Flamur Noka ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka debatuar lidhur me aksionin e opozitës, ndërkohë që lideri i saj po shkon drejt arrestit të shtëpisë dhe izolimit total.
Noka tha se Berisha do të vijojë të drejtojë partinë edhe i izoluar, ndërkohë që debatoi me gazetarët në studio.
Debati:
Ylli Rakipi: Ore Flamur ja e morën doktorin e kyçën atje, çfarë do të bëni Flamur? Se këta të marrin. Ti i thua SKAP-i, STRAP-i, ju çfarë do të bëni, zotëri?
Flamur Noka: Do të vijojmë betejën, do të jemi në kontakt me Berishën, ai do të drejtojë këtë forcë.
Klodiana Lala: Nëse gjykata pranon që Berisha të mos komunikojë, si do ta drejtojë ai PD-në?
Flamur Noka: E supozojmë që Berisha është zhytur te çështja Partizani, ç’lidhje ka kjo me opozitën? A është sulm politik ky?
Klodiana Lala: Gjykata do të thotë që Berisha nuk do të flasë më, perveçse me Liri Berishën. SPAK ka kërkuar vetëm me personat që bashkëjeton, si do të komunikojë Berisha me ju përshembull?
Flamur Noka: Berisha është dhe do të jetë kryetar i PD. Unë jam deputet i Republikës së Shqipërisë dhe mua nuk më ndalon askush të hyj as në burg dhe jo më në shtëpinë e kryetarit të partisë.
Ylli Rakipi: Nuk qenke i përgatitur për këtë, nuk ju paska ulur Doktori dhe t’ju thotë ç’do të bëni.
Flamur Noka: Unë do ta takoj çdo ditë.
/a.r











