• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Opozita i rikthehet protestave, Basha: Nuk mund të shkojmë në zgjedhje me këtë qeveri

by A R
20/10/2016 20:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike ka protestat si pjesë të strategjisë së saj për të rrëzuar Kryeministrin Rama nga Qeveria. Kryetari i Partise Demokratike, Lulzim Basha thotë për Top Channel se vendi nuk mund të shkojë në zgjedhje të reja me këtë Kryeministër.

Basha përsëriti akuzat për lidhje të Ramës me krimin.

Intervista e dhënë nga kreu i PD për Top Channel:

TCH: Zoti Basha, a ka Partia Demokratike një qëndrim përfundimtar se çfarë sistemi elektoral mbështet?

Lulzim Basha, kryetar i PD: Partia Demokratike, unë personalisht mbështesim çdo sistem elektoral që do të afrojë votuesin, zgjedhësin dhe qytetarin shqiptar me të zgjedhurin, me deputetin, por çdo diskutim sot për sistemin është një alibi, një veprim i kotë përsa kohë që shqiptarët nuk kanë të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme, ndaj prioriteti i Partisë Demokratike, prioriteti i koalicionit tonë, siç e kemi bërë të qartë në çdo mbledhje të koalicionit opozitar është që të sigurojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

TCH: Si sigurohen këto?

Lulzim Basha: Konkluzioni është i qartë! Edi Rama e ka treguar tashmë tre herë, në zgjedhjet e Korçës, në zgjedhjet lokale të vitit të kaluar dhe në zgjedhjet e Dibrës se ai është shkatërrues i procesit politik, se ai ka frikë garën e ndershme elektorale dhe e ka zëvendësuar këtë pa garë, ku në një anë ka opozitën, ka kandidatë, programe dhe nga ana tjetër ka një aleancë të çimentuar tashmë me krimin dhe drogën. Në këto kushte, problemi për zgjedhje të lira dhe ndershme është vetë Edi Rama. Zgjidhja është që të organizojmë zgjedhje të lira dhe të ndershme me një qeveri dhe një kryeministër që i garanton ato dhe jo me një kryeministër që është provuar që është shkaktari numër 1 i prishjes dhe kapjes së vullnetit popullor përmes krimit dhe drogës.

TCH: Por ju nuk e keni këtë forcë në Parlament për ta rrëzuar Edi Ramën, do ta gjeni forcën tek protestat qytetare?

Lulzim Basha: Ne kemi tashmë një koalicion të gjerë qytetarë me faktorë politikë shoqërinë civile dhe i takon këtij koalicioni që të ndërmarrë të gjitha veprimet me të gjitha mjetet demokratike për të plotësuar këtë aspiratë që është e të gjithë qytetarëve shqiptarë, pavarësisht bindjeve politike; zgjedhje të lira dhe të ndershme pa Edi Ramën kryeministër.

TCH: Përfshirë protestat?

Lulzim Basha: Me të gjitha mjetet demokratike paqësore, sigurisht protestat, përballjen, refuzimin nga një koalicion i madh qytetar me në krye opozitën, me në krye Partinë Demokratike./a.m.

Next Post
Provokimet ushtarake, finlandezët i tremben seriozisht agresionit rus

Provokimet ushtarake, finlandezët i tremben seriozisht agresionit rus

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

February 27, 2026
Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

February 27, 2026
Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

February 27, 2026
“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In