Medias, Departamentin e Gazetarisë të Universitetit të Tiranës, Unionin e Gazetarëve Shqiptarë, Autoritetin e Mediave Audiovizive, transmetuesin publik kombëtar (RTSH), Bashkimin Evropian të Transmetimeve (EBU) dhe Këshillin e Evropës.

Forumi, synon që të kthehet në një veprimtari të përvitshme, dhe u përqendrua në shndërrimin e RTSH-së në një transmetues publik të qëndrueshëm, të pavarur dhe të përgjegjshëm; Sfidat e dixhitalizimit; Standardet profesionale të gazetarisë dhe lirinë e medias; Statusin social dhe kushtet e punës së gazetarëve në vend.

Next Post

Basha: Ollashi do të na e kishte bërë më të lehtë opozitën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

March 4, 2026
Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

Spanja i thotë “jo” sërish presionit amerikan: Nuk lejojmë avionë në bazat tona!

March 4, 2026
90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

90% e kantierëve, me shkelje sigurie/ IKMT nis fushatë kontrolli në Tiranë dhe Golem, do shtrihet në gjithë vendin

March 4, 2026
I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

I kërkoi të qetësohej pasi po grindej me të dashurën, shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë

March 4, 2026
Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

Ofensivë tokësore në Liban? Macron i kërkon Netanyahut të përmbahet: Duhet të ruajmë integritetin territorial!

March 4, 2026
Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

Këshilli Mbikëqyrës i BSH mblidhet për herë të parë me zgjedhjen e anëtarëve të rinj, miraton raportin vjetor

March 4, 2026
“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

“Osmani e refuzoi ofertën për presidente”, Presidenca përgënjeshtron deklaratën e Vetëvendosjes

March 4, 2026
Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

Ndërpritet energjia elektrike në Irak/ Ambasada amerikane thirrje shtetasve të saj: Largohuni sa më shpejt të jetë e mundur

March 4, 2026
Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

Sulmi me raketë balistike nga Irani, Ministria e Jashtme: Shqipëria në solidaritet të plotë me Turqinë

March 4, 2026
Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

Holanda me sytë nga modeli italo-shqiptar për azilkërkuesit/ Kryeministri: Ka shtete që pranojnë të kryejnë…

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In