Ka nisur me debate seanca parlamentare.
Opozita ka vijuar me skenarin e përjavshëm të bllokimit të seancës.
Të gjithë deputetët, të udhëhequr nga Basha kanë uzurpuar foltoren e Kuvendit.
Ka qenë duke folur deputetja Albana Vokshi, por Ruçi i ndërpreu fjalën, pas përfundimit të kohës. Kjo bëri që deputetët të ngrihen në foltore
Në tre seancat e fundit, opozita ka bllokuar foltoren, duke mbajtur peng zhvillimet normale të Kuvendit.
Javanews/a.ç