• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ornela Vorpsi dhe trekëndëshi: Para, Pushtet e Femra

by Elona Zhana
20/04/2018 10:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Elona Zhana

Gjuetia e shtrigave dhe gjuetia e gjuetarëve të gjuetisë së shtrigave që pasoi vizitën e Ornela Vorpsit në Tiranë më bëri krejt naivisht t’i drejtoja vetes pyetjen: «A më pëlqen mua Ornela Vorpsi?».

M’u kujtua që kisha lexuar librin e saj të parë me një frymë ndërsa të dytin e kisha braktisur pas faqes së parë. Kam ndjekur pak fare nga punët e saj pamore dhe më përcjellin një ndjenjë mes pasigurisë, dhimbjes e hakmarrjes. Por nuk është se jam ndonjë njohëse e madhe e artit pamor.

M’u kujtua po ashtu që dikur pasi kishte nxjerrë librin e dytë kam patur një bisedë të muskuluar këtu në Bruksel gjatë të cilës realisht mbroja Ornelën, ose gruan, ose artisten bukuroshe grua që ishte Ornela. Bëhej fjalë që ajo kishte thënë se shqiptarët nuk ishin ende gati për të lexuar librat e saj ndaj edhe ajo nuk i përkthente në shqip. Nuk jam tifoze e teorisë së botës bardhezi, mendoj që kishte edhe atëherë shqiptarë që do ta pëlqenin siç rezultoi që kishte edhe sot që nuk do ta pëlqenin fare. Dhe më mirë kështu, është pikërisht ky dualitet esenca e nevojës për art.

Kur gëluan portalet nga një intervistë që kishte dhënë, u bëra kurojze dhe e kërkova në youtube. Kam vendosur të çliroj veten nga diktatura e medias dhe ndaj jam shumë pak ndjekëse live e tyre. Pashë intervistën dhe ishte tërësisht siç e prisja unë para gati 10 vitesh. Ornela ishte sërish shumë e bukur, e largët, mosbesuese, me një stil të sajin por edhe me një karakteristikë që ne humanët e kemi të përbashkët, atë të nevojës për të na dashur.

Që ajo do të gjykohej ishte një evidence ende pa hapur gojën. Por ajo gjuajti edhe dy nga tre përbërësit e trekëndëshit skandal -shpjegues: Para, Pushtet e Femra. Në mos fare të tre! Fakti që foli për dashurinë e saj platonike ndaj Ramës, bëri që të drejtoheshin ndaj saj shtizat e atyre moralistëve që duke qenë klonim i mendësisë otomane më atë të një qytetarizmi ala komunist, i kanë marrëdhëniet shumë të kompleksuara së pari, me trupin e lë pastaj me dashurinë. Lind pyetja a do të gjykohej Ornela nëse do të kishte patur një dashuri platonike me një jo-Ramë? Po, por sigurisht më pak. Ky ishte këndi: Femra (mashkulli në këtë rast çfarë e bën situatën edhe më atipike).

Ornela qëlloi edhe këndin e Pushtetit. Ajo u shpreh se Rama, kryeministri shqiptar kishte mahnitur Parisin me artin e tij. Nuk duhen shumë neurone për të kuptuar që po mahnite Parisin të ka ardhur radha të nisesh të pushtosh e mahnitësh Los Angelos e jo të kthehesh në Shqipëri. Por a nuk mund të dakordohemi ne që realisht Vorpsi ka të drejtën e saj të mendojë që Rama ka mahnitur Parisin?

Edhe këndi i tretë: Para, nuk u kursye gjatë kësaj gjuetie. Dhe flas për para nga këndvështrimi i Vorpsit në këtë rast pasi në të kundërt do të ngatërrohej me pushtetin. Ekspozita e saj u mundësua nga kryeministri. Tërësisht normale, është një teknikë e marketingut politik dhe është po aq e vjetër sa edhe strukturimi i dëshirës së njeriut për pushtet. Personalisht m’u duk shumë idiote teza komplotuese sipas të cilës asaj i ishte kërkuar të fliste për Kryeministrin gjatë intervistave të asaj. Vorpsi çmimin e paguante me ekspozitën e saj në COD, kaq!

Dhe si përfundim moj vajzë të pëlqen Ornela Vorpsi, ty apo jo?, i them vetes. Meqë po flasim për profesorë një i imi këtu në Bruksel, jo aq i pashëm dhe as aq ambicioz sa Rama; na thoshte: «Mos prit një përgjigje të duhur kur ke bërë pyetjen e gabuar».

Next Post
FOTO/ Si ndryshon pamja e Amfiteatrit te Liqeni Artificial

FOTO/ Si ndryshon pamja e Amfiteatrit te Liqeni Artificial

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kinë: Arkëtimet e kinemave tejkalojnë 8 miliardë juanë, të parat në nivel global

Kinë: Arkëtimet e kinemave tejkalojnë 8 miliardë juanë, të parat në nivel global

February 23, 2026
Avokati i Ballukut flet te Këshilli i Mandateve: Zv/kryeministrja e ka zbatuar masën!

Avokati i Ballukut flet te Këshilli i Mandateve: Zv/kryeministrja e ka zbatuar masën!

February 23, 2026
Jeta në pasqyrë, 25 pyetje për sociologun e mirënjohur Fatos Tarifa

Retorika e dhunshme e Berishës nga perspektiva e Psikanalizës

February 23, 2026

Rama pas akuzave të Berishës: Me helikopter jo vetëm në Korçë, por edhe në Vlorë! Ligësi dhe padije e madhe që…

February 23, 2026
“13 mijë paund në ditë”, kush e financon jetesën luksoze të Sarah Ferguson, ish-gruas së princit Andrew

“13 mijë paund në ditë”, kush e financon jetesën luksoze të Sarah Ferguson, ish-gruas së princit Andrew

February 23, 2026
Imuniteti i Ballukut, Këshilli i Mandateve mblidhet më 23 shkurt

“Balluku”, debate për ‘transparencën’ në Këshillin e Mandateve, Balla: Qesharake që PD kundërshton SPAK

February 23, 2026
CIA rrënoi “patriotizmin” e Berishës, Çupi: Me ish-kryeministrin në politikë, vendi i kërcënuar

Gjok Beci, si shkruhet!?

February 23, 2026
Trump i ofron anijen spitalore, Danimarka: E kemi shëndetësinë falas, ndryshe nga ju!

Trump i ofron anijen spitalore, Danimarka: E kemi shëndetësinë falas, ndryshe nga ju!

February 23, 2026
Dosja Partizani, Malltezi shfaq videon me kritikat e Ramës dhe Ballës: SPAK ka vepruar me telekomandë

Dosja Partizani, Malltezi shfaq videon me kritikat e Ramës dhe Ballës: SPAK ka vepruar me telekomandë

February 23, 2026
Mori me forcë në makinë 48-vjeçarin dhe e dhunoi, arrestohet në Rinas 36-vjeçari, tentoi të largohej nga vendi

Shkodër/ Zbulohet arsenal armësh në shtëpinë e një të arrestuari, në pranga edhe dy bashkëpunëtorët e tij

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In