• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Organet e Vettingut, KPK në takimin bilateral Shqipëri-BE për kapitullin 23 të gjyqësorit dhe të drejtat themelore

by A R
24/11/2022 22:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mori pjesë në Takimin Bilateral Shqipëri-BE për kapitullin 23, “Gjyqësori dhe të drejtat themelore”, zhvilluar në Bruksel më 24 nëntor 2022. KPK-ja u përfaqësua nga Kryetarja, znj. Pamela Qirko, në delegacionin e drejtuar nga  Kryenegociatorja znj. Majlinda Dhuka, si dhe nga Zv/Ministrja e Drejtësisë, znj. Adea Pirdeni, në rolin e negociatores për kapitullin.

Komisioni, në prezantimin e bërë përpara ekspertëve të Komisionit Evropian parashtroi ecurinë e deritanishme të procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, si dhe pritshmëritë për përmbylljen e tij brenda afateve kushtetuese.

Nga fillimi i Vettingut deri më 23 nëntor 2022, KPK-ja ka dhënë 585 vendime për subjektet e rivlerësimit, nga të cilat:

233 vendime për konfirmimin në detyrë të 117 gjyqtarëve, 104 prokurorëve, 2 ish- inspektorëve në KLD, 1 inspektori në KLGJ dhe 9 ndihmësve/këshilltarëve ligjorë;

214 vendime për shkarkimin nga detyra të 127 gjyqtarëve, 83 prokurorëve, 1 inspektori në ILD, 1 inspektori në KLGJ dhe 2 ndihmësve ligjorë;

88 vendime për ndërprerje të procesit të rivlerësimit për 55 gjyqtarë, 21 prokurorë, 2 ish-inspektorë në KLD dhe 9 ndihmës ligjorë + 1 ish-prokuror (neni G i Aneksit të Kushtetutës);

8 vendime për pushimin e procesit  për 3 gjyqtarë, 1 prokuror dhe 4 ndihmës ligjorë në Gjykatën e Lartë (neni 56 i ligjit nr. 84/2016);

38 vendime për përfundimin e procesit për 23 gjyqtarë, 13 prokurorë dhe 1 (ish- Kryeinspektori të KLD-së dhe 1 ish-inspektori të ILD-së (neni 95 i Kodit të Procedurave Administrative dhe neni 64 i ligjit nr. 96/2016);

4 vendime për pezullimin nga detyra të 3 prokurorëve dhe 1 ndihmëseje ligjore.

Në veçanti, gjatë vitit 2022, Komisioni ka dhënë 99 vendime, si dhe po vijon punën me ritëm të përshpejtuar, me objektiv përmbylljen brenda këtij viti të rreth 75% të listës së subjekteve të rivlerësimit.

Sipas përllogaritjeve, nga lista me 805 subjekte, Komisionit i mbetet për të rivlerësuar edhe 220 subjekte, të cilat KPK-ja është angazhuar t’i përmbyllë deri në shtator të vitit 2024, për t’i dhënë mundësi Institucionit të Komisionerëve Publikë të ushtrojë të drejtën e ankimit brenda mandatit kushtetues.

Takimi Bilateral u çel nga prezantimi i organeve të Vettingut, ku u vlerësua si thelbësor vijimi i reformës në sistemin e drejtësisë, si dhe u theksua rëndësia e procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në negociatat e Shqipërisë për integrimin në BE.

/a.r

Next Post
Pezullohet gjyqtarja, u shfaq gjysmë e zhveshur dhe me cigare në seancën gjyqësore (VIDEO)

Pezullohet gjyqtarja, u shfaq gjysmë e zhveshur dhe me cigare në seancën gjyqësore (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qetësia e humbur e një prokurori pas një padie në Gjykatën Administrative

April 8, 2026
Rama prezanton skemën e re të pensioneve: Kush do të kursejë më shumë, të nxjerrë nga paga një kontribut! Shteti do ua dyfishojë

Rama prezanton skemën e re të pensioneve: Kush do të kursejë më shumë, të nxjerrë nga paga një kontribut! Shteti do ua dyfishojë

April 8, 2026
“Nga mbetje elektronike tek përpunimi i unazave dhe varëseve të arit”, Rama inspekton kompleksin industrial në Durrës

“Nga mbetje elektronike tek përpunimi i unazave dhe varëseve të arit”, Rama inspekton kompleksin industrial në Durrës

April 8, 2026
Mazniku: Oferta për apartamente në treg është në përputhje me kërkesat, emigrantët po blejnë prona në Tiranë

Mazniku: Një nga skenarët për reformën territoriale parashikon më shumë pushtet për drejtuesin e qarkut

April 8, 2026
Aksidentohet familja shqiptare në Itali, humb jetën 62-vjeçarja, në gjendje të rëndë bashkëshorti dhe motra

Aksidentohet familja shqiptare në Itali, humb jetën 62-vjeçarja, në gjendje të rëndë bashkëshorti dhe motra

April 8, 2026
Armëpushim i brishtë mes SHBA dhe Iranit, çfarë përfshin marrëveshja dhe çfarë pritet më pas

Armëpushim i brishtë mes SHBA dhe Iranit, çfarë përfshin marrëveshja dhe çfarë pritet më pas

April 8, 2026
7 prilli që bashkon Kurtin, Hoxha, fashistët italianë dhe…. grekët (dje dhe sot)?

7 prilli që bashkon Kurtin, Hoxha, fashistët italianë dhe…. grekët (dje dhe sot)?

April 8, 2026
Mashtrim i ri me SMS në emër të e-Albania për “gjobat e makinës”, policia paralajmëron qytetarët

Mashtrim i ri me SMS në emër të e-Albania për “gjobat e makinës”, policia paralajmëron qytetarët

April 8, 2026
Negociatat/ Delegacionet e Iranit dhe SHBA-së mbërrijnë në Islamabad të premten

Negociatat/ Delegacionet e Iranit dhe SHBA-së mbërrijnë në Islamabad të premten

April 8, 2026
“Korrupsioni, në nivelin më të ulët ndonjëherë”, Rama: Kemi arritur në 12 milionë turistë

“Korrupsioni, në nivelin më të ulët ndonjëherë”, Rama: Kemi arritur në 12 milionë turistë

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In