• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

OSBE kritikon zhvillimin e zgjedhjeve në Hungari

by Java News
10/04/2018 09:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Misioni i OSBE’së në Hungari ka kritikuar procesin elektoral, që u kurorëzua me fitoren e Viktor Orban. Në raportin paraprak denoncohet retorika armiqësore e partisë në pushtet, financimet dhe manipulimin mediatik. Vëzhguesit ndërkombëtar që monitoruan zgjedhjet e përgjithshme në Hungari kanë dalë me një verdikt të rreptë ndaj procesit, duke e vënë theksin tek retorika ksenofobe, njëanshmëria mediatike dhe financimet e errëta të fushatës elektorale.

Zgjedhjet e së dielës u mbyllën me një fitore bindëse të Viktor Orban, i cili do të qeverisë vendin për herë të tretë si kryeministër. Orban dhe partia e tij, Fidesz, thuajse gjatë gjithë fushatës propaganduan ekskluzivisht programin për mbajtjen e emigrantëve jashtë vendit.

“Retorika ishte armiqësore dhe ksenofobe dhe ky është një fakt për të cilin ne ndjejmë keqardhje në kontekstin elektoral”, deklaroi Dagllas Uejk, shef i misionit të monitorimit të OSBE-së, në një konferencë për shtyp të mbajtur të hënën në Budapest.

Vëzhguesit konstatuan se fushata armiqësore elektorale kufizoi hapësirat për një debat të shëndetshëm dhe reduktoi në minimum shanset për informimin e votuesve.

Gjithashtu, ata vunë në dukje se televizioni shtetëror në mënyrë të hapur favorizoi koalicionin qeverisës.Raportet kritike për zgjedhjet në një vend të BE’së janë paksa të rralla, por nisur nga përmasat e fitores së Orban dhe indiferenca e tij ndaj kritikave të jashtme kanë pak gjasa që të kenë efekt të brendshëm në Hungari.

Raporti paraprak i OSBE’së kritikoi gjithashtu ashpër përdorimin e fondeve publike për të ashtuquajturat “fushatat informative të qeverisë”.“Procesi elektoral u karakterizua nga një përvetësim masiv i burimeve financiare nga partia në pushtet, që në këtë mënyrë asgjësuan shanset që partitë opozitare të merrnin pjesë në një garë në kushte të barabarta”, thuhet më tej në raportin paraprak, përgatiti Express. (b.an)

Next Post
Zbuloni fatin duke zgjedhur një prej luleve

Zbuloni fatin duke zgjedhur një prej luleve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

Kritere të reja për mbështetjen ndaj fermerëve! Ministri zbulon detajet

February 22, 2026
Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

Vlora pa ujë ditën e martë, zonat që do të preken

February 22, 2026
Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

Presidenti Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta paqeje dhe stabiliteti

February 22, 2026
Balluku: Qeveria dhe partnerët e OKB-së vijojnë punën për një Shqipëri më moderne. Jemi më të fortë e më afër BE

Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve vendos të hënën për zv.kryeministren

February 22, 2026
Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

Bordi i Paqes/ Analisti: Për Shqipërinë dhe Kosovën, mbështetja amerikane domosdoshmëri

February 22, 2026
U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

U kap me 70 doza kokaine në makinë, arrestohet i riu shqiptar në Itali

February 22, 2026
Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

Rrëshqitje dheu në Peqin, dëmtime në rrugë dhe çarje pranë disa banesave

February 22, 2026
FOTO/ Nga Washingtoni në Prishtinë, Rama ndan momentet më të veçanta të javës

FOTO/ Nga Washingtoni në Prishtinë, Rama ndan momentet më të veçanta të javës

February 22, 2026
Çmimet e hoteleve do të rriten, Shoqata e Turizmit: Përmirësojmë cilësinë e shërbimit

Çmimet e hoteleve do të rriten, Shoqata e Turizmit: Përmirësojmë cilësinë e shërbimit

February 22, 2026
“E kam përdorur, nuk më intereson fare”/ Del video e fshehtë, Keijsi “hedh poshtë” dashurinë për Inën, ish-banorja e Big Brother shtanget në studio

“E kam përdorur, nuk më intereson fare”/ Del video e fshehtë, Keijsi “hedh poshtë” dashurinë për Inën, ish-banorja e Big Brother shtanget në studio

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In