Drejtuesit e të gjithë institucioneve të arsimit të lartë janë mbledhur këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit për të zgjedhur përfaqësuesit nga trupa pedagogjike, të cilët do të jenë pjesë e institucioneve të reja të drejtësisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
Edhe në këtë rast, numri i aplikuesve ishte në të njëjtin nivel me atë të kandidaturave që do të paraqiten. Në listë janë gjithësej 11 kandidatura, ku disa prej tyre kanë aplikuar në të dyja institucionet.
Por Sokol Sadushi u shpreh se kjo nuk përbën asnjë problem, pasi është Kuvendi ai i cili më pas do të vendosë për ta. Detyra e tyre është pikëzimi i kandidaturave dhe dërgimi i tyre për të plotësuar vendet vakante të rezervuara në këto struktura për institucionet e drejtësisë. Në përfundim të mbledhjes, pas votimit të gjitha kandidaturat u kualifikuan për në fazën tjetër. TCH
ma.me