I ftuar në emisionin “Java në RTSH”, drejtori artistik i orkestrës simfonike të RTSH, Aristidh Prosi, zbuloi një nevojë emergjente.
Në panelin me analistët Prec Zogaj dhe Lorenc Vangjeli, Prosi tha se është e nevojshme një sallë, pasi edhe publikut i duhet një ambjent i qetë dhe komod.
Prosi u shpreh se po merret vetë personalisht me këtë gjë por nuk është i bindur se sa mund të arrijë për ta plotësuar këtë kërkesë.
“Bërja e një salle është një nevojë emergjente. Kemi mbetur pa sallë, kemi qenë gjthë jetën pa sallë. Kjo është emergjente sepse edhe publiku ka nevojë për një ambjent të qetë dhe komod. Neve na mungon kjo gjë, personalisht jam në në lidhje për ndihmë nga BE, por nuk e di nëse do ta arrijë,”– u shpreh Prosi në “Java në RTSH”.
/b.h