Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë Jean-Claude Schlumberger dënoi fuqishëm incidentet e fundit që afektojnë komunitetin serb në fshatin Gorazhdec, komuna e Pejës.
Sipas një komunikate të OSBE-së, sot në orët e para të mëngjesit, prona e familjeve Petroviç dhe Vuksanoviç, si dhe një automjet në pronësi të një anëtari të familjes Kolashinac, janë dëmtuar nga të shtëna armësh. Një monument që përkujton serbët lokal, përfshirë vrasjet e vitit 2003 të të rinjve në lumin e afërt Bistricë, është dëmtuar po ashtu. Një incident i ngjashëm ka ndodhur në Gorazhdec në korrik 2015.
“I dënoj fuqishëm këto incidente. Intensiteti i këtij të fundit dhe fakti se ky është një shqetësim që po përsëritet kontribuon në ndjenjën e pasigurisë në mesin e komunitetit serb të Kosovës”, tha Schlumberger, përcjell kp.