• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Opozitë e pandreqshme! Sa keq për Shqipërinë!…

by Pajtim Bello
19/05/2021 22:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Pajtim Bello 

Mos pranimi i humbjes nga Opozita ishte i paralajmëruar. Mesazherët e Opozitës, që janë disa  analistë 24 në 24 orë, i lëshuan sinjalet e trajektores ku do të shkelë Opozita pas 25 Prillit. Vendimi i Sekretarit të SHBA për të shpallur Non-Grata Sali Berishën ishte një shans që Opozita të mos shkelte trajektoren e dhunës, mos të mbetej peng i së shkuarës së saj. Mirpo deklarata e Lulzim Bashës, i cili mori nën mbrojtje Sali Berishën është shumë e frikshme, nuk duhet të kalojë lehtë e në heshtje sepse paralajmëron stuhi. Kjo deklaratë provon katër cepërisht se Opozita në garën elektorale të 25 Prillit nuk kishte hyrë thjesht për të marrë pushtetin, por para së gjithash për të destabilizuar vendin. Nëse pushteti do ti mbetej në dorë kjo do të ishte thelë mbi bisht. Gjatë fushatës elektorale liderët e Opozitës tentuan e provokuan ngjarje që mund të çonin në destabilizim të situatës (përgjakje dhe vrasje në fushatën zgjedhorë në vitin 2021 në një vend antar i NATO!…). Opozita krijoi struktura të armatosura (nën okelion e mbrojtjes së votës!..), me strukturë të centralizuar e me zinxhir komandues sipas niveleve Terren-Qark-Qendër dhe me një logjistikë mbështetëse të admirueshme. Ata ishin të gatshën për terror por iu plasi bomba në dorë dhe u shushatën që pas shkrepjeve të para të armëve tyre!.. Pra e donin dhe e kërkuan destabilizimin me çdo kusht.Po tani pas 25 prillit, Opozita a do të ndryshojë sjellje dhe kurs?!

Siç e ka deklaruar, Ajo asnjëherë nuk do ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve. Ndërkohë vendimin e sekretarit të shtetit të SHBA do ta përdorë si një injeksion adrenaline për mbështetësit e sajë miopë. Diabolikisht do të hyjë në Parlament dhe do të dalë në sheshe me mbshtetësit e vet. Pra dhunën për destabilizim do ta ushtrojë “dopio petë”. Në Parlament Simfonia do të luhet me disa oktavë më lartë se sa ajo që u luajt në Parlamentin e Kosovës edhe pse ka të njëjtin kompozitor e të njëjtin dirigjent. Veç gazit lotsjellës do të provokohen deri përleshje deputetësh. Skenari është që në Pralament të ketë skena të shëmtuara, pothuajse skena krimi. Vetëm kështu Opozita do të gjejë shkakun për ta braktisur Pralamentin, të hyjë e të dalë në seanca sa dhe kur të dojë, të degradojë autoritetin e institucionit dhe  të paralizojë veprimtarinë e tij. Së shpejti dhuna do të shfaqet në sheshet dhe në rrugët e Tiranës, ndoshta edhe pa u mbledhur Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit. Kjo sepse duhet që në sytë e vendeve antare të BE të risillet një Shqipëri e destabilizuar që nuk meriton as të shihet me sy, pa lere më ta kesh në bashkësi; gjë që e ka bërë edhe jo pak herë të tjera. Demonstruesit do të provokojnë rëndë forcat e rendit, do të sulmojnë egërsisht institucionet sipas një skenari të mirë përgaditur.

Si në Parlament edhe ne rrugë e sheshe Opozita do të forcojë sensin anti EuroAtllantik e sidomos Anti SHBA që shpesh është vërejtur në retorikat e liderëve dhe analistëve pro Opozitës, por tashmmë mos të çuditemi kur nëpër mitingje të shohim fotot e Sali Berishës apo të dëgjojmë thirrjt: “Rroftë Sali Berisha” edhe pse prej hipokrizisë qesharake të Opozitës do të valviten flamuj te BE, SHBA dhe NATO. Kjo stuhi gjithë territoriale dhe shumë institucionale do të ndërmerret që të detyrojnë Mazhorancën të pranojë kërkesat e Opozitës që do të artikulohen dita ditës sot dhe gjatë demonstratave si: “Duam Qeveri teknike ose Qeveri Stabiliteti pa Kryeministër Edi Ramën…”, “Duam zgjedhje lokale të parakohëshme, pa dëgjuar gjykimin e kushtetueses”, “Duam rishikim të gjithë çfarë është bërë për Reformën në drejtësi” etj…. Pra si të thuash Opozita do të kërkojë të marrë fatin e Shqipërisë në duart e sajë, ta nxjerrë nga shinat e Sistemit dhe t’ia nënshtrojë voluntarizmit anarshist. Përmes veprimeve destruktive të hedhë parrullën e mosbindjes civile, të fermentojë gjendjen drejt pamundësisë së qeverisjes nga kjo Mazhorancë.  E qartë, me çdo kusht destabilizim, vetëm e vetëm që negociatat mes BE dhe Shqipërisë të mos hapen; kjo është rruga më e mirë që Shqipëria të ngujohet larg BE dhe SHBA!.. Nëse kthejmë kokën mbrapa dallojmë se ky është një mision bashkëshoqërues i Opozitës që në lindje, pavarësisht parrullave që ajo i ka përdorur si vello për të mbuluar veprimet e dhunshme e destruktive!.. Për t’ia arritur qëllimit ogurzi Opozitës do ti duhet që për një kohë jo të shkurtër të kryejë aktivitet të pandërprerë dhe me shkallë profesionale të cilësuar. Për të egzektuar sa më sipër i duhen njerëz besnikë që do të jenë analistë nëpër ekrane televizive, herë demostrues në rrugë e sheshe, herë kamikazë në Parlament e herë herë mesazherë në opinionin ndërkomëtar. Pra Opozita do të mbledhë rreth vehtes ata që do i ka quajtur qëndrestarë dhe nuk është çudi të shpallë krijimin e një Fronti Flijimi, të cilit ti veshij atributet e popullit që kërkon ndryshimin duke zhdukur “komunistët” e socialistët nga faqia e dheut. Kërkesat e Opozitës janë të llojit “Më jep atë që nuk ma ke!..”. !.. Por kujt i duhet një front i tillë që shpall e zhvillon luftë ndaj shumicës së popullit të vet? A thua se Opozita nuk e njeh kontekstin e zhvillimeve gjeopolitike që po ndodhin në Rajonin e Ballkanit Perëndimor? Ta themi hapur, motivet që pretendon Opozita janë një okelio për të mbuluar motivin e vërtetë: ”Shqipëria të mos hyjë në BE dhe SHBA jashtë Shqipërisë!…”. Tashmë gjërat duhen thënë shkoqur. Duhet folur pa dorashka. Ballua ka filluar të luhet pa maska, pa ndrojtje, pa fshehur identitetet. Koha të digjen mëkatarët!.

Next Post
Kreu i Task-Forcës: Mjekët e familjes të udhëheqin mjekimin e pacientëve që preken nga virusi

"Fillimi i një tërmeti për ata zyrtarë që kanë abuzuar"/ Hajdari për vendimin e SHBA-së për Berishën: SPAK t’i kërkojë provat DASH-it

Comments 1

  1. Jeta says:
    5 years ago

    Ore zoti Pajtim, drejte i thua ti keto por keta halete duan t’ja besh si buburrecave. Te zesh buburrecin e pare ligsht se te tjeret coroditen po se paten ate qe ti prije.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump kërcënon me ndërhyrje në Kubë: Ishulli në prag të kolapsit mes errësirës, tërmeteve dhe krizës energjetike

Trump kërcënon me ndërhyrje në Kubë: Ishulli në prag të kolapsit mes errësirës, tërmeteve dhe krizës energjetike

March 17, 2026
Izraeli përgëzon Shqipërinë pas rezolutës për Iranin: Historike! Dëshmuat dimension të qartë moral në politikën e jashtme

Izraeli përgëzon Shqipërinë pas rezolutës për Iranin: Historike! Dëshmuat dimension të qartë moral në politikën e jashtme

March 17, 2026
VIDEO / Gafa e Donald Trump, harron se presidentja e Venezuelës është grua

VIDEO / Gafa e Donald Trump, harron se presidentja e Venezuelës është grua

March 17, 2026
Shqipëria dënon Iranin, ministri i Mbrojtjes: Rezoluta, qëndrim për sigurinë kombëtare

Shqipëria dënon Iranin, ministri i Mbrojtjes: Rezoluta, qëndrim për sigurinë kombëtare

March 17, 2026
Ilirjan Feçi dëshmon para GJKKO: Grabitjen e kryem me Talo Çelën dhe Dashnor Dumanin, Sharra nuk ishte i përfshirë

Ilirjan Feçi dëshmon para GJKKO: Grabitjen e kryem me Talo Çelën dhe Dashnor Dumanin, Sharra nuk ishte i përfshirë

March 17, 2026
Aksident i rëndë gjatë punës në Gramsh, shembet kanali i një hidrocentrali, dyshohet se dheu ka zënë 2 punëtorë

Përmbyset mjeti bujqësor në Elbasan, humb jetën 63-vjeçari

March 17, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 18 Mars 2026

March 17, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Kush të tha ty që jo?”, Berisha konfirmon kandidaturën për kreun e PD-së

March 17, 2026
“Ndaj mendime ndryshe nga Berisha”/ Bardhi tregon pse s’mori pjesë në protestë: Isha në zyrë duke….!

T’i varësh Gaz Bardhit në qafë ndryshimet statuore

March 17, 2026
Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

Reforma Territoriale, Demo: Prisja të ecte më shpejt, duhet t’i rezistojë faktorit ‘kohë’

March 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In