• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Opozita si akrepi në tas”, Spartak Braho: Rilindjes i mungon respekti për të majtën

by Java News
18/02/2019 09:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Ajo protestë i tregoi gjithë opinionit se kjo opozitë nuk ka ndryshuar aspak, se vazhdon të mbetet e dhunshme dhe si e tillë është e pabesueshme e pa të ardhme.

Por Rama duhet të nxjerrë mësime jo se kështu i thotë Basha me Berishën, por se është urgjente që Rama të ndryshojë”, thotë deputeti Spartak Braho, në një intervistë për DITA.

– Zoti Braho pasi keni ndjekur protestën e opozitës, si e komentoni atë?

– Në intervistën e kaluar unë thashë se në protestën e së shtunës ishin të gjitha opsionet në tryezë, që nga blofi e deri te gjakderdhja. Ishte diçka midis. Pati dhunë, u sulmua godina e Kryeministrisë barbarisht, por fatmirësisht nuk pati gjakderdhje sikurse dëshironin Berisha dhe Basha. Por ata ua bënin me sy ca rrugaçëve që të mos ndaleshin. Berisha dhe Basha mbanin sehir në distancë dhe mbase luteshin që policia të qëllonte qoftë dhe njëherë të vetëm edhe në ajër që të bëhej kasaphana.

Në këtë aspekt protesta ishte më shumë një dështim i planeve që kishin në mendje krerët e opozitës. Po të ndodhte të vritej ndonjë, qoftë edhe të plagosej, Berisha dhe Basha do të hidheshin përpjetë dhe do të fajësonin Ramën si kriminel. Justifikimi i tyre në fillim të protestës se sot fatet e vendit dhe të kësaj proteste i kanë në duar qytetarët, ishte një alibi për skenarin më të zi të mundshëm, që ata e përdornin për të larë duart si Ponc Pilati.

Po edhe aq sa ndodhi me dhunën që u përdor të gjithë e dinë fare mirë dhe tregojnë me gisht si fajtorë krerët e opozitës. Por që nuk ndodhi gjakderdhje, për këtë mendoj se merita i takon forcave të rendit që mbajtën një qëndrim korrekt sipas ligjit. Le të kujtojmë se më 21 janar 2011 protestuesit nuk thyen asnjë xham të Kryeministrisë dhe Berisha bëri hatanë, hodhi mijëra plumba mbi protestuesit, vrau katër njerëz dhe plagosi dhjetëra të tjerë. Kishte një ndryshim të madh midis sjelljes së policisë tetë vjet më parë me sjelljen e pardjeshme të policisë.

– Opozita sidoqoftë e konsideroi këtë protestë një sukses dhe sipas saj e rrëzuan Edi Ramën…

– Ata ishin pardje para syve të një opinioni të tërë, i cili me siguri ky opinion i ka dhënë notë negative kësaj opozite. Ajo protestë i tregoi gjithë opinionit se kjo opozitë nuk ka ndryshuar aspak, se vazhdon të mbetet e dhunshme dhe si e tillë është e pabesueshme e pa të ardhme. Por Rama duhet të nxjerrë mësime jo se kështu i thotë Basha me Berishën, por se është urgjente që Rama të ndryshojë. Ka shumë gjëra për të korrigjuar. Ai e ka kontratën me ata që e kanë votuar, e ka me elektoratin e majtë që shpesh është ndjerë i zhgënjyer me vendimet e Ramës, me korrupsionin në qeverisje. Nëse nuk do respektojë kontratën me qytetarët e këtij vendi, me socialistët, Rama do të bëjë një vetëvrasje politike.

Unë them se në protestën e pardjeshme të opozitës nuk ishin vetëm demokratikët e LSI-stat, por kishte dhe shumë qytetarë të zhgënjyer e të revoltuar nga mos mbajtja e premtimeve të Ramës.

E kam thënë dhe e përsëris: Ramën mund ta rrëzojë nga pushteti vetëm socialistët dhe qytetarët e zemëruar. Nëse nuk i dëgjon këta zëra, nëse nuk e sheh këtë realitet në sy brenda kampit të vet, aq më keq për Ramën.

– Basha tha dje se ka propozuar sipas tij dorëzimin mandateve nga deputetët e opozitës. Sa ka të ngjarë të ndodhë kjo?

– Nuk jam i sigurt nëse edhe LSI do t’i ndjekë mandatet. Vërtetë LSI është në opozitë, por ajo nuk është Partia Demokratike dhe kam vënë re se deputetët e LSI-së shpesh kanë dalë nga tutela e Bashës, duke u përpjekur të kenë një identitet të tyre.

E dyta dhe shumë i rëndësishëm është fakti se mandatet nuk janë personale. Ato mandate ua ka dhënë populli dhe s’mund të tallen si t’u dojë qejfi. Kjo do të ishte një vetëvrasje politike në kushtet e dëshpërimit. Në dëshpërim njeriu vetëekzekutohet. Jeta parlamentare do vazhdojë, pasi mazhoranca i ka 80 deputetë.

Akrepi kur bie në fund të tasit e nuk del dot prej andej, i ngul thumbin e helmit vetes dhe i jep fund jetës.

Kështu do t’i ndodhë edhe të ashtuquajturës opozitë nëse vetëpërjashtohet nga strukturat parlamentare, fshihet dhe s’ka më të drejtë të propozojë as një amendament ligjor, s’ka të drejtë të llogarisë struktura elektorale, komisionerë dhe prapë votat do ia numërojnë të tjerët. E kupton sa të marrë janë. Atëherë, adio opozitë!

– Është paralajmëruar protestë tjetër për ditën e enjte. Mund të jetë edhe kjo protestë e dhunshme ashtu se ajo e shtunës?

– Jo dhe kjo për disa arsye. Do ta shikoni se sa pak njerëz do të mblidhen të enjten në protestë, e cila mendoj se do të zhvillohet para godinës së Parlamentit.

Next Post
Përballja Thaçi-Vuçiç, dueli që përfundoi me duartrokitje në Mynih

Përballja Thaçi-Vuçiç, dueli që përfundoi me duartrokitje në Mynih

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA goditi sulmet kibernetike iraniane, AKSK: Hap i rëndësishëm për sigurinë e Shqipërisë!

SHBA goditi sulmet kibernetike iraniane, AKSK: Hap i rëndësishëm për sigurinë e Shqipërisë!

March 20, 2026
Kanabisi i fshehur në magazinën në Peqin, arrestohet faturisti i energjisë elektrike, shpallen në kërkim 4 të tjerë

Kanabisi i fshehur në magazinën në Peqin, arrestohet faturisti i energjisë elektrike, shpallen në kërkim 4 të tjerë

March 20, 2026
I shpëtoi drejtësisë vendase dhe “ngeci” në Shqipëri! Ish-zyrtari bangladeshas kërkesë Gjykatës së Lartë: Mos më ekstradoni, atje do më vrasin

I shpëtoi drejtësisë vendase dhe “ngeci” në Shqipëri! Ish-zyrtari bangladeshas kërkesë Gjykatës së Lartë: Mos më ekstradoni, atje do më vrasin

March 20, 2026
Aktori legjendar Chuck Norris ndërron jetë në moshën 86-vjeçare

Aktori legjendar Chuck Norris ndërron jetë në moshën 86-vjeçare

March 20, 2026
Tetori sjell sfida, zbuloni cilat shenja të zodiakut mund të përballen me vështirësi apo ndarje

Hëna e re sjell ndryshime: Ja si preken 12 shenjat e horoskopit sipas astrologes Kalogeri

March 20, 2026
“Protestat e dhunshme nuk kanë vend në demokraci”, 305 amendamente nga eurodeputetët mbi raportin e PE-së për Shqipërinë

“Protestat e dhunshme nuk kanë vend në demokraci”, 305 amendamente nga eurodeputetët mbi raportin e PE-së për Shqipërinë

March 20, 2026
“Është një tërheqje e përkohshme”, NATO largohet nga Iraku

“Është një tërheqje e përkohshme”, NATO largohet nga Iraku

March 20, 2026
“Eskortat VIP në Shqipëri”, gazetarja sportive: Nuk mund të kesh rrogën nën 1 mijë euro dhe të shkosh në Mykonos…

“Eskortat VIP në Shqipëri”, gazetarja sportive: Nuk mund të kesh rrogën nën 1 mijë euro dhe të shkosh në Mykonos…

March 20, 2026
Operacioni “Multi Games 2”: arrestohet administratori i një lokali të lojërave të fatit

Operacioni “Multi Games 2”: arrestohet administratori i një lokali të lojërave të fatit

March 20, 2026
Sekuestrohen 4 makina luksoze me vlerë 200 mijë euro, dy persona nën hetim, dy në kërkim

Sekuestrohen 4 makina luksoze me vlerë 200 mijë euro, dy persona nën hetim, dy në kërkim

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In