• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Orendi, para, madje edhe drutë për t’u ngrohur i çoja”, drejtori tregon mashtrimin nga e reja

by Java News
28/09/2017 15:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasi ra pre e mashtrimit, 30-vjeçari Barush Ahmeti, i cili është drejtori i postës në Manzë, iu drejtua Policisë për të kryer denoncimin. Ai ka pohuar se kishte qëllime serioze me vajzën, por është mashtruar nga ajo.

“U njohëm dy vite më parë nëpërmjet rrjeteve sociale. Pas komunikimit intensiv, mendova pse jo të mos vazhdoj më tutje. Ndërkohë që unë isha i sinqertë, ajo më mashtronte. Nga viti 2015 u njohëm, e më thoshte që ishte në gjendje të keqe ekonomike.

30-vjeçari, Barush Ahmeti
30-vjeçari, Barush Ahmeti

Më shkruante në “FB” dhe unë i dërgoja dhurata dhe i paguaja detyrimet që ajo kishte. Më pas më thoshte se donte gjëra dhe unë ia kam blerë. Pra më thoshte se kemi borxhe këtu, kemi borxhe atje. Unë përpiqesha ta ndihmoja, pa ditur se ajo më mashtronte dhe kërkonte të përfitonte nga unë. Unë punojë në administratë shtetërore dhe kam vëllezërit në emigrim. Ata më sillnin lekë për familjen, ndërsa unë mbaja edhe këtë. Pastaj kuptova se diçka nuk po shkonte dhe i thashë ose takohemi, ose t’i japim fund këtu kësaj lidhjeje virtuale, pasi nuk kam interes. Mirë më tha, po do të takohemi në Itali se do të shkoj te të afërmit e mi dhe takohemi atje. Shkova në Itali, në Milano, kërko për këtë hiç. U përpoqa të lidhesha në FB, por më bëri ‘block’”, tha ai, raporton “Panorama”.

Dëshmia e plotë:

Ne u njohëm në vitin 2015 në “Facebook” dhe ajo më thoshte që ishte bionde e bukur. Atë fotografi kishte vendosur edhe në foton e profilit dhe pasi folëm disa herë unë u dashurova pas saj. E kisha seriozisht ishte vajza me të cilën do martohesha.

Më tha që jetonte dhe ishte emigrante në Itali. Më tha që familja e saj kishte disa vështirësi ekonomike dhe fillimisht më kërkoi lekë. Ja kam nisur me Western Union. Nisa 1 mijë euro në emrin e saj. Më pas më kërkonte lekë vazhdimisht sepse më thoshte që donte të krijonte besim tek unë. Më thoshte se do të m’i kthente. I kam dërguar 10 mijë euro me Western Union, prej vitit 2015. Më tha njëherë se ishte sëmurë dhe unë u nisa për në Itali. Kur shkova në Itali, më tha që të kthehesha se kishte ardhur në Shqipëri. Shkova në Itali e nuk e gjeta. Më thoshte që jetonte në qytet në Durrës, dhe nuk e linin prindërit të dilte jashtë të takonte asnjë njeri. Më thoshte që e mbanin të mbyllur brenda katër mureve.

Për të vërtetuar dashurinë time karshi saj më tha se në Manëz kishte një teze, që ishte në gjendje të keqe shëndetësore dhe ekonomike. Në fillim iu kam blerë kolltuqe dhe divane. Iu kam dërguar çdo orendi shtëpiake herë pas here. Më thoshte se më donte dhe tezen e saj duhet ta ndihmoja njësoj sikur ishte shtëpia ime.

Unë e mendoja se do të martohesha me të. Edhe drutë për t’u ngrohur në dimër, televizor, frigorifer, lavatriçe dhe çdo orendi shtëpiake iu kam blerë e ia kam çuar me paratë që më dërgonin vëllezërit nga emigracioni. Flisnim në telefon dhe më thosjte se do të mi shlyente të gjitha gjërat që bëja për të të. Më thoshte se do të m’i kthente lekët dhe do të martohej me mua. Punoja në fshat në punë shteti, dhe njëkohësisht më dërgonin para vëllezërit që kam jashtë shtetit. Të gjitha paratë ia kam dhënë të dashurës time që nga viti 2015 kur u njohëm.

Ajo më thoshte jemi keq, dua të më ndihmosh me para. Donte dhurata të shtrenjta. Ia dërgoja lekët me Western Union dhe i blente. E doja për nuse në shtëpi, por ajo më ka mashtruar. E mendoja se ishte nga qyteti i Durrësit, më tegoi të gjithë historinë e jetës së saj. Kemi folur në “Facebook” me mesazhe edhe në gjumë me njëri- tjetrin. Nga fotoja që shihja në FB ishte shumë e bukur, bionde dhe shumë joshëse. Nuk e kisha pandehur se do më bënte këtë gjë. Nuk e kam takuar asnjë herë, sepse më thoshte që nuk e lejonte familja që të dilte jashtë shtëpisë.

Kur vëllezërit më kërkuan lekët, i thashë se më duhen lekët që më kish marrë borxh, por pas kësaj kërkese më la, ma mbylli adresën, më bëri blok në FB, dhe nuk më përgjigjej më. Unë kisha menduar se ajo do të ishte nusja ime, por ajo më la pasi mu mbaruan lekët”.

Next Post
Byroja Kombëtare e Hetimit, zbarkon FBI-­ja amerikane në Tiranë

FBI: Krimet e dhunshme në SHBA u rritën me 3,4%

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri te tregu i rrobave të përdorura, prefekti i Tiranës: I vështirë neutralizimi i flakëve, kemi kërkuar ndihmë nga..

Policia reagon për ngjarjen te tregu i “5 Majit”: Dyshime se shkaku i zjarrit ka qenë aksidental

January 10, 2026
VIDEO-Përshkallëzohen protestat në Iran, të paktën 217 viktima! “Teherani ka probleme të mëdha”, Trump: Do ndërhyjmë nëse..

VIDEO-Përshkallëzohen protestat në Iran, të paktën 217 viktima! “Teherani ka probleme të mëdha”, Trump: Do ndërhyjmë nëse..

January 10, 2026
I përfshirë në një hetim për trafik droge, arrestohet aktori i njohur turk Can Yaman

I përfshirë në një hetim për trafik droge, arrestohet aktori i njohur turk Can Yaman

January 10, 2026
Flutura Açka: PD ka njerëz me karakter. Por duhet të gjejnë guximin për t’u përballur me Berishën!

Flutura Açka flet për tryezën e opozitës: Disa prej tyre janë pjesë e problemit! Kërkohet një “transfuzion” i fortë për ndryshimin e situatës

January 10, 2026
VIDEO- Vlorë, alarm në Bashaj dhe Matogjin: Rrëshqitja e tokës rrezikon banesat

VIDEO- Vlorë, alarm në Bashaj dhe Matogjin: Rrëshqitja e tokës rrezikon banesat

January 10, 2026
Moti i keq në vend/ Disa fshatra në Korçë pa energji elektrike. Reshje bore në Llogara, autoritet apel për përdorimin e gomave të dimrit..

Moti i keq në vend/ Disa fshatra në Korçë pa energji elektrike. Reshje bore në Llogara, autoritet apel për përdorimin e gomave të dimrit..

January 10, 2026
VIDEO-Prekëse, i moshuari në Ferras mes lotësh: S’kam ku të fle! Jam vetëm, pres nipin të më pastrojë kuzhinën. Si këto përmbytje….

VIDEO-Prekëse, i moshuari në Ferras mes lotësh: S’kam ku të fle! Jam vetëm, pres nipin të më pastrojë kuzhinën. Si këto përmbytje….

January 10, 2026
Ndryshojnë procedurat për të marrë shtetësinë shqiptare: Ja propozimi i Ministrisë së Brendshme

Pasaportat, thjeshtohen procedurat/ Aplikimi në çdo zyrë, pa kufizim vendbanimi

January 10, 2026
Tabaku: Ekonomia shqiptare në krizë, tre sektorët kryesorë në rënie

“Paratë shkojnë për fantazma luksi!”- Përmbytjeve, Tabaku: Fondi për Emergjencat Civile, më i vogël se sa tri kontrata inceneratorësh

January 10, 2026
VIDEO-Tentativë vrasjeje, trafik droge e dhunë në familje! Arrestohen 5 persona në Tiranë dhe Krujë

VIDEO-Tentativë vrasjeje, trafik droge e dhunë në familje! Arrestohen 5 persona në Tiranë dhe Krujë

January 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In