• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Orban më në fund e hapi derën për një refugjat

by Boris Georgievski
16/11/2018 12:36
Viktor Orban dhe Nikolla Gruevski

Viktor Orban dhe Nikolla Gruevski

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Boris Georgievski

Lajmi i mirë në fillim: Pas vitesh të gjata oponence për ardhjen e migrantëve dhe refuzimit për pranimin e refugjatëve, Viktor Orban më në fund u dorëzua. Ai jo vetëm që lejoi një “refugjat” të hyjë në Hungari, por me gjasë paska qenë personalisht i përfshirë në organizimin e të gjithë bagazheve…transportimin në Hungari, kalimin në kufij pa dokumente personale të vlefshme, duke injoruar kështu të gjithë procesin e azilit, aq të kritikuar prej tij për të lejuar një refugjat të shtrojë kërkesën për azil në Budapest në vend të shtrimit të saj në zonat e tranzitit në kufi.

Lidhja mes Viktor Orbanit dhe Nikola Gruevskit

Lajmi i keq: Kemi të bëjmë vetëm me një një refugjat. E ai nuk po i ikën varfërisë si qindra e mijëra të tjerë që nuk janë lejuar të hyjnë në Hungari në tre vitet e fundit. Emri i tij është Nikola Gruevski, dhe është një i arratisur nga frika e drejtësisë. Ish-kryeministri maqedonas dhe ish-lideri i partisë nacionaliste, VMRO-DPMNE qeverisi Maqedoninë për më shumë se 10 vjet, grumbulloi një pasuri jo të pakët dhe ia doli që ta kthejë të gjithë perëndimin kundër tij. Por falë stilit të tij autoritar të qeverisjes, ai bëri edhe miq. Viktor Orbani dhe Nikola Gruveski ndanin të njëjtin qëllim për t’i kthyer vendet e tyre në “demokraci iliberale. Ata që të dy janë kundërshtarë të miliarderit amerikan, George Soros dhe kanë nxitur fushata plot urrejtje kundër organizatave jofitimprurëse të tij.

Orban është ende duke punuar për planet e tij, por Gruevski, pasi partia e tij humbi pushtetin në viti 2017, ka qenë shumë i zënë me gjetjen e avokatëve për të mbrojtur veten këto vite nga një listë e gjatë akuzash: korrupsion, abuzim me pushtetin, nxitje të dhunës etj.

Paaftësia e autoriteteve maqedonase

Gruevski e mori dënimin e parë javën e kaluar, pas u gjet fajtor në blerjen ilegale të një mercedesi 570.000 Euro. Mendohej se ai do të fillonte të kryente dënimin dy vjeçar këtë javë. Shumë nga ata që vuajtën nën qeverisjen e tij në Shkup, mezi e prisnin futjen në burg të ish-kryeministrit. Por Gruevski kishte plane të tjera. Ndërkohë që policia maqedonase ende kërkonte kryeministrin e zhdukur, ai postoi një mesazh në Facebook të martën, duke thënë se është në Budapest duke pritur azil politik nga autoritetet hungareze.

Ka një zhgënjim të madh në Maqedoni pas arratisjes së Gruevskit. Të mërkurën në mbrëmje vonë pati madje edhe protesta para qeverisë. Për shumë vetë ai ishte simbol i një regjimi të korruptuar që shkaktoi krizën më të madhe politike në historinë e vendit. Burgosja e tij mendohej të fillonte një proces të shërimit në shoqëri dhe të rikthente besimin e humbur tek drejtësia dhe sundimi i ligjit. Mund të ketë gjasa që qeveria aktuale të ketë bërë ndonjë “deal” me Gruevskin, siç shprehen disa në Maqedoni, por shkak më i drejtërdrejtë i arratisjes së Gruevskit është paaftësia e autoriteteteve të Maqedonisë.

Zgjedhjet e Orbanit

Viktor Orban nga ana e tij ka tani përpara zgjedhje të vështira. A do t’i mbetet ai luajal mikut të tij ballkanas dhe do të rrezikojë të hapë një front të ri përplasjeje me BE, në një kohë që marrëdhëniet me unionin nuk janë aspak të mira. Apo do të zgjedhë që ta ekstradojë Gruevskin në Maqedoni dhe të shpëtojë imazhin e tij plot krisje…kjo do të varet nga pozita që do të mbajë Komisioni Europian dhe partitë popullore europiane, ku janë anëtare partitë e Orbanit dhe Gruevskit. Hungaria është një vend anëtar i BE, Maqedonia një vend kandidat. Për dekada me radhë refreni zyrtar nga Brukseli ishte: të përmirësohej sundimi i ligjit, të luftohej korrupsioni dhe të forcoheshin institucionet demokratike.

Fakti që Viktor Orban tall vendin e tij dhe qeverinë e tij para syve të botës duke i dhënë strehë një të dënuari të kalibrit të Gruevskit, është më pak i rëndësishëm. Por fakti që ai hapur tallet me çdo vlerë për të cilën angazhohet Bashkimi Europian duhet të jetë një arsye për shqetësim në Bruksel dhe vendet anëtare të BE. Lëvizja e fundit e Orbanit na dëshmon, se ai jo vetëm që e ndjek me sukses modelin autoritar të bazuar në korrupsion, degradimin e institucioneve demokratike dhe duke e bërë të heshtë median në vend, por ai me efektivitet e eksporton këtë model në vendet fqinjë që ndjekin shembull e tij. E kaq duhet të mjaftojë për ta ngritur në këmbë BE.

Next Post
PD sulmon Dakon: Nuk ke shpëtim, do arrestohesh për blerjen e votave

PD sulmon Dakon: Nuk ke shpëtim, do arrestohesh për blerjen e votave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mos u kujtoni vetëm për zgjedhjet në 2029!”/ Balla: Duhet një marrëdhënie e re dhe më e fortë mes Kuvendit dhe Diasporës!

Tabaku kërkoi dekriminalizimin e plotë të shpifjes, Balla: Si mund ta votoj ligjin tënd kur unë jam në gjyq me Berishën për atë vepër penale

January 27, 2026
Horror në Selanik/ Gjenden dy gra të vdekura në një bodrum, njëra prej tyre ishte hedhur në kazanin e plehrave

Horror në Selanik/ Gjenden dy gra të vdekura në një bodrum, njëra prej tyre ishte hedhur në kazanin e plehrave

January 27, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal/ Braçe propozon amendamentin: Burg për ata që u shesin duhan të miturve

‘Molotovi të kategorizohet si armë zjarri’, Braçe nxjerr foto nga protestat e Berishës: E papranueshme

January 27, 2026
“Na ka marrë malli të shohim një grua shtatzënë”, Korreshi në Kuvend: Është hall, s’jep njeri më nuse në fshat!

Korreshi ngre tonet në Kuvend: E keni në terezi, hani petulla me mjaltë.. Po na çani dërrasat, sistemin e drejtësisë e keni të kalbur

January 27, 2026
FOTO/ Tifoz i zjarrtë i PAOK, ky është i riu shqiptar që humbi jetën nga aksidenti në Rumani

FOTO/ Tifoz i zjarrtë i PAOK, ky është i riu shqiptar që humbi jetën nga aksidenti në Rumani

January 27, 2026
Trump: Bordi i Paqes mund ta zgjerojë misionin e tij në territore të tjera

Trump: Bordi i Paqes mund ta zgjerojë misionin e tij në territore të tjera

January 27, 2026
Sjellje bullizuese dhe denigruese, zarfi i zi nxjerr nga loja e ‘Big Brother VIP’ Keijsin! Banorët as nuk çohen ta përshëndesin

Sjellje bullizuese dhe denigruese, zarfi i zi nxjerr nga loja e ‘Big Brother VIP’ Keijsin! Banorët as nuk çohen ta përshëndesin

January 27, 2026
Lamallari ironizon opozitën: Për kallëzimet ‘pushka top’, por do mbani përgjegjësi për shpifjet

Lamallari ironizon opozitën: Për kallëzimet ‘pushka top’, por do mbani përgjegjësi për shpifjet

January 27, 2026
VIDEO- Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK-ut, një shqiptar mes viktimave. Një tjetër i plagosur

VIDEO- Aksidenti tragjik i tifozëve të PAOK-ut, një shqiptar mes viktimave. Një tjetër i plagosur

January 27, 2026
Protesta e PD, Zogaj: Më e madhja e kësaj partie pas zgjedhjeve të majit, por nuk e rrëzon qeverinë

Protesta e PD, Zogaj: Më e madhja e kësaj partie pas zgjedhjeve të majit, por nuk e rrëzon qeverinë

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In