Qe te marresh vesh dhe te mos e harrosh kurre se çfare eshte ne gjendje te beje PD kur eshte pushtet, qofte dhe ne ate vendor, mjafton te shohesh sjelljen politike te kreut te bashkise Kamez, demokratit Xhelal Mziu.
Ku dështimi i protestave të mëparshme ka bërë që PD të mobilizojë të gjithë strukturat e saj, dhe veçanerisht “hambarin” e protestave Kamzen qe qeveriset disa mandate ne pushtetin vendor nga PD.
Ku në funksion të protestës janë vënë në shërbim edhe institucionet dhe burimet njerëzore e ato materiale të bashkive të drejtuara nga të djathtët.
Shembulli më konkret është Bashkia e Kamzës e drejtuar nga Xhelal Mziu, ku mbledhjet e PD zhvillohen në sallën e Bashkisë së Kamzës.
Madje ne sallen e Keshillit Bashkiak, “prone” e te gjitha partive politike pjesemarrese ne kete keshill, aq sa duken dhe kartonet e votimit te lena mbi tavoline.
Madje fotoja e Berishës në faqen e murit përballë është shembulli më i mirë i shfrytëzimit të aseteve shtetërore që paguhen nga taksapaguesit për qëllime politike dhe karrierë personale në strukturat partiake.
Madje, fotot janë publikuar edhe në faqen e Partisë Demokratike./tema