• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Opozitë me duar në xhepa

by Flogert Muça
16/11/2017 17:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Flogert MUÇA/

Akademiku Rexhep Qosja  para se Edi Rama të vinte në pushtet i bëri një shkrim të fortë që u pasqyrua në shumë media asokohe. Qosja, akademiku opozitar më i madh i Sali Berishës, në kulmin e debatit politik në Tiranë, kritikonte Edi Ramën publikisht. Titulli i shkrimit ishte “Opozitë me duar në xhepa”. Rama kishte dalë në një kronikë televizive në një shkollë me duar në xhepa. Kaq kishte mjaftuar që akademiku t’i tërhiqte vëmendjen e t’i thoshte se nuk bëhet ashtu opozitë.

Kjo mu kujtua sot teksa dëgjoja shefin e opozitës,  kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili doli në foltoren e Kuvendit dhe sulmoi kryeministrin për varfërinë, nisur nga rasti i Bulqizës ku Rama ishte për drekë në një familje të thjeshtë atje.

Basha dukej i revoltuar kur tha se sipas tij është rritur varfëria e të tjera populizma si këto, që ka çerek shekulli që i dëgjojmë nga të gjitha palët kur janë në opozitë. Në një linjë me Bashën ka qenë edhe Berisha nga Facebook, i cili ka postuar foton e një fëmije që mbledh skrap dhe e mban në shpinë. E rëndë, foto e rëndë e shkrepur nga gazetari Fatos Baxhaku në 10 maj të 2013-tës. Kryeministër ishte vetë doktori kur u shkrep ajo foto, por kjo nuk ka asnjë rëndësi pasi nuk është politikë, por varfëri, plagë.

Basha bëri shumë mirë që foli sot për varfërinë, por a mund  të na thotë se kur ka qenë për herë të fundit në Bulqizë, Burrel, Memaliaj, Lezhë, Klos, Kukës e të tjerë qytete të varfër të këtij vendi dhe se nga se e për çfarë vuajnë këto komunitete?! Në fakt kjo është një pyetje retorike. Ai nuk mund të thotë asgjë, sepse nuk ka si t’i dijë për sa kohë nuk i ka shkelur kurrë këto vende,  përveç fushatave elektorale. Ai nuk e di dhe nuk e ka parë kurrë se çfarë hallesh dhe çfarë problemesh kanë ato zona. E kur nuk ka qenë në këto qyteza, nuk ka qenë natyrisht as në fshatin ku ishte Lindita Nikolla para pak ditësh, në Radomirë, në Kalanë e Dodës. Basha as nuk e ka idenë se çfarë rrugësh kanë ato zona e jo më të dijë se a kanë bukë në sofër.

Të bërit opozitë nuk është punë e vështirë vetëm për faktin se nuk ke pushtet e ca privilegje pushteti, por edhe për faktin se duhet të shkelësh çdo fshat dhe të mbash shënim çdo problem. Ta njohësh realitetin në detaje dhe ta ndjesh në palcë dhimbjen dhe vështirësitë e atyre fshatarëve e qytetarëve me 1001 halle. Vetëm pasi të njohësh këtë realitet mund të bësh një program elektoral, ekonomik apo çfarëdo dreqin qoftë. Nuk mund të vijë eksperti i Merkelit ta bëjë programin nëse t’i nuk e çon të shohë me sytë e tij/saj problematikat.

As Edi Rama nuk e bëri këtë gjë mjaftueshëm në 2009 ndaj edhe rezultati ishte ai që ishte, pavarësisht pretendimeve  e provave se kishte vjedhje votash. Asnjëherë, në asnjë rast nuk mund të vidhet vullneti i popullit kur ai është masiv. Pas mësimit të 2009 Rama i ra Shqipërisë kryq e tërthor dhe njohu realitetin, për ta përkthyer atë më pas në program elektoral fitues.

Ndaj, për sa më lart është e lehtë të kuptosh që sot kemi një opozitë e cila në të gjitha kuptimet është me duar në xhepa dhe në gjumë, larg realitetit. Opozita e Bashës e Monikës sot bëhet nga selia buzë lanes ose në ish-bllok, larg çdo realiteti.  Opozita bëhet sot me qytetarin dixhital e kjo është për të vënë duart në kokë.

Lulzim Basha duhet të përveshë mëngët e të shkelë çdo fshat, të shohë në sy çdo problem në të katër anët e vendit dhe të japë alternativën e tij të zgjidhjes. Paradoksalisht është kryeministri që e bën këtë. Çdo muaj zbarkon me gjithë qeverinë në një qark, duke i hyrë atij në çdo labirinth.

Sot, ne jemi pa opozitë reale. Rama është sot edhe kryeministër edhe opozitë sepse ka avantazhin që e njeh terrenin me pëllëmbë. Ai e di edhe sa mace ka në shtëpi një fshatar në Bulqizë, ndërsa Basha kërkon drogën në Tiranë. Ndaj dhe është i pabesueshëm, sepse ai për fshatarët e qytetarët është një iluzion mediatik që nuk e kanë parë kurrë nga afër. Nuk ja kanë parë kurrë këpucët me baltë e jo më ta shohin të veshur me shallvare.

Sot, opozita është me duar në xhepa si asnjëherë më parë. Kjo është fatkeqësia e saj më e madhe që do e mbajë larg pushtetit për një kohë të gjatë, nëse nuk zgjohet!

Shënim: Ndjesë akademikut Qosja për “vjedhjen” e titullit/Lexo.al

Next Post

PostKreta si verifikim i antidialogut që imponon pseudoegoizmi nacionalist

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paqe në Islamabad? JD Vance propozohet si kryenegociator për bisedimet me Iranin

Paqe në Islamabad? JD Vance propozohet si kryenegociator për bisedimet me Iranin

March 24, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla: Mos na qani hallet për afatet! “Shqipëria 2030” mision i Ramës dhe PS

March 24, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

PD bie sërish në sondazhe, Frrok Çupi: Shqiptarët janë të lodhur nga dhuna!

March 24, 2026
130-vjetori i “Pajtores së Shqipërisë”, Kisha Katolike Shqiptare fton për vizitë Papa Leonin XIV

130-vjetori i “Pajtores së Shqipërisë”, Kisha Katolike Shqiptare fton për vizitë Papa Leonin XIV

March 24, 2026
Si po e çan Irani mbrojtjen e Izraelit me raketa të pamundura për t’u ndalur

Si po e çan Irani mbrojtjen e Izraelit me raketa të pamundura për t’u ndalur

March 24, 2026
Berisha njofton protestën e ardhshme: Rama nuk do të vërë kurrë nën kontroll vullnetin e shqiptarëve

Berisha njofton protestën e ardhshme: Rama nuk do të vërë kurrë nën kontroll vullnetin e shqiptarëve

March 24, 2026
Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, dënohet me burg përjetë Altin Hajri

Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, dënohet me burg përjetë Altin Hajri

March 24, 2026
Berisha konfirmon Metën në listat e mbyllura: Do të jetë deputet i sigurt!

Berisha uron Ilir Metën për ditëlindje: Rama çonte Ergys Agasin që t’i shponte shishet e ujit

March 24, 2026
U largua me anije pa njoftuar autoritetet në Durrës, procedohet kapiteni turk

U largua me anije pa njoftuar autoritetet në Durrës, procedohet kapiteni turk

March 24, 2026
Shkoi në SPAK për “21 Janarin”, xhaxhai i Aleks Nikës zbulon çfarë i tha Klodian Braho

Shkoi në SPAK për “21 Janarin”, xhaxhai i Aleks Nikës zbulon çfarë i tha Klodian Braho

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In