Tre skiatorë, të cilët rezultonin të zhdukur të mërkurën në mbrëmje në qendrën e skive në Cauterets (Pirenej), u gjetën sot të vdekur poshtë një orteku dëbore, bëhet e ditur nga prefektura.
“Orteku i regjistruar të mërkurën në mbrëmje, në zonën jashtë pistës së skive, ishte shkaktari i aksidentit tragjik”, saktësoi prefektuara në një deklaratë, shkruan atsh.
Dy burra rreth moshës 38 vjeç dhe një i tretë 29 janë viktimat me origjinë nga Bordoja dhe Poitier.
a.ç