• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Orët luksoze të gjykatësve shqiptarë dhe amerikani që po dekriminalizon drejtësinë

by Java News
25/10/2017 14:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazeta gjermane “Süddeutsche Zeitung” i kushton vëmendje dekriminalizimit të drejtësisë shqiptare dhe luftës së patundur të një diplomati amerikan.

Nën artikullin me titull “Orët luksoze të gjykatësve” gazeta gjermane “Süddeutsche Zeitung” nënvizon se një diplomat amerikan kërkon të dekriminalizojë drejtësinë në Shqipëri. Fjala është në artikullin e medias gjermane për diplomatin amerikan, ambasadorin e SHBA-së në Shqipëri, Donald Lu.

“Qeveria shqiptare duhet t’i shpallë luftë kriminalitetit të organizuar, kërkoi Lu…pas kësaj diplomati u bë më konkret. Katër klane mafioze kontrollojnë sot Shqipërinë.“

Gazeta gjermane shkruan se Shqipëria është kthyer në vitet e fundit në prodhuesin më të madh të drogës në Europë dhe se baronët e drogës fitojnë miliarda.

“Me këto para ata munden të korruptojnë parlamentarë, prokurorë dhe policë” , shkruan Süddeutsche Zeitung.

Pas mandatit të dytë, kryeministri shqiptar, Edi Rama premton se do të fitojë luftën kundër kanabisit. Por Süddeutsche Zeitung nënvizon se “për ambasadorin amerikan këto tingëllojnë si fraza boshe. Nga java e kaluar ndodhet nën presion ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri për shkak të lidhjeve të dyshuara me bandën e drogës, që u ndoq me vite nga policia italiane. Socialistët në qeveri refuzojnë heqjen e imunitetit të tij.“

Pavarësia e gjyqësorit, lufta kundër korrupsionit dhe bosëve të drogës janë kthyer në një detyrë të rëndësishme për ambasadorin amerikan, Lu, shkruan gazeta “Süddeutsche Zeitung” duke theksuar se ai flet shumë hapur në gjuhën shqipe që e flet rrjedhshëm. Në një takim me gjykatësit ambasadori Lu është shprehur. “Nëse mbani një orë dore më të shtrenjtë se automjeti im i punës je i korruptuar. Në takimin tjetër gjykatësit erdhën pa aksesorët luksozë.” Süddeutsche Zeitung/DW

a.ç

Next Post
EMRI/ Ekstradohet nga Skocia 47-vjeçari i dënuar për vrasje

EMRI/ Ekstradohet nga Skocia 47-vjeçari i dënuar për vrasje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sot deputetët në seancë, PD kërkon interpelancë me ministrin e Brendshëm

Sot deputetët në seancë, PD kërkon interpelancë me ministrin e Brendshëm

March 30, 2026
Çfarë po ndodh me rrugën e Ballkanit drejt BE-së?

Çfarë po ndodh me rrugën e Ballkanit drejt BE-së?

March 30, 2026
“Shpresoj që gjyqi ndaj Veliajt të jetë i drejtë”, ish-kreu i Bashkisë së Bogotas: Ka bërë punë të jashtëzakonshme…

“Shpresoj që gjyqi ndaj Veliajt të jetë i drejtë”, ish-kreu i Bashkisë së Bogotas: Ka bërë punë të jashtëzakonshme…

March 30, 2026
Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

Siguria e Kosovës nën kërcënimin e raketave me rreze të gjatë

March 30, 2026
Çfarë më çuditi te Gaz Bardhi pas Kuvendit? Qafoku lexon “këshillat”: Protesto ndaj liderit tënd

Kur një oficer nazist dhe një oficer britanik u “takuan” në vilën e Eqrem bej Vlorës në vitin 1944 në Tiranë

March 30, 2026
Hëna e plotë në shenjën e Shigjetarit më 11 qershor, 4 shenja do pësojnë ndryshime nga ky fenomen astrologjik

Kjo javë do t’ju ndryshojë financat, tre shenjat e Horoskopit që do të kenë sukses

March 30, 2026
Pse SHBA-të kanë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

Pse SHBA-të kanë në shënjestër ishullin Kharg të Iranit?

March 30, 2026
I dënuar më parë për vrasje, arrestohet 28-vjeçari në Durrës. U kap duke lëvizur me armë…

I dënuar më parë për vrasje, arrestohet 28-vjeçari në Durrës. U kap duke lëvizur me armë…

March 30, 2026
Rama nxjerr pamjet: Projekti i “Lungomare 3” po shkon drejt përfundimit

Rama nxjerr pamjet: Projekti i “Lungomare 3” po shkon drejt përfundimit

March 30, 2026
Dilema ‘Vance apo Rubio?’ Si po e dikton lufta trashëgiminë e Trump dhe garën e vitit 2028

Dilema ‘Vance apo Rubio?’ Si po e dikton lufta trashëgiminë e Trump dhe garën e vitit 2028

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In