• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Opozita që nuk duhet të gjunjëzojë Sali Berisha!

by Mero Baze
29/01/2023 20:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ndarja e opozitës është përtej Partisë Demokratike. Populli opozitar në Shqipëri është realisht i ndarë rreth të ardhmes së opozitës dhe Sali Berishës. Pra sot opozita shqiptare nuk është e ndarë në ide, ideologji apo programe të ndryshme, por është e ndarë pro dhe kundër Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Të dy së bashku ata kanë ngjallur dilemën e madhe opozitare nëse duhet të shkohet në zgjedhje pas tyre për hir të unitetit apo duhet luftuar edhe ata si një e keqe e madhe e opozitës.

Deri më tani Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë mundur të marrin me vete Vangjel Dulen duke i ofruar votat e tyre në tre bashkitë e pakicës greke në jug, Fatmir Mediun me të cilin nuk ndahen dot nga hallet e përbashkëta dhe Agron Dukën që vazhdon të mos e provoj partinë që ka blerë qysh më 2015, pasi mer hua makinën e Berishës.

Përballë tyre Partia Demokratike zyrtare po përgatitet të hyj në zgjedhje me kandidatët e vet, dhe krahas saj dhe disa parti të tjera opozitare po bëjnë përpjekjet e tyre. Partia PDIU e drejtuar nga Idrizi po përgatitet të garojë pjesërisht në disa bashki, duke refuzuar aleancën me Berishën. Bindja Demokratike LZHK dhe Nisma Thurje, po ashtu janë në bisedime për një aleancë për të hyrë në zgjedhje, duke refuzuar po ashtu të bashkëpunojnë me Berishën. Aleanca Kuq e Zi po ashtu.

Në këto kushte, kemi nga një anë Berishën me disa hallexhi të bashkuar dhe përballë tij një opozitë që e refuzon Berishën por që ende nuk ka një plan për të dalë në zgjedhje e bashkuar dhe kundër Berishës.

Ky copëzim i opozitës përballë Berishës në fakt i bën mirë atij, pasi ai krijon idenë e rrremë se ka përballë disa parti që i bashkon vetëm refuzimi ndaj tij, por nuk bashkëpunojnë dot me njëra tjetrën. Dhe kjo mund ta ulë rezultatin e tyre.
I vetmi lajm serioz nga opozita do të ishte një aleancë e gjerë me çdo parti dhe element opozitar antiberishë në Shqipëri, për të mos lejuar që asnjë votë antiberishë dhe asnjë opozitar i zhgënjyer që shikon se nuk ka të ardhme me dyshen Berisha-Meta, të mos mbetet pa votuar.

Është mirë që ka iniciativa për kandidim nga parti në mënyrë individuale dhe aleanca si ajo e Bindjes me Nismën Thurje apo Shehin. Por lajmi më i mirë, do të ishte që opozita të ishte e unifikuar, për të thithur çdo votë që refuzon t’i dorëzojë të ardhmen dyshes Berisha- Meta.
Opozita nuk mund të gjunjëzohet para tyre. Përkundrazi është rasti që opozita t’i gjunjëzojë ata, duke u bashkuar pa kushte dhe pa hipotekat e hatërmbetjeve të vjetra që po ashtu kanë shkak Sali Berishën.

Next Post
VIDEO/ Fenomeni “Luiz”, si po e kopjojnë të rinjtë në çdo detaj konkurentin e Big Brother

VIDEO/ Fenomeni "Luiz", si po e kopjojnë të rinjtë në çdo detaj konkurentin e Big Brother

Comments 1

  1. L.Xh says:
    3 years ago

    Të gjitha këto që parashtron o Zotni Mero, janë opsione të drejta dhe qendrojnë, nga këndshikimi i një njeriu normal.
    Por, duke ditur prejardhjen dhe mënyrën e promovimit të tyre, (e të gjithë krahut “kundershtar” të Sal Bej Berishes), mendoj që ata të gjithë janë EUNUKË, mbasi janë të “tredhur” nga Sali Berisha, dhe të vetmen gjë që kanë, është zëri i tyre, i çjerrë, i pjerdhur, i çakorduar, dhe flasin duke aktruar, për të dëgjuar gratë dhe femijët e tyre për tu dukur sikur Çoç janë, por janë të gjithë NUL.
    Gjithsesi, të gjithë këta, do ti përkufizoja në katër fjalë: KËTA JANË KORI I KODOSHAVE…..
    Dhe si të tillë, vetëm për punë të liga mund të bëjnë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

February 25, 2026
“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

February 25, 2026
Rrugët që ranë dhe ato që do të bien!

Rrugët që ranë dhe ato që do të bien!

February 25, 2026
Ish-presidenti Sepp Blatter i kundërvihet Infantinos: FIFA është një diktaturë

Ish-presidenti Sepp Blatter i kundërvihet Infantinos: FIFA është një diktaturë

February 25, 2026
Të shtëna me armë në Golem/ 38-vjeçari thyen “arrestin në shtëpi”, bashkë me familjarët përplaset me policinë

Të shtëna me armë në Golem/ 38-vjeçari thyen “arrestin në shtëpi”, bashkë me familjarët përplaset me policinë

February 25, 2026
Spiropali takon komandantin e misionit të KFOR-it: Shqipëria mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë së Kosovës

Spiropali takon komandantin e misionit të KFOR-it: Shqipëria mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë së Kosovës

February 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Nga treni radioaktiv, tek seritë me video erotike: Misteri i fantazisë pa fre të PR opozitar

February 25, 2026
U filmua duke goditur dhe fyer nxënësit në shkollë, shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare në Kamëz

U filmua duke goditur dhe fyer nxënësit në shkollë, shpallet në kërkim mësuesja 58-vjeçare në Kamëz

February 25, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Një ligj propagandistik kundër korrupsionit

February 25, 2026
Inxhinieri Xhevahir Ngjeqari: Rrugët po sabotohen që të prishet Korridori 8! Mos pengohen projektet strategjike

Inxhinieri Xhevahir Ngjeqari: Rrugët po sabotohen që të prishet Korridori 8! Mos pengohen projektet strategjike

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In