Origjina e Covid-19/ Kreu i OBSH trimërohet me Kinën: T’i shohin në orët e ardhshme

Kreu I Obsh

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë tha të martën se ishte “shumë i zhgënjyer” që Kina ende nuk ka autorizuar hyrjen e një ekipi ekspertësh ndërkombëtarë për të shqyrtuar origjinën e koronavirusit.

“Sot, ne mësuam se zyrtarët kinezë nuk kanë nxjerrë ende lejet e nevojshme për mbërritjen e ekipit në Kinë,” tha Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë shtypi në Gjenevë.

“Unë kam qenë në kontakt me zyrtarë të lartë kinezë dhe e kam bërë edhe një herë të qartë se ky mision është një përparësi për OBSH-në,” u tha ai gazetarëve.

Disa anëtarë të ekipit ndërkombëtar ishin nisur për në Kinë, ku shpërthimi i virusit u raportua për herë të parë në qytetin Wuhan, dhe pritej të fillonin punën të martën.

Kina ka mohuar se është përpjekur të fshehë lidhjet e saj me pandeminë që u shfaq në fund të vitit 2019, megjithëse disa analistë dhe personalitete, duke përfshirë Presidentin amerikan Donald Trump, kanë hedhur dyshime rreth veprimeve të Pekinit gjatë shpërthimit të koronavirusit.

Mike Ryan, shefi i emergjencave në OBSH, tha se agjencia me seli në Gjenevë ua kishte theksuar në mënyrë të veçantë zyrtarëve kinezë natyrën e rëndësishme të misionit.

“Ne kemi besim dhe shpresojmë se kjo është vetëm një çështje logjistike dhe burokratike që mund të zgjidhet shumë shpejt,” tha zoti Ryan. “Ne kemi besim se me mirëbesim mund t’i zgjidhim këto çështje në orët e ardhshme,” tha ai./VOA

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com