Ministri i Brendshëm Sandër LLeshaj komentoi sot deklaratat e kryebashkiakëve të djathtë, të cilët janë shprehur se nuk do të lirojnë zyrat e tyre, pasi nuk i njohin zgjedhjet e 30 qershorit.
Në një takim me prefektët, ministri Lleshaj uroi që askush të mos çmendet.
“Urojmë askush të mos cmendet dhe të mos kemi situata të tilla. Mandati i të zgjedhurve vendorë është i përcaktuar qartë, 4 vjecar. Më 30 qershor ka ndodhur zgjedhje në Shqipëri, të certifikuara nga autoritetet përkatëse. Uroj të mos kemi situata të kësaj natyre, ku njerëz të caktuar të mos dalin nga binarët shtetërore.” -tha Lleshaj./l.m











