Tani ky djalë është i lirë të kërkojë një të dashure të re, pasi që ka provuar ta hedhë partneren e tij në ujë nga një anije, por ajo ra brenda anijes duke e thyer qafën. Videoja që ka regjistruar momentin fatkeq është postuar në youtube me titullin “Mos e hidhni të dashurën tuaj nga anija në këtë mënyrë”. Në videon e cila besohet që është regjistruar në Amerikën Veriore, një mashkull dhe shoku i tij shihet si e hedhin një femër drejt ujit.
Në momentin e hedhjes së saj, i dashuri e lëshoi ndërsa shoku i tij duke menduar se nuk kishte marrë lartësinë e duhur tentoi ta ndalte atë gjë që ka bërë që ajo të bie në anije duke thyer qafën.
https://www.youtube.com/watch?v=Xost9EdClS4









