• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 21, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

OSBE është gati për zgjedhjet serbe në Kosovë

by Aalison Pearse Stevens
02/04/2016 10:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është më se e besueshme që misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian në Kosovë (OSBE) do të ndërmjetësojë në procesin e mbledhjes së votave të votuesve serbë të Kosovës, gjatë zgjedhjeve parlamentare të Serbisë që pritet të mbahen më 24 prill.

Senad Subotiç, zëdhënës i OSBE-së, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se ka paralajmërime që kjo organizatë do ta zbatojë procesin e mbledhjes së votave të personave që kanë të drejtë vote.

“Jemi në kontakt me palët dhe presim sqarimin e të gjitha çështjeve që ndërlidhen me periudhën e ardhshme. Konsiderojmë që kjo do të bëhet shpejt. OSBE-ja është e gatshme të ndihmojë, në përputhje me çfarëdo marrëveshje që do të rezultojë”, ka thënë Subotiq.

Por, Subotiç ka theksuar se lidhur me atë se cili do të jetë modeli i mbledhjes së votave të zgjedhjeve serbe të 24 prillit të sivjetshëm, ende nuk ka ndonjë konfirmim.

As zyrtarët e Qeverisë së Kosovës nuk kanë dhënë ndonjë konfirmim nëse ka pasur bisedime konkrete lidhur me këtë çështje.

Megjithatë, zyrtarët e Qeverisë së Serbisë edhe më parë kanë theksuar se serbët e Kosovës me shtetësi të dyfishtë, do të votojnë vetëm për zgjedhjet parlamentare të Serbisë, por jo edhe për ato lokale, shkruan “Koha Ditore”.

Slavko Simiç, shef i Grupit Parlamentar të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, ka theksuar se kjo listë, si projekt i Qeverisë serbe, është e përfshirë në këtë proces zgjedhor.

Simiq pret që, në Kosovë, zgjedhjet parlamentare serbe të mbahen përmes OSBE-së dhe që përsëri të ketë 10 qendra votimi, sikurse edhe në vitet e kaluara.

“Është e nevojshme që në interes të demokracisë, të drejtës dhe çdo procesi tjetër, të mbahen zgjedhjet në të gjitha komunat me shumicë serbe, sikurse edhe në të gjithë territorin e Kosovës, aty ku qytetarët dëshirojnë ta realizojnë të drejtën e tyre për të votuar”, ka thënë Simiç.

Rangjell Nojkiq, njohës serb i zhvillimeve politike në Kosovë, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë, se tashmë është e qartë se mbajtja e zgjedhjeve lokale të Serbisë në Kosovë, është diçka që i takon vetëm të se kaluarës.

Kjo, sipas tij, ka qenë arsyeja pse ato nuk janë shpallur edhe për Kosovën, ndërkohë që zgjedhjet parlamentare, sipas Nojkiçit, është e besueshme se do të ndodhin me ndërmjetësimin e OSBE-së.

“Unë nuk pres kurrfarë problemesh, në qoftë se problemet nuk paraqiten në vetë vendvotimet. Por, kjo nuk është problem për Prishtinën, por është problem për serbët që jetojnë në Kosovë”, ka theksuar Nojkiç.

Por, lidhur me pjesëmarrjen në votime për zgjedhjet parlamentare të Serbisë, disa qytetarë serbë të Mitrovicës së veriut kanë mendime të ndryshme. Një serb nga Mitrovica e veriut, ka thënë se do të marrë pjesë në këto votime.

“Natyrisht që do të marr pjesë në të gjitha zgjedhjet që organizon shteti i Serbisë. Pres mirëqenie, ndonëse gjasat janë të vogla, sidomos për neve serbëve që jetojmë në veri të Kosovës”, ka thënë qytetari serb.

Një bashkëkombëse e tij, ka shprehur mendimin se dalja në votim për zgjedhjet parlamentare serbe, është veprim i kotë: “Nuk besoj që do të dal. Nuk jam e interesuar për një gjë të tillë, sepse nuk besoj që pas gjithë kësaj do të ketë ndonjë ndryshim”.

Gjatë zgjedhjeve parlamentare të Serbisë, të vitit 2014, misioni i OSBE-së në Kosovë, për nevojat e operacionit të mbledhjes së votave pati hapur 10 qendra në mjediset me shumicë serbe, në mënyrë që t’u mundësonte votimin serbëve të Kosovës me nënshtetësi të dyfishtë.

Next Post

Xhaka flet për transferimin e tij tek Arsenali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

21 vjet pas themelimit të grupit militant/ Autorët e sulmeve që u frymëzuan nga Shteti Islamik

21 vjet pas themelimit të grupit militant/ Autorët e sulmeve që u frymëzuan nga Shteti Islamik

December 21, 2025
Si mund ta shfrytëzojë Kosova momentin gjeopolitik për t’u afruar me NATO-n?

Si mund ta shfrytëzojë Kosova momentin gjeopolitik për t’u afruar me NATO-n?

December 21, 2025
E përplasi makina në vijat e bardha në aksin Cërrik–Belsh, e moshuara dërgohet në spital

E përplasi makina në vijat e bardha në aksin Cërrik–Belsh, e moshuara dërgohet në spital

December 21, 2025
Aksident i dyfishtë në Lezhë-Shkodër, 3 të plagosur. Një nga automjetet përfundon në parcelë

Aksident i dyfishtë në Lezhë-Shkodër, 3 të plagosur. Një nga automjetet përfundon në parcelë

December 21, 2025
Gazment Bardhi: Qytetarët kanë arsye të forta për t’u bashkuar në protestën e 22 dhjetorit

Gazment Bardhi: Qytetarët kanë arsye të forta për t’u bashkuar në protestën e 22 dhjetorit

December 21, 2025
Zbulohen tre vende të lashta furrash në Mongolinë e Brendshme

Zbulohen tre vende të lashta furrash në Mongolinë e Brendshme

December 21, 2025
Një student ndryshe tek sportet, 25-vjeçari Gersi Troka “mposht” sindromën “down”

Një student ndryshe tek sportet, 25-vjeçari Gersi Troka “mposht” sindromën “down”

December 21, 2025
“Babi vonohej çdo datë 5, mami priste pas dere”, vuajtja e gjatë e familjes nga vesi i errët

“Babi vonohej çdo datë 5, mami priste pas dere”, vuajtja e gjatë e familjes nga vesi i errët

December 21, 2025
Rama: Teatri i ri Kombëtar do të jetë më i bukuri në Ballkan, por si do ta menaxhojmë?

Rama: Teatri i ri Kombëtar do të jetë më i bukuri në Ballkan, por si do ta menaxhojmë?

December 21, 2025
Tragjike në autostradën Beograd-Nish, dy shqiptarë vdesin në aksident

Tragjike në autostradën Beograd-Nish, dy shqiptarë vdesin në aksident

December 21, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In