• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Opozitarizmi në grackat e pushtetit

by Blendi Kajsiu
08/02/2022 10:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga BLENDI KAJSIU

Zhvendosja e vëmendjes nga dështimet e qeverisjes në pseudo-debate politike që janë të fituara nga pushteti që në pikënisje pra ajo që quhet përcaktimi i axhendës, është instrumenti kryesor që përdor çdo pushtet për t’u përballur me opozitarizmin politik dhe social. Sidomos në një demokraci si e jona, ku opozita është e përçarë dhe pushteti socialist i Ramës ka me vete shumicën dërrmuese të interesave ekonomike dhe servilizmin e mediave.

Këto të fundit, për arsye të strukturës së pronësisë edhe sikur të mos ishin kapur nga qeveria Rama, bëjnë shumë pak gazetari dhe aspak investigim. Media kufizohen te “pasqyrimi” i politikës duke u vënë mikrofonin para politikanëve dhe duke organizuar ndeshje boksi nëpër emisione mes të ashtuquajturve analistë politikë (ku bën pjesë edhe autori).

Në këto kushte, opozitarizmi ndaj keqqeverisjes, jo vetëm bëhet i vështirë, por mund të bjerë lehtë në grackat që vetë pushteti i ngre për t’u legjitimuar në elektorat, duke zhvendosur vëmendjen nga degradimi i qeverisjes. Dhe qeveria Rama ka nevojë për gracka të tilla. Pas 8 vitesh qeverisje, dy arritjet e saj më të mëdha ishin menaxhimi i tërmetit dhe kriza Covid dhe jo programi i modernizmit të shtetit, të administratës publike dhe lufta antikorrupsion që u premtuan.

Ndaj, qeveria Rama hap beteja që janë të fituara që në pikënisje dhe tërheqin vëmendjen nga katastrofa, si kriza energjetike, degradimi në administratën publike, varfëria apo oligopolizimi i ekonomisë. Beteja e fundit me kreun e FSHF-së është shembulli më i qartë i këtij fenomeni. Politikisht beteja me Armand Dukën është e fituar për qeverinë Rama që në pikënisje, pavarësisht nëse arrijnë ta heqin apo jo. Korrupsioni i Dukës dhe kapja e FSHF-së prej tij është aq publike dhe e shëmtuar, saqë debati nëse Duka duhet të ikë apo të rri është pa sens.

Po kështu, përplasja mes shumicës socialiste dhe Presidentit Ilir Meta shërben më shumë për të fundosur opozitarizmin sesa për të forcuar institucionin e Presidencës. Që Meta ka abuzuar me funksionin e Presidencës duke u bërë palë në lojën politike, pranohet edhe nga ata që janë rreshtuar në krah të tij. Ndaj, debati politik mbi shkarkimin apo jo të Metës është fituar që në pikënisje nga pushteti, që është rreshtuar pro shkarkimit.

Në të dyja këto raste, ideja se duhet t’i rezistojmë Ramës duke u vendosur në krah të Dukës apo Metës thjesht delegjitimon opozitarizmin si frymë dhe zhvendos vëmendjen nga debati real, që duhet të fokusohet te ndërtimi i këtyre institucioneve, në mënyrë që të mos degradojnë me Metën apo Dukën e radhës.

Kritika reale që i duhet bërë Ramës nuk është se përse po e shkarkon Ilir Metën sot dhe as përse e vuri President pasi e quajti “hajdut”. Përgjegjësia e tij në shkatërrimin e institucionit të Presidencës është shumë më e madhe se kaq. Ai është autor i ndryshimeve kushtetuese të 2008-ës, që e shkatërruan politikisht rolin e Presidentit si një institución mbi palët.

Opozitarizmi i vërtetë duhet të merret me Presidentin e radhës dhe me Presidencën si institucion, jo me Ilir Metën që kostumin e Presidentit e ka zhveshur prej kohësh. Pra, debati i vërtetë sot nuk mund të jetë për fatin e Ilir Metës, por për fatin e Presidencës si institución. Sot duhen kërkuar ndryshime kushtetuese që na kthejnë te standardi i Kushtetutës së 2008-ës, ku Presidenti zgjidhej me një shumicë të cilësuar dhe jo me shumicë të thjeshtë. Ky do të ishte një debat që opozitarizmi do ta kish të fituar që në pikënisje, sepse refuzimi i standardit të Kushtetutës së 2008-ës, insistimi te zgjedhja e Presidentit me shumicë të thjeshtë, do të tregonte qartë vullnetin e ekzekutivit për të kontrolluar dhe politizuar Presidencën. Prandaj, debati që duhet të artikulojë opozitarizmi sot është mbi forcimin e Presidencës si institución, dhe jo nëse Meta duhet shkarkuar. Pseudo-debati mbi shkarkimin e Metës është një grackë e pushtetit për opozitarizmin që ndërtohet në bashkëpunim me mediat që i bëjnë fresk Ramës.

E njëjta gjë vlen edhe për debatin pa sens “Duka po apo jo”. Debati real mbi FSHFnë është si ka mundësi që degradoi kaq keq dhe për kaq shumë kohë? Duka ka 20 vjet në krye të FSHF-së, 8 prej tyre gjatë qeverisjes Rama. Përse pushteti dje dhe sot, qendror dhe vendor, pozita dhe opozita, mediat, politikanët dhe sportistët heshtën për kaq kohë përballë një kënete si FSHF, që qelbej nën hundën e të gjithëve? Ky është debati real që duhet zhvilluar mbi FSHF-në, në mënyrë që aty të mos mbijë Duka i radhës.

Gracka e pushtetit ndaj opozitarizmit nuk qëndron thjesht te pozicionimi i këtij të fundit përbri kauzave të humbura, si Duka, Meta, Berisha apo Basha. Akoma më e rrezikshme është tërheqja e vëmendjes nga probleme themelore me shoqërinë, ekonominë dhe shtetin në përgjithësi. Në një thatësirë të mendimit intelektual, ku mungon debati mbi modelin e zhvillimit socio-ekonomik, ku mediat nuk duan dhe nuk munden të bëjnë investigim ekonomik, pushteti e trullos publikun duke e ushqyer me cirkun politik Meta-Berisha-Duka.

Ndërkohë, në kulmin e krizës së energjisë kalon pothuajse në heshtje fakti skandaloz që ARMO (rafineria e përpunimit të naftës në Ballsh) po shitet për 9 milionë euro për skrap. Pra, qeveria Rama që ka hedhur rreth 400 milionë euro tek incerenatorët refuzon ta shtetëzojë dhe vërë në punë këtë uzinë edhe pse diçka e tillë, sipas disa analizave, do të kushtonte rreth 60 milionë euro. Dhe të mos harrojmë se edhe në momentet e saj të këqija, ARMO kur ishte pronë e shtetit, dilte me fitim dhe punësonte rreth 2000 veta.

Pra, ndërkohë që çmimi i naftës dhe i nënprodukteve të saj ka arritur kulmin dhe do të vazhdojë të rritet, Shqipëria një vend naftëprodhues shet për skrap rafinerinë më të madhe të naftës në vend, që nëse vihet në funksion, e ka të garantuar fitimin dhe siguron pavarësinë energjetike përballë luhatjes së çmimit të naftës në tregjet ndërkombëtare. Dhe kjo ndodh jo vetëm sepse Kryeministri ynë është një neoliberal i thekur, që më shumë se shtetin, përçmon administratën publike, por edhe sepse ka shumë interesa private të importimit të naftës dhe nënprodukteve të saj, që nuk e duan zhvillimin e industrisë kombëtare dhe aq më pak asaj shtetërore.

Ky është skandali i vërtetë që kalon në heshtje teksa ne analistët merremi me allatet e Dukës. Natyrisht që ka plot skandale të tjera që kalojnë në heshtje, që nga nivelet e varfërisë në Shqipëri që mbeten më të lartat në rajon (edhe më të larta se në Kosovë), aeroportet fantazmë, biznesi kriminal i kromit në Bulqizë, deri te degradimi i shtetit dhe administratës publike, që nuk garanton as ngrohjen e shkollave. Këto janë probleme që jo vetëm humbasin në cirkun politik, por që edhe kur ngrihen duken si dytësore, të vogla dhe veçanërisht të mërzitshme.

Pikërisht kjo është gracka më e madhe që pushteti i ka ngritur opozitarizmit në bashkëpunim me mediat. Është ideja se qeverisja Rama mundet në cirkun politik që kontrollohet nga vetë pushteti. Kështu opozitarizmi harxhon energji pa fund në beteja të humbura krah Metës apo Dukës, në vend që t’u tregojë qytetarëve realitetin që ekziston jashtë çadrës së cirkut dhe shtigjet për ta tejkaluar atë.

Next Post
Gazetari grek vritet në shtëpinë e tij në Egjipt

Gazetari grek vritet në shtëpinë e tij në Egjipt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Djali i Hashim Thaçit falenderon publikisht Ramën pasi shkoi të takonte të atin në Hagë: Je shembulli i atdhedashurisë

Djali i Hashim Thaçit falenderon publikisht Ramën pasi shkoi të takonte të atin në Hagë: Je shembulli i atdhedashurisë

December 18, 2025
Pas kërkesës për përjashtimin e deputetëve, Topalli rikthen videon e 2006: Ja ç’bënin socialistët në Parlament kur po firmosej MSA dhe NATO

Pas kërkesës për përjashtimin e deputetëve, Topalli rikthen videon e 2006: Ja ç’bënin socialistët në Parlament kur po firmosej MSA dhe NATO

December 18, 2025
VIDEO-Klodian Braho zgjidhet kreu i ri i SPAK, anëtarët e KLP-së e votojnë me 7 vota

Zbulohet arsyeja, shtyhet ceremonia për kreun e ri të SPAK! Klodjan Braho do të prezantohet të Hënën

December 18, 2025
Miratohet nga Këshilli Bashkiak i Tiranës buxheti me vlerë 400 mln €/ PD: S’ka legjitimitet! 29 amendamentet e opozitës nuk hidhen në votim

Miratohet nga Këshilli Bashkiak i Tiranës buxheti me vlerë 400 mln €/ PD: S’ka legjitimitet! 29 amendamentet e opozitës nuk hidhen në votim

December 18, 2025
Komisioni i Etikës shqyrton nesër kërkesën e PS për përjashtimin e 29 deputetëve të PD

Komisioni i Etikës shqyrton nesër kërkesën e PS për përjashtimin e 29 deputetëve të PD

December 18, 2025
U kap “mat” duke përqafuar shefin e saj në koncertin e “Coldplay”, reagon për herë të parë Christine Cabot: Kishim pirë tekila! U solla…

U kap “mat” duke përqafuar shefin e saj në koncertin e “Coldplay”, reagon për herë të parë Christine Cabot: Kishim pirë tekila! U solla…

December 18, 2025
VIDEO/ Fermerët kthejnë Brukselin përmbys, protestë para Parlamentit Evropian! Zjarre, tymuese, sulme dhe parulla..

VIDEO/ Fermerët kthejnë Brukselin përmbys, protestë para Parlamentit Evropian! Zjarre, tymuese, sulme dhe parulla..

December 18, 2025
(VIDEO) Plagosja e personazhit të njohur në TikTok/ Autori i drejtoi armën në lokal, ai tentoi të fshihej pas trupit të shokut, më pas te banaku

(VIDEO) Plagosja e personazhit të njohur në TikTok/ Autori i drejtoi armën në lokal, ai tentoi të fshihej pas trupit të shokut, më pas te banaku

December 18, 2025
Dënohet me burg përjetë “doktor vdekja”! Mjeku helmoi 30 pacientë, 12 prej tyre vdiqën

Dënohet me burg përjetë “doktor vdekja”! Mjeku helmoi 30 pacientë, 12 prej tyre vdiqën

December 18, 2025
I organizuar nga Suel Çela takimi i Salianjit në Elbasan?! “Kemi pasur informacione..” Berisha: Vija e kuqe e PD, kundër çdo bashkëpunimi me organizata kriminale

Demokratë, Berisha po ju shet dhe po ju tall

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In