• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Orët e fundit të Jurgen Kurtit, si e ndoqën vrasësit ‘minutë pas minute’, deri kur e ekzekutuan

by Java News
28/03/2019 16:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhet dinamika e vrasjes së Jurgen Kurtit në rrugën “Zef Jubani” në Tiranë. Pamjet e kamerave të sigurisë e disa mesazhe telefonike, janë provat e para të forta që implikojnë në krim, të arrestuarit, Olsi Qalliaj, Elsi Levendi dhe Alesio Berberi dhe të shumëkërkuarin Klodian Bane (Buxhaku).

Në dosjen hetimore zbardhen të gjitha lëvizjet e të dyshuarve para dhe pas ngjarjes dhe provat që i implikojnë në krim, por nuk del i qartë motivi se përse është ekzekutuar Kurti dhe kush ishte porositësi, pasi dyshimet janë për një vrasje me pagesë.

Pas ekzekutimit të 26-vjecarit, hetuesit u vunë në ndjekje të një makine tip Mercedez Benz, E Clas, ngjyrë gri, e cila u përdor nga autorët për t’u larguar nga vendngjarja.

Kamerat e sigurisë në zonë kishin fiksuar makinën në fjalë, e cila kishte disa karakteristika dalluese; kishte një antenë në pjesën qendrore të xhamit të pasmë dhe kur frenonte, drita e frenës tek pjesa e bagazhit, nuk ndizej e plotë.

Dyshimet janë shtuar, për faktin se automjeti është fokusuar për herë të parë rreth orës 20:00, teksa hyn kundravajtje pikërisht në vendin ku dy orë më vonë, u vra Kurti dhe bën tri xhiro. Nga aty, del tek posta nr.8 më pas në rrugën “Sulejman Delvina”. Targa e mjetit rezultonte e vjedhur.

Referuar pamjeve, automjeti që më vonë rezultoi të ishte në pronësi të Klodian Banes, shkon tek vendi i ngjarjes dhe ndalon për rreth një orë. Drejtuesi del disa herë dhe shfaqet teksa fotografon shkallën e pallatit të Jurgen Kurtit. Elsi Levendi ndërkohë dallohet që vjen nga posta dhe ulet tek kafja ngjitur me hyrjen e një palestre, ne të cilën ndodhej Kurti.

Katër orë më parë, ai kishte marrë porosi me mesazh që të mbante nën vëzhgim Jurgen Kurtin.

“Kalo pak tek lagjja mbrapa postës dhe shiko Jurgen Kurtin. Më thuaj nëse e sheh këtë person”.

Levendi shkruan se nuk e njihte personin, por i ka ardhur sërish një mesazh tjetër, “vetëm rri aty, nëse e shikon më njofto”.

Në momentin kur Jurgen Kurtika dalë nga palestra, Levendi shkruan: “Doli një person, por nuk jam i sigurt nëse është Jurgen Kurti”.

“Është një djalë i gjatë, i bëshëm”, i përgjigjet mesash shkruesi.

Momentet kur Levendi shkëmben mesazhet janë fiksuar nga kamerat. Fill më pas vritet Kurti. Edhe ekzekutimi i të riut është filmuar. Nga këqyrja rezulton se prej Benzit del një person dhe pasi merr diçka në dorë, bën veprime të njëjta me ato të qitjes me armë. Benzi fillon lëvizjen drejt ish-lokal Shushicës e më vonë konstatohet tek Kopshti Zoologjik.
Ndërkaq, Levendi del përpara postës dhe merr një taksi e niset drejt digës së Liqenit. Aty ndalon për të blerë një paketë cigare. Rikthehet në makinë dhe më vonë shfaqet në afërsi të Liqenit të Thatë. Aty ngjitet në automjetin Benz.

Pranë Benzit mbërrin dhe një automjet tip Audi, në pronësi të Olsi Qalliajt, që shfaqej në kamera pranë vendit të ngjarjes. Pasi bëhen bashkë të rinjtë, njëri prej tyre shkëputet me një qese dhe shkon drejt liqenit të Thatë, ndërsa dy të tjerët, ikin ne drejtim të pallateve. Të tre dalin 25 minuta më vonë. Njëri ikën me Audi, tjetri shkon merr qesen, ndërsa i treti kthehet në shtëpi. Të nesërmen ata lëvizin Benzin, ndalojnë fillimisht në një market ne zonë, e më pas fillojnë lëvizjen normale.

Në ndihmë të policisë erdhën sërish kamerat, që fiksuan targën e makinës, e cila rezultoi në pronësi në Klodian Banes. Në këtë mënyrë, u ra në gjurmët e personave të dyshuar, tre prej të cilëve gjykata caktoi “masën e arrestit me burg”.

/a.meta

Next Post
Përkujtohet 20-vjetori i vrasjes së 14 civilëve shqiptarë nga njësitë famëkeqe serbe “Skorpions”

Përkujtohet 20-vjetori i vrasjes së 14 civilëve shqiptarë nga njësitë famëkeqe serbe “Skorpions”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rihapet Ngushtica e Hormuzit, Vengu: Armëpushimi SHBA-Iran uli presionin mbi tregun e karburanteve

Rihapet Ngushtica e Hormuzit, Vengu: Armëpushimi SHBA-Iran uli presionin mbi tregun e karburanteve

April 8, 2026
Rama takim me socialistët: Negociatat i mbyllim në 2027! Mandatet tona në Kuvend, janë forca jonë

Rama takim me socialistët: Negociatat i mbyllim në 2027! Mandatet tona në Kuvend, janë forca jonë

April 8, 2026
Ndikuan qiratë, transporti dhe ushqimet/ INSTAT: Inflacioni arriti në 2.6% në mars

Ndikuan qiratë, transporti dhe ushqimet/ INSTAT: Inflacioni arriti në 2.6% në mars

April 8, 2026
100 raketa në 10 minuta, Presidenti i Libanit dënon sulmet “barbare” izraelite

100 raketa në 10 minuta, Presidenti i Libanit dënon sulmet “barbare” izraelite

April 8, 2026
Kina, Afganistani dhe Pakistani zhvillojnë takime të përbashkëta

Kina, Afganistani dhe Pakistani zhvillojnë takime të përbashkëta

April 8, 2026
 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

Rama: PS duhet të konfirmojë forcën në zgjedhje! S’mund të lejojmë që integrimi të merret peng

April 8, 2026
Njihuni me “ndërmjetësin” Asim Munir, marshalli pakistanez që ndaloi Trump-in

Njihuni me “ndërmjetësin” Asim Munir, marshalli pakistanez që ndaloi Trump-in

April 8, 2026
Shqipëria mirëpret armëpushimin SHBA-Iran: Një hap drejt stabilitetit global dhe sigurisë energjetike

Shqipëria mirëpret armëpushimin SHBA-Iran: Një hap drejt stabilitetit global dhe sigurisë energjetike

April 8, 2026
Meta humb ‘betejën’ edhe në Kushtetuese, mbetet në fuqi masa e “arrestit me burg”

Meta humb ‘betejën’ edhe në Kushtetuese, mbetet në fuqi masa e “arrestit me burg”

April 8, 2026
Anijet e para kalojnë në Hormuz, Vance: Teherani të negociojë në mirëbesim për të arritur marrëveshje afatgjatë

Anijet e para kalojnë në Hormuz, Vance: Teherani të negociojë në mirëbesim për të arritur marrëveshje afatgjatë

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In