• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Orgji në famullinë e at Ludovikut, roman nga Leonard Veizi.

by Java News
10/05/2023 20:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kastriot Kotoni

Të lexuarit në kohë pranvere është ndoshta pika më e lartë e leximit në vendin tonë. Shumë thjeshtë, kohë më e freskët për t’u ngjeshur me shikim e mendim pas librave, qofshin shkollor apo shkencor e mbi të gjitha artistik. E kaluam ditën e librit 21 prillin si pa kuptuar dhe ndërsa kisha në dorë disa libra, libri i shkrimtarit Leonard Veizi, me titull : “Orgji në famullinë e at Ludovikut” më shtyu ta lexoj. Në fillim ezitova sepse titulli do të më impononte ndonjë ngjarje kushedi se ku në kohë të largëta e me shumë çështje albanologjike, për të cilën do të më duhej një kohë tejet e gjatë për ta asimiluar. Surprizë guxim ekspresion ndjenjash, sinteza e semantikave dhe dikotomive të ndryshme, por me shumë fenomene njerëzore, në një toponimi tepër të vogël të një qyteti askund në Shqipëri. E ndërkalla veten t’i bëja krahasimin se me kë më ngjan ky autor, por ishte e pamundur ta fiksoja midis modelit te shkrimtareve alla Shekspir, Dostojefskit, Singerit, Kafkës e Kamysë, Hemingueit, Dan Braun, Koelios dhe Markezit e shumë të tjerë. Të duket një roman triller të cilin e gjen në të gjithë botën, por edhe e zbulon vetëdijen e literalitetit shqiptar që ka ecur si në ligjërim edhe në epërsinë ideoemocionale, për faktin që ka një prerje moderne, jo për t’i ngelur peng ngjarjes, por për t’i zbiruar anën psikologjike personazheve, gjë që përbën të renë e këtij romancieri. “Një qytezë e vogël rëfen ngjarje të mëdha”. Ta thurësh narrativën sikur të jesh kriminel e herë viktimë e tij, herë hetues e herë prokuror e gjykatës i shpirtit njerëzor, nuk është e lehtë kërkon mjeshtri, sepse edhe sikur kronologjikisht të jesh tepër i saktë, të hidhesh në humnerat e pavetëdijes të shpirtit njerëzor nuk është e lehtë, janë të rrallë shkrimtarët e sukseshëm. Apriori duket sikur qyteti mbikqyret nga rëfëmi tek famullia e at Ludovikut, njeriu të zotit. Këtu shkrimtari na hap një portë të re në lëvrimin e një letërsie, ku përfshihet edhe teologjia edhe psikoanaliza dhe kriminalogjia e herë e herë mistifikimi i historisë.

Të zhytur në rëfimin e mëkateve nuk janë vetëm rëfimtarërt, por edhe at Ludoviku një djal i ri i mirëarsimuar për punët e zotit. Sentenca shumë e famshme –“Se tek i gjalli gjendet edhe ëngjëlli edhe djalli” e përshkruan të gjithë lajmotivin e këtij romani. Përpjekjet e at Ludovikut për të qenë shërbëtor i njerëzve si njeri i zotit janë titanike, e jepen plotë dinamikë dhe me shumë emocion nga Veizi. Presioni psikologjik që duhet të përballoj at Ludoviku përballë rëfimeve krejt të paimagjinueshme të rëfimtarëve, asnjëherë nuk e dekurajojnë këtë bari të shpirtit njerëzor. Koha e shkëputjes nga feja në Shqipëri duket ka bërë të vetën. Lidhjet e brezave të klerikëve dhe tronditjet e thella shoqërore që kanë pësuar njerzit e këtij qyteti padyshim kanë lënë pasoja. Ka shumë personazhe që të kujtojnë letërsinë e Hygoit, Balzakut, Gëtes e Çehovit, Kalvinos, e kushedi sa të tjerë? Në një qytet që ka vetëm një rrugë për hyrje e dalje, një supermarket, e patjetër një stacion policie dhe një qendër administrative. Të duket sikur famullia përfaqëson qytetin dhe qyteti zmadhohet nga rëfimet. Krijohet një simbiozë komunikimi që ndoshta ia kalon edhe varësisë nga interneti. Rivaliteti i të vërtetës arrin majat. Njerzit kanë nevojë të shfryjnë të zbrazen në kufijtë e të pabesueshmes, duke besuar edhe gjërat më intime të jetës private, dashuri të papërfunduara, krime, vrasje, përdhunime, inçeste, lidhje jashtëmartesore tek at Ludoviku, i cili për shkak të betimit të tij është kasaforta shpirtërore e qytetit. Në anën tjetër në antipod me at Ludovikun janë një punonjës policie dhe një punonjës i shërbimit sekret, janë pjesë e të njëjtës trase në kërkim të së vërtetës me prova e në mënyrë ligjore. Diagrama e qëllimeve për të shkuar tek e vërteta përshkruhet nga kurba që ngrihen lart në ekstrem, teksa fiton rëfimi tek famulltari i të gjithë personazheve dhe vjen duke u ulur deri afër pikës së vdekjes, tek njerzit e shtetit. Kjo tabllo na jepet falë penës së shkrimtarit Leonard Veizi. Kanë qëllime të kundërta shpesh personazhet në kundërvëniet që na ka dhënë me përshkrimin e tij narratori. Veizi shpesh i dredhon përshkrimit direkt për çdo personazh dhe e rimer atë në kohë e situata të tjera, ndoshta kjo teknikë hermenautike që të lexohet deri në faqen e  fundit të librit përbën edhe sekretin e tij. Ai ka ditur që ta ngrejë një qytet të vogël në magjinë e një ngjarjeje të madhe botërore, kur fut në lojë një piktor dhe një arkilog e një historian, deri dhe Vatikanin të cilët peshojnë shumë në legjendat urbane të kohës, por njëkohësisht shkrimtari trazon ujrat për ruajtjen e identitetit kombëtar dhe rritet pesha e së vërtetës në nivel shpirtëror e material. Kohezioni shpirtëror nuk ka kuptim pa idetë filozofike dhe shkrimtari është treguar racional në orientimin e përplasjeve dhe përçimin e tyre. Besoj sinqerisht që kjo është thembra e Akilit që vetëm një shkrimtar me përvojë jetësore dhe erudicion të mjaftueshëm, mund ta kryejë këtë sipërmarrje. Duket që këto atribute i ka Veizi, sepse ka shkruar tetë romane, me tema të ndryshme e me ide emocionale të larmishme.

Padyshim dhe përvoja mbi 30 vjeçare në gazetari e ndihmon për të prekur realitete jo të stisura. Ka ditur që në këtë roman të përfshijë një galeri personazhesh që përfaqësojnë shtresa të ndryshme shoqërore, kjo kërkon që për çdo personazh të kesh një regjistër të caktuar fjalësh dhe teknikash letrare që krijojnë një imazh sa më përfaqësues. Tjetër fenomen është konkurenca e dukshme dhe e padukshme e dy institucioneve, atij të policisë të përfaqësuar nga oficeri i policisë kriminale dhe atij të shërbimeve sekrete të përfaqësuar nga oficeri i shërbimit të fshehtë, në kërkim të së vërtetës. Tjetër shpërfaqe ka fenomeni i antropologjisë së krimit tek personazhi i Vikit me shokë. Ka shumë “pse” në këtë roman dhe Leonardi si shkrimtar ka zgjedhur që lexuesi të lexojë  e të përceptojë në mënyrën e tij. Dilema e dyshime krijojnë pikën e vlimit në çdo rresht ku shfaqen personazhet dhe ti si lexues bën pyetjen? Ku, pse, si? A duhej kjo ngjarje apo ky motiv? Nëse duhej a mos vallë duhej një roman me disa vëllime? Ka intesitet psikologjik që hera herës mungesa e vëmendjes të përshtjellon ujdhesën e ngjarjeve dhe emocioneve. Një detaj të të humbas duhet t’i rikthehesh sërish leximit, si psh “Ditari i at Ludovikut” një enigmë që nuk u zgjidh kurrë. Diateza kishtare “Në emër të atit dhe të birit e të shpirtit shenjtë” ka metaforën e fundit tragjik të famullisë, rri si një plumb i rëndë. Romane të tilla kanë riskun o të shfaqen njëherë në 20 a 30 vjet, ose t’u vërsulesh në emër të klikimeve dhe bujës(dmth debatit ose reklamës negative për të korrur sukses).

 

Next Post
Rama: Fieri do t’i prijë trenit të gjatë të fitores tonë nga veriu në jug! Jemi të vetmit që dimë të bëjmë ndryshimin

Rama: Fieri do t’i prijë trenit të gjatë të fitores tonë nga veriu në jug! Jemi të vetmit që dimë të bëjmë ndryshimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA-të dënojnë sulmin kibernetik të Iranit kundër Shqipërisë: Do marrim veprime të mëtejshme

Uashingtoni paralajmëron Kolumbinë dhe Kubën: Kini kujdes, po prodhohet shumë kokainë!

January 3, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

Aksident i rëndë në Fier, makina përplas këmbësorët, plagosen dy persona

January 3, 2026
VIDEO / Dënoi sulmin në Venezuelë, Trump: Presidenti kolumbian të ruajë b… e tij!

VIDEO / Dënoi sulmin në Venezuelë, Trump: Presidenti kolumbian të ruajë b… e tij!

January 3, 2026
Ambasada e SHBA-së shpërndan deklaratën e Rubios: Nga emigrimi masiv përfitojnë vetëm trafikantët

Marco Rubio: Maduro mund ta shmangte kapjen, por zgjodhi të bënte “të fortin”

January 3, 2026
Trump: Ishim të përgatitur të ndërmerrnim një sulm të dytë ndaj Venezuelës, por tani…

Trump: Ishim të përgatitur të ndërmerrnim një sulm të dytë ndaj Venezuelës, por tani…

January 3, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Festa e madhe në Partinë Demokratike

January 3, 2026
Lutje edhe falenderim për Edi Ramën dhe Shefqet Kastratin

“Është Berisha non-grata apo…”, Buzhala ironizon PD-në: Trump do ta rrëzojë ‘Ramaduron’ pas mesnate…

January 3, 2026
“150 avionë, sekrete dhe guxim”, si u kap Maduro sipas gjeneralit Caine

“150 avionë, sekrete dhe guxim”, si u kap Maduro sipas gjeneralit Caine

January 3, 2026
Trump ndan detaje nga operacioni në Venezuelë: Dritat u fikën kur u kap Maduro

Trump ndan detaje nga operacioni në Venezuelë: Dritat u fikën kur u kap Maduro

January 3, 2026
Presidenti korean Lee Jae- myung: Marëdhëniet Kore e Jugut – Kinë kanë hyrë në një fazë të re

Presidenti korean Lee Jae- myung: Marëdhëniet Kore e Jugut – Kinë kanë hyrë në një fazë të re

January 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In