Talat Xhaferi, kryeministri i parë shqiptar në Maqedoni të Veriut, ka folur për komentet dhe deklaratat që mori sot nga opozita, si shqiptare dhe ajo maqedonase, në Kuvend.
Në intervistën e tij të parë ekskluzive për Klan Macedonian ka theksuar se ai ka punuar çdo herë për të gjithë qytetarët në të mirë të të gjithëve.
“Nuk do të doja të komentoja sjelljet e partive politike opozitare shqiptare, shpresoj që shqiptarët t’i shohin ndryshe këto punë, dhe përgjigjet do t’i japin ato më mirë”.
“Ndaj mendimin se nuk mbisundonte aspekti i përkatësisë etnike në opinion, edhe pse ndoshta në prapavijë ka qarqe se edhe atë kontekst e kanë kundërshtimin. Mbi të gjitha akuzat konkrete ishin kundrejt detyrës paraprake në mënyrë të duhur apo jo të duhur”.
“Personalisht më gëzon fakti që në radhët e bashkëqytetarëve maqedonas të shumtë janë ata që në mënyrë të drejtpërdrejtë më drejtohen me uratat për mënyrën në menaxhimin e institucionit paraprakisht”, ka thënë Xhaferi.
/f.s