• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Opozita shpreson tek Gjin Gjoni për shtyrjen e zgjedhjeve. Nesër vendimi i Kolegjit

by Java News
17/05/2017 09:02
Gjyqtari Gjin Gjoni dhe Presidenti Bujar Nishani, gjate Konferences se Keshillit Gjyqesor te Rrjetit Ballkanik dhe Euro Mesdhetar, ne Tirane.	/r/n/r/nGjin Gjoni judge and Albanian President, Bujar Nishani, during the Conference the Balkan Network Judicial Council and the Euro Mediterranean, in Tirana.

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kolegji Zgjedhor do të vendosë të enjten e 18 majit ankimimin e Partisë Agrare Ambientaliste për shpalljen e pavlefshmërisë së regjistrimit të listave të kandidatëve.

Ky vendim do t’i japë zgjidhje dhe propozimit të Partisë Demokratike që kërkon shtyrjen e zgjedhjeve deri në fund të shtatorit, shkruan “Panorama”.

Nëse Kryeministri nuk do të pranojë shtyrjen e zgjedhjeve, siç ka kërkuar opozita, atëherë shansi i fundit do të jetë vendimi i Kolegjit Zgjedhor për afatet e depozitimit të listave të kandidatëve për deputet të partive.

Një vendim i Kolegjit kundër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për pranimin e listave me një ditë vonesë rrëzon datën 18 qershor për zgjedhjet, më pas çdo gjë do të nisë nga e para. Presidenti i Republikës duhet të caktojë një datë të re për zgjedhjet që pritet të jetë në vjeshtë, kohë që ka kërkuar edhe Partia Demokratike, ndërsa nuk dihet nëse do të plotësohen kërkesat e tjera të opozitës për ministrat teknikë.

Relatori i çështjes është gjyqtari Gjin Gjoni, ndërsa katër anëtarët e tjerë janë Tomorr Shkreli, Sotiraq Lubonja, Ridvan Hado dhe Artur Malaj. Kërkesa në emër të opozitës është bërë nga Partia Agrare Ambientaliste, e cila është miratuar me vendim të KQZ-së si parti pjesëmarrëse në zgjedhjet e 18 qershorit, por që nuk depozitoi listën e saj të kandidatëve për deputet.

Opozita këmbëngul se listat e partive me kandidatët për deputet janë dorëzuar jashtë afateve ligjore, duke pretenduar se data përfundimtare ka qenë 28 prilli në orën 24:00 dhe jo 29 prilli, ditë kur partitë dorëzuan listat me emrat e kandidatëve.

Partia Aleanca Popullore, me kryetar Artur Dojakën, i është bashkuar PAA-së duke iu drejtuar Kolegjit Zgjedhor me një kërkesë, ku kërkon pavlefshmëri të regjistrimit të kandidatëve në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

“Kërkojmë gjykimin e çështjes në themel, duke vendosur çregjistrimin e listave shumemërore të kandidatëve për deputet si të depozituara jashtë afatit të përcaktuar në nenin 67 të Kodit Zgjedhor”, thuhet në kërkesën e PAP-së që padit KQZ-në.

“Duke qenë se Kodi Zgjedhor e përcakton afatin e dorëzimit të listave duke përcaktuar një periudhe 50-ditore, pra afatit të përcaktuar me ditë. Kjo periudhë përcaktohet thjesht duke numëruar 50 njësi ditore që i paraprinë datës 18 qershor 2017”, thuhet në kërkesën e PAP-së./a.ç

Next Post
Infantino uron direkt Trepçën ’89 për titullin e kampionit kosovar

Infantino uron direkt Trepçën ’89 për titullin e kampionit kosovar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Presidenti i ri i Kosovës/ Haradinaj: Do të shkojmë në zgjedhje! Vetëvendosja: Negociatat do të vijojnë

Presidenti i ri i Kosovës/ Haradinaj: Do të shkojmë në zgjedhje! Vetëvendosja: Negociatat do të vijojnë

April 10, 2026
“Çdo qytetar ka për detyrë të dijë gjuhën maqedonase”, organizatori i protestës së studentëve i përgjigjet presidentes së RMV

“Çdo qytetar ka për detyrë të dijë gjuhën maqedonase”, organizatori i protestës së studentëve i përgjigjet presidentes së RMV

April 10, 2026
Detaje nga vrasja në Nikël/ Kush është autori dhe viktima, ishin kunetër me njëri-tjetrin! Dalin EMRAT

Detaje nga vrasja në Nikël/ Kush është autori dhe viktima, ishin kunetër me njëri-tjetrin! Dalin EMRAT

April 10, 2026
“Shpërbëhet Maqedonia e Veriut, pjesa shqiptare i kalon Kosovës”/ Ngjela: Greqia i trembet Shqipërisë së Madhe, Çamëria …

Erjon Braçe kandidat për Tiranën? Avokat Ngjela: Nëse konfirmohet, tregon se është njeriu kryesor në PS!

April 10, 2026
“Trump ofendoi Rutte”, dalin sekretet nga takimi me dyer të mbyllura në SHBA

“Trump ofendoi Rutte”, dalin sekretet nga takimi me dyer të mbyllura në SHBA

April 10, 2026
“Kam vrarë kunatin, hajdeni merreni!”/ Ekzekutohet me armë zjarri një person në Fushë-Krujë

“Kam vrarë kunatin, hajdeni merreni!”/ Ekzekutohet me armë zjarri një person në Fushë-Krujë

April 10, 2026
Vranë për gjakmarrje më 1999, dy vëllezërit Mëhilli punonin si muratorë në Liguria nën identitetin fals (Detaje)

Vranë për gjakmarrje më 1999, dy vëllezërit Mëhilli punonin si muratorë në Liguria nën identitetin fals (Detaje)

April 10, 2026

Një provë që dëshmon që Veliaj sapo ka nisur të lexojë dosjen

April 10, 2026
Kundër kalimit të dosjes në gjyq, Erion Veliaj depoziton tjetër ankim në Kushtetuese

Kundër kalimit të dosjes në gjyq, Erion Veliaj depoziton tjetër ankim në Kushtetuese

April 10, 2026
Misioni “Artemis II” do zbarkojë në orën 00:30 në Tokë! Nga ‘ana e errët’ e Hënës, tek fati i astronautëve

Misioni “Artemis II” do zbarkojë në orën 00:30 në Tokë! Nga ‘ana e errët’ e Hënës, tek fati i astronautëve

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In