• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

OSBE rrëzon kërkesën e Metës: Gati të negociojmë për reformën zgjedhore, por duhet vullnet i përbashkët

by Java News
08/08/2019 09:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

OSBE ka rrëzuar pretendimet e Presidentit Ilir Meta sa i takon situatës politike në vend. Pak javë më parë Meta dërgoi një letër duke kërkuar që OSBE të vijë dhe të negociojë mes palëve për zgjidhjen e krizës, ndërsa sulmonte shumë fort kryeministrin Rama dhe e akuzonte se ka kapur të gjitha pushtete, shkruan sot.

Por OSBE i ka kthyer përgjigje Metës, duke i bërë të ditur se ata janë gati të negociojnë për të mbyllur reformën zgjedhore.

 “Ju lutemi na lejoni të shprehim mirënjohjen për letrën tuaj dhe vlerësimin e plotë të situatës në Shqipëri, datë 26 korrik. Ne e vlerësojmë thellësisht besimin, të cilin ju vazhdoni t’i kushtoni OSBE-së dhe, duke ecur përpara, shpresojmë të ndërtoni më tej në bashkëpunimin shumëvjeçar të shkëlqyer midis OSBE-së dhe vendit tuaj. 

Rëndësia e bashkangjitur nga OSBE për situatën në Shqipëri reflektohet së fundmi në vizitat e njëpasnjëshme të Kryetarit të OSBE-së dhe Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së në Tiranë këtë vit, si dhe vizitën e planifikuar të Presidentit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të Asambleja Parlamentare në shtator. 

Gjatë vizitave të mëparshme, ne i nxisnim të gjithë aktorët të angazhohen në dialog pa parakushte, të ndjekin një zgjidhje të pranueshme për të gjithë, të respektojnë proceset dhe institucionet demokratike të vendit dhe të inkurajojnë kufizimin në ligjërimin civil”, thuhet në letër.

Më tej bëhet e ditur se lehtësimi i dialogut, mund të jetë i suksesshëm vetëm me pëlqimin dhe pjesëmarrjen e të gjitha palëve përkatëse përmes një procesi të gjerë kombëtar.

 “OSBE-ja dhe institucionet e saj, brenda mandateve të tyre, do të jenë të gatshëm të ofrojnë mbështetje për një proces të tillë gjithëpërfshirës.

Një mbështetje e tillë mund të përqendrohet për shembull në propozime për reforma konkrete, siç është reforma zgjedhore. Prandaj, ne inkurajojmë të gjitha palët të hulumtojnë së bashku me strukturat ekzekutive përkatëse për ndihmë teknike të synuar, përfshirë në bazë të rekomandimeve të ODIHR-it lidhur me zgjedhjet”, thuhet në letër.

Në fund OSBE shprehet se do mbeten të angazhuar e në mirëbesim dhe do të ketë parasysh interesat më të mira të Shqipërisë.(Tema)/l.m

Next Post
“Daily Telegraph”: Shqiptarët përdorin Facebook-un për aktivitete kriminale

“Daily Telegraph”: Shqiptarët përdorin Facebook-un për aktivitete kriminale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In