Parlamenti Evropian do të diskutojë nëse do të nisë procedimet disiplinore kundër Hungarisë.
Deputetët do të diskutojnë nëse qeveria e krahut të djathtë përbën një rrezik serioz për vlera e BE-së, për shkak të politikave të saj mbi çështjet si ajo e emigrantëve.
Kjo vjen vetëm disa muaj pasi Komisioni Evropian mori hapin e nisjes së procedurave të ngjashme kundër Polonisë. Megjithatë, kjo është hera e parë që parlamenti është përpjekur të përdorë pushtetin, të njohur si Neni 7.
Kryeministri hungarez Viktor Orban pritet të shkojë personalisht në gjykatë, duke paraqitur dosjen e kundër-argumenteve me më shumë se 100 faqe.
Orban dhe partia e tij Fidesz thonë se shumë prej akuzave kundër tyre për çështjet mbi sundimin e ligjit u zgjidhën shumë kohë më parë.
Nick Thorpe, gazetari i BBC në Hungari, thotë se ministrat e vendit, së bashku me mediat pro-qeveritare flasin për një gjueti shtrigash kundër Fideszit.
Euroskeptiku Orban u rizgjodh më herët gjatë këtij viti pas fushatës me një platformë anti-imigracioni, ku Fidesz fitoi dy të tretat e vendeve parlamentare.
Por, ndërsa ai ka mbështetje në vendin e tij, kritikët në Parlamentin Evropian thonë se politikat e tij janë dëshmi se ai nuk i respekton vlerat e BE.
Një komitet i eurodeputetëve vë në dukje qëndrimin e qeverisë hungareze ndaj migracionit, duke përfshirë një ligj të ri që ndjek penalisht avokatët dhe aktivistët të cilët ndihmojnë azilkërkuesit.
Sidoqoftë, në mënyrë që çdo procedurë disiplinore të vazhdojë, ajo ka nevojë për mbështetjen e dy të tretave të deputetëve.
Nëse deputetët vendosin të mbështesin procesin, Hungaria do të monitorohet nga Brukseli.
Komisioni Europian mori hapin e paprecedent kundër Polonisë në dhjetor 2017, duke i dhënë 3 muaj kohë për të adresuar shqetësimet se reformat e saj gjyqësore kërcënonin sundimin e ligjit.
a.ç