• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Opozitë e dobët, s’ka të ardhme me Berishën”/ Topi për 11 shkurtin: Nëse protesta bëhet ritual që s’çon askund, kthehet në deziluzion

by Java News
04/02/2023 19:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-presidenti Bamir Topi, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24 me gazetaren Nisida Tufa, ka komentuar mbi situatën politike në vend.

Ai u shpreh se nuk kishte besim që protesta e thirrur me 11 shkurt do të kishte rezultat, duke iu referuar siç tha protestave paraardhëse.

Topi foli gjithashtu në lidhje me situatën brenda Partisë Demokratike, për të cilën tha se nuk sheh asnjë shpresë që të ketë një bashkim para zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Pjesë nga biseda në studio:

Nisida Tufa: Bllokimi i foltores në Parlament dhe përjashtimet e deputetëve në dy seancat e fundit. Si i komentoni?

Bamir Topi: Në rast se në memorien e medias do shihni një rast në karrierën time të gjatë që të kem dalë një herë në foltore do rezervohesha të flisja. E kuptoj që kjo vjen nga zemërimi dhe mungesa e rregullit por kjo nuk është mënyra. Kur nuk ka rregull ligjin e bën i forti. Opozita ka një problem, nuk përfaqësohet në byronë e Parlamentit apo komiteti që përfaqësohet nga kryetarët e grupeve parlamentare. Në këtë pikëpamje nuk kanë një zë.

Rregulli që duhet të vendoset në Parlament ka të bëjë me kohën e debatit që më pas duhet ndarë dhe respektuar. Pastaj drejtimi i Parlamentit duke e kthyer komunikimin në aspak të këndshme të lë një shije të hidhur. Ka kohë që Parlamenti mbart një frymë aspak civile dhe kjo është shumë e rëndë.

Nisida Tufa: Duke se çështja “McGonigal” i dha forcë opozitës, madje u caktua edhe data e protestës. Ç’pritshmëri keni?

Bamir Topi: Që të merrni pritshmëri për protestën e radhës, duhet të kthejmë kokën pas në protestat e kaluara. Protesta është një mjet demokratik, mund ta bëjë edhe një individ. Një protestë e opozitës duhet të çojë diku. Po u kthye në një ritual që nuk çon askund kthehet në deziluzion dhe pesimizëm. Protesta është e nevojshme.

Nisida Tufa: Kemi pasur thirrje edhe për revoltë apo revolucion nga eksponentë të opozitës

Bamir Topi: Ka të bëjë me formimin e tyre. Unë do përdorja argumentin, mendimin politik dhe do përdorja kurajën për të akuzuar drejtpërdrejtë nëse do kisha fakte. Themi sot pse opozita është e dobët, sepse është ndërtuar e tillë sepse nuk kanë dashur debate brenda partisë e për pasojë kanë eliminuar elitën. Dhe kur vijnë më pas përballë përplasjes, rrëzohen.

Nuk ma mban goja të them substancën që ka opozita. Sigurisht ka individë, por janë në minorancë.
Një vend pa një opozitë normale është i destinuar të shkojë kështu siç po shkojmë.

Nisida Tufa: Sa të mundur e shihni një bashkim në PD para zgjedhjeve?

Bamir Topi: Janë probleme shumë të thella. Nuk është vetëm çështjes kimie apo nevojë për të qenë bashkë. Problemi cila është qendra e referencës së kësaj politike. Jemi në kuadër të një konjukture ndërkombëtare. Ai që e bën llogarinë mirë e bën për të shkuar në një linjë e një drejtim që nuk kompromentohet me emrin e dikujt siç është zoti Berisha.
Nuk shoh të ardhme. Nuk është çështjes personale. Nuk ka një vend në Ballkan që tentojnë të riciklojnë persona që kanë dështuar në disa drejtime dhe rikthehen me të njëjtat teza./m.j

Next Post
“Mu desh të më bënin rreze që të më kthehej zëri”/ Anxhela Peristeri rrëfehet: S’kisha as para, as asgjë…!

“Mu desh të më bënin rreze që të më kthehej zëri”/ Anxhela Peristeri rrëfehet: S’kisha as para, as asgjë...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In