• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Opozita skenar për bllokimin e Kuvendit, PS plan “B” për kalimin e Buxhetit

by Java News
19/11/2023 17:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Seanca parlamentare e ditës së hënë që ka në fokus diskutimin e projektbuxhetit për vitin 2024 pritet që të vijojë me kaos pas nisjes se aksionit opozitar nga grupimi Berisha-Bardhi.

Ndërkohë mazhoranca kërkon kalimin e projektbuxhetit edhe pa opozitën.

Të hënën parlamenti pritet të mblidhet në seancë plenare për të nisur diskutimin e buxhetit të vitit të 2024!

Opozita ka paralajmëruar se do të vijojë aksionin që e quan politike, duke pamundësuar seanca normale sa kohë i refuzohen kërkesat për komisione hetimore! Por skenarët janë ende surprizë.

Deputetët opozitarë që mbështetësin Sali Berishën dhe Gazmend Bardhin  prej më shum se një muaji kanë nisur atë që e quajnë aksion politike duke bllokuar seancat dhe komisionet parlamentare, ç’ka solli dhe kalimin e projektligjeve pa diskutim dhe vetëm me votat e mazhorancës.

I njëjti skenar pritet që të zhvillohet edhe gjatë së hënës, por detajet mbahen sekret nga ligjvënësit demokratë!

Në pritje të seancës, opozitarët kanë ngritur akuza  se me urdhër të kryeparlamentares Nikolla të hënën salla e kuvendit do të blindohet nga garda!

Kuvendi mohoi!

Pak orë para seancës situata në shtëpinë e demokracisë ishte e qetë! Por nuk mungoi prezenca e efektivëve të gardës !

Nëse opozita do t’ia arrijë të bllokojë debatin për buxhetin, ashtu siç ka paralajmëruar, përfaqësues të mazhorancës konfirmuan për Ora Neës se ata do të votojnë projekt ligjin edhe pa debat, pasi e konsiderojnë të plotësuar detyrimin e diskutimit me qytetarët.

Prania e kryeministrit Edi Rama në debat nuk është konfirmuar, ndërsa nga radhët e opozitës janë të përjashtuar Saimir Korreshit, Elda Hotit dhe Lindita Metaliaj.

Deputetët demokratë që mbështesin Lulzim Bashën janë distancuar nga aksioni i kolegeve që janë renditur në krah të Sali berishës!

/f.s

Next Post

Kurti: Serbia duhet të kërkojë marrëveshje të posaçme me Kosovën për zgjedhjet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

100 raketa në 10 minuta, Presidenti i Libanit dënon sulmet “barbare” izraelite

100 raketa në 10 minuta, Presidenti i Libanit dënon sulmet “barbare” izraelite

April 8, 2026
Kina, Afganistani dhe Pakistani zhvillojnë takime të përbashkëta

Kina, Afganistani dhe Pakistani zhvillojnë takime të përbashkëta

April 8, 2026
 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

Rama: PS duhet të konfirmojë forcën në zgjedhje! S’mund të lejojmë që integrimi të merret peng

April 8, 2026
Njihuni me “ndërmjetësin” Asim Munir, marshalli pakistanez që ndaloi Trump-in

Njihuni me “ndërmjetësin” Asim Munir, marshalli pakistanez që ndaloi Trump-in

April 8, 2026
Shqipëria mirëpret armëpushimin SHBA-Iran: Një hap drejt stabilitetit global dhe sigurisë energjetike

Shqipëria mirëpret armëpushimin SHBA-Iran: Një hap drejt stabilitetit global dhe sigurisë energjetike

April 8, 2026
Meta humb ‘betejën’ edhe në Kushtetuese, mbetet në fuqi masa e “arrestit me burg”

Meta humb ‘betejën’ edhe në Kushtetuese, mbetet në fuqi masa e “arrestit me burg”

April 8, 2026
Anijet e para kalojnë në Hormuz, Vance: Teherani të negociojë në mirëbesim për të arritur marrëveshje afatgjatë

Anijet e para kalojnë në Hormuz, Vance: Teherani të negociojë në mirëbesim për të arritur marrëveshje afatgjatë

April 8, 2026
“Togat e arta” flasin për zvarritjen e procesve gjyqësore: 300 avokatë ikën në Gjermani

“Po shtohen të prekurit me SIDA nëpër burgje”, Vishaj: Të dënuarit po vdesin në duart e gardianëve

April 8, 2026
Kinës i vjedhin sekretet! Hakerat marrin dokumente ushtarake dhe skema raketash

Kinës i vjedhin sekretet! Hakerat marrin dokumente ushtarake dhe skema raketash

April 8, 2026
Porti i Durrësit\ Fluks udhëtarësh, rreth 5.5 mijë pasagjerë llogariten nga Bari! 28 sportele në funksion 

Ngushtimi i hyrjes së portit, deputeti i PD në Durrës: Vendim antishqiptar, krijon probleme…

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In