• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Opozita shqiptare po kopjon atë italiane

by Agron Gjekmarkaj
05/09/2018 17:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Agron Gjekmarkaj

Aventino është një nga shtatë kodrat, mbi të cilat shtrihet Roma. Dikur në antikitet ajo popullohej nga plebenjtë, të cilët pas shumë betejash fituan të drejta politike si patricët.

Sa herë që atyre tentohej t’u hiqeshin këto apo të merreshin masa represive ata vetëpërjashtoheshin nga jeta politike dhe ekonomike e qytetit dhe izoloheshin në kodrën e tyre derisa vinin lajme se institucionet ishin tërhequr.

Po kështu në vitin 1924 opozita italiane braktisi Parlamentin në shenjë proteste kundër vrasjes së deputetit socialist Meteoti nga skuadrat fashiste.

Të grupuar në një sallë tjetër të Monteçitorios (pallati i Parlamentit), deputetët e opozitës e quajtën lëvizjen e tyre tërheqje në Aventino, sipas fjalimit të liderit socialist Filipo Turati. Opozitës italiane nuk i shkoi mirë dhe u konsiderua gabim sepse i dha dorë Musolinit të vendoste diktaturën në emër të stabilitetit, qetësisë e plot të tjera justifikime.

Me këtë parantezë nuk dua të krahasoj Edi Ramën me Musolinin dhe as Lulzim Bashën me Filipo Turatin. Do zgërdhihej i madh e i vogël me një guxim të tillë.

Por të hënën një paralele modeste u hoq mes Shkodrës dhe “Aventinos”. Opozita mungoi në hapjen e sesionit të ri parlamentar dhe mirë bëri.

Ajo e bashkuar u mblodh në Shkodër për të dhënë një mesazh, duke bërë aktin e duhur. Nuk ka rëndësi sa e pritën dhe kush e priti Lulzim Bashën.

Atje, me gjasë, nuk ka shkuar për miting apo për testuar mbështetjen e tij, por për të sensibilizuar opinionin publik për gjendjen e kriminalitetit në Shkodër dhe në të gjithë Shqipërinë. Një e vërtetë, e cila flet më të vdekur e të plagosur, nuk ka nevojë për shumë interpretim.

Qyteti i veriut nuk është në duart e shtetit, por të banditëve. Fatkeqësisht, me logjikën e hakmarrjes tribale, Shkodra është lënë jashtë investimeve dhe vëmendjes, ndonëse në Tepelenë investon për ndërtimin e 16 fshatrave “ekselentë”, a thua se pjesa tjetër ka dalë faret. Papunësia dhe varfëria ecin krah për krah dhe plagët sociale gangrenizohen. Më tepër Shkodra e njohur për traditën teatrore është përdorur nga Kryeministri për të replikuar nëpërmjet hokash tallëse me Voltana Ademin, kryetaren e bashkisë.

Nga ana tjetër, ai ka marrë nga Shkodra Senada Mesin, e cila mund të jetë zonjë e nderuar si zëvendëskryeministre, por ajo nuk pyetet për asgjë.

Këtë “qokë” Ramës nuk ia mori kush seriozisht, asnjëherë, as në Tiranë as në piacën e qytetit. Shkodra me këtë rast, meqenëse u vu në qendër të vëmendjes për vrasjet zinxhir, ka pësuar këtë derivat për arsye të politikës.

Ajo është ndier me mirë, duke e dominuar atë me “të fortë” sesa me elitën e vet. Shumica e di, por i duhet kujtuar edhe Edi Ramës e Lul Bashës se ajo zonë edhe në kohën e Osmanllisë përfaqësohej me intelektualë, të cilët i dhanë kaq shumë shkrimit e gjuhës shqipe, artit e kulturës në tërësinë e vet e kësisoj zgjimit dhe Rilindjes Kombëtare. Tani me ndonjë përjashtim në të dy krahët, këta u zëvendësuan me Lukun dhe Tukun.

E këtë ai qytet nuk ta fal. Nuk mundesh me dalë në tribunë të fushatës elektorale me persona më inferiorë se mesatarja e shoqërisë së atjeshme dhe t’u thuash, shikoni çfarë personalitetesh ju kemi vu në krye. Kështu, qytetarët dhe personalitetet që përdorin mendjen dhe jo gishtin, tërhiqen në punë të vet teksa hapësirën publike e zë dhunuesi, i cili bëhet aleat i politikës.

Prej 5 vitesh qeveris Partia Socialiste me në krye një burrë, që as më pak e as më shumë, por toptan me gojën plot, këtij vendi i ka premtuar Rilindje. Historia e Saimir Tahirit me Policinë që duam dhe hashashin që na mbolli, dihet. Mesa duket, në kohën e tij çunat e alltisë ishin të zënë me mbjellje-korrje.

Tani në kohën e Xhafajt, i cili u prezantua si dora e hekurt e ligjit dhe moralit socialist, situata nuk duket se ka përmirësim. Xhafaj ka dështuar si ministër i Brendshëm jo thjesht për historinë me të vëllain, por për ndodhitë tragjike në terren.

Socialistët me një lokalizëm absurd kanë përjashtuar veriun e Shqipërisë nga drejtimi i Policisë, duke i marrë të gjithë drejtuesit e lartë nga katundi i tyre. Kjo është gegofobi, siç është në traditën e lashtë të PPSH-së, e cila u shndërrua në PSSH. Këta pushtetin e shohin si revansh dhe sundim. Sot jeta e njeriut në vendin tonë kushton më lirë se ajo e një pule fshati.

Çdo adoleshent, që nuk fle mirë natën, shndërrohet në kërcënim për komshiun dhe tjetrin. Degradimi kriminal është i paprecedent e po kaq e tillë propaganda qeveritare, e cila nga mënyra si sillet, nuk jep mundësinë për të shpresuar se diçka do ndryshojë.

Opozita e ka për detyrë ta shndërrojë në kauzë madhore çështjen e sigurisë publike ashtu siç ka bërë dikur me betejën politike për dekriminalizimin, e cila dha produkte në fasadë, por jo në brendi të jetës politike. Gjithsesi, një betejë e dobishme.

Opozita është sfiduar përtej pritshmërive nga Kryeministri dhe aparati i tij mediatik. I fundit ishte ligji ad personam për Teatrin si çështje publike përtej opozitës, por edhe e opozitës.

PD dhe Lulzim Basha u ngjitën të hënën në “Aventino”. Nga mënyra sesi qëndrojnë, varet e ardhmja e saj. Nëse rezistojnë si plebenjtë, diçka do të ndryshojnë, nëse sillen si opozita italiane e 1924-s, rezultati është historik por tragjik. Opozita po krijon ndjeshmërinë e “emergjencës demokratike”. Po ka një të tillë.

Por ajo nuk do të funksionojë pa marrë në konsideratë “emergjencën demokratike” brenda në PD dhe LSI për ndryshim radikal dhe fabul të besueshme. Mbështetësit e opozitës kanë nevojë për të e në rastin më të keq për iluzionin e tij.

Next Post
Ngërçi i Gjykatës Kushtetuese, Meta dhe Ruçi përplasen me interpretime

Ngërçi i Gjykatës Kushtetuese, Meta dhe Ruçi përplasen me interpretime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“92% e Marinës Iraniane është shkatërruar”, SHBA-të paralajmërojnë humbje të mëtejshme

“92% e Marinës Iraniane është shkatërruar”, SHBA-të paralajmërojnë humbje të mëtejshme

March 26, 2026
“Për çdo karrige në trotuar, mbill një pemë!”/ Rregulli i ri për baret, restorantet dhe hotelet

“Për çdo karrige në trotuar, mbill një pemë!”/ Rregulli i ri për baret, restorantet dhe hotelet

March 26, 2026
Shitblerja e votave: Ja si reagon politika në vendet demokratike

Liberalizimi i shpifjes? Ja si standardet e BE-së përgënjeshtrojnë Gonzaton

March 26, 2026
“Një shtet në rajon po ndihmon armiqtë”, Teherani në alarm: Rrezik për pushtimin e ishullit kyç

“Një shtet në rajon po ndihmon armiqtë”, Teherani në alarm: Rrezik për pushtimin e ishullit kyç

March 26, 2026
Bie intensiteti i reshjeve, ARRSH tregon situatën e rrugëve dhe apelon: Tregoni kujdes të shtuar gjatë…

Nisin shirat në vendin tonë, temperaturat ulen lehtë, reshje bore në disa zona

March 26, 2026
SHBA-Iran me qëndrime të ndryshme, Trump: Negociatorët iranianë kanë frikë se do të vriten

SHBA-Iran me qëndrime të ndryshme, Trump: Negociatorët iranianë kanë frikë se do të vriten

March 26, 2026
“Shqipëria nuk ka frikë nga kërcënimet”. Rama flet për Trump, NATO-n dhe muxhahedinët

“Shqipëria nuk ka frikë nga kërcënimet”. Rama flet për Trump, NATO-n dhe muxhahedinët

March 26, 2026
Trageti i linjës Vlorë-Brindisi del në det për të shmangur përplasjet në kalatën e portit

Moti i keq, anulohet nisja e tragetit Vlorë-Brindisi. Ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla

March 26, 2026
Ofendime në Kuvend, Sekretariati i Etikes përjashton me 10 ditë Bardhin dhe Balliun

Klevis Balliu thirrje intelektualëve: Keni detyrë të bashkoheni me ne, ndryshe mos u ankoni!

March 26, 2026
Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In