• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Opozita sërish në rrugë/ 1500 policë në gatishmëri për protestën e 9-të kombëtare

by Java News
21/06/2019 10:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Opozita e bashkuar do të zhvillojë sot në mbrëmje protestën e saj të radhës që është protesta e 9-të kombëtare.

Protesta do të nisë në orën 20:00 dhe Partia Demokratike ka kërkuar leje që të vazhdojë deri në orën 23:59. Por, ashtu siç ka ndodhur edhe herët e tjera, policia ka dhënë leje deri në orën 22:00.

Nisur nga protestat e dhunshme të opozitës, edhe në këtë tubim policia ka marrë masat e nevojshme për mbarëvajtjen e tij. Mbi 1500 efektivë do të jenë në terren, një pjesë e të cilëve kanë dalë në gatishmëri të përforcuar që mbrëmjen e djeshme. Ndërsa në disa pika, policia ka shtuar edhe kamerat e sigurisë me rezolucion më te lartë. Kjo për të bërë të mundur identifikimin e protestuesve të dhunshëm.

Po ashtu, masa të shtuara policie të FNSH do të ketë edhe përgjatë Parlamentit, ku përveç gardhit metalik është vendosur edhe ai me gjemba. Mësohet se që prej mbrëmjes së djeshme policia ka mbajtur nën vëzhgim persona me precedentë penalë.

Kontrolle janë kryer edhe në akset kombëtare për personat që udhëtonin drejt Tiranës. Masa të shtuara janë marrë edhe tek godina e Ministrisë së Brendshme, ndërsa një grup tjetër efektivësh do të qëndrojnë në gatishmëri për institucione të tjera ku mendohet se mund të marshojë turma.

Në një postim në rrjetin social “Facebook” mëngjesin e sotëm, Lulzim Basha u bëri thirrje qytetarëve ti bashkohen protestës kombëtare të opozitës. Kreu i PD tha se të gjithë të bëhen bashkë si njerëz të lirë e të ndershëm në manifestimin për një Shqipëri si gjithë Evropa.

g.kosovari

Next Post
Kreu i KQZ kundër zgjedhjeve, por miraton kërkesën e OSBE për 150 vëzhgues

Kreu i KQZ kundër zgjedhjeve, por miraton kërkesën e OSBE për 150 vëzhgues

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Spahiu: Partitë e reja këto zgjedhje kanë shanse më shumë se më parë sepse voton diaspora

Pse tifozeria e Kosovës ishte aq e vdekur dhe mungonin simbolet kuqezi?

April 2, 2026
Korporata e Investimeve, Tabaku: Mungon transparenca. Ibrahimaj: Monitorohet çdo vit nga KLSH

Korporata e Investimeve, Tabaku: Mungon transparenca. Ibrahimaj: Monitorohet çdo vit nga KLSH

April 2, 2026
Ahmeti: Shumica e re parlamentare në Maqedoninë e Veriut nuk përfaqëson legjitimitetin e shqiptarëve

Ali Ahmeti letër të hapur: Shqipja nuk negociohet. Çdo tentativë për ta kufizuar, minon rendin kushtetues

April 2, 2026
Ministra dhe drejtorë në listat e deputetëve, Braçe: Kam rezerva, të dalin në fushëbetejë!

“Kam që në shkurt që kërkoj ministrin e Bujqësisë”, Braçe: M’u deshën 6 javë të mesoja se sot ndodhet në Kosovë

April 2, 2026
150 të dënuar transferohen nga burgu i Fushë Krujës, në Durrës dhe Peqin (VIDEO)

Brussels Morning: Përdorimi i tepruar i paraburgimit në diskutimet mes BE dhe Shqipërisë

April 2, 2026
I dënuar në Itali me 15 vite burg për drogë e shfrytëzim prostitucioni, pranga 61-vjeçarit me dy identitete

Tentoi të vriste me armë zjarri një 21-vjeçar, arrestohet autori dhe përkrahësi i tij

April 2, 2026
Dosja “Partizani” ndez sallën e gjyqit: Malltezi ‘sulmon’ prokurorët, ndërhyn gjykata

Dosja “Partizani”, Malltezi: Është hequr CD-ja me fjalët e Ramës e Ballës. Kjo tregon frikë!

April 2, 2026
“Nëse armiku përpiqet të kryejë operacione tokësore, asnjë person nuk duhet të mbijetojë”

“Nëse armiku përpiqet të kryejë operacione tokësore, asnjë person nuk duhet të mbijetojë”

April 2, 2026
VIDEO / “Boll o, boll…”, debate në Kuvend, Balla-Mediut: Ke vrarë 26 vetë! Mos na bëj si kongresmen amerikan

VIDEO / “Boll o, boll…”, debate në Kuvend, Balla-Mediut: Ke vrarë 26 vetë! Mos na bëj si kongresmen amerikan

April 2, 2026
Kërkuan pasuritë e sekuestruara, Gjykata e Posaçme cakton 7 prillin për Argita dhe Jamarbër Malltezin

Kërkuan pasuritë e sekuestruara, Gjykata e Posaçme cakton 7 prillin për Argita dhe Jamarbër Malltezin

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In