Opozita proteston sot para kryeministrisë në mesdite. E cilësuar si protesta kombëtare e radhës, qytetarët dhe drejtuesit politik akuzojnë qeverinë se po i keqqeveris shqiptarët dhe kërkojnë largimin e Kryeministrit Edi Rama.
Kryedemokrati Sali Berisha e ka cilësuar Kryeministrin Rama si “armik të egër të pluralizmit, të shtetit ligjor, të qenies shqiptare”.
Opozita ka paralajmëruar edhe vijimin e protestave para Parlamentit, ndërsa nuk ka përjashtuar ne vijim as përshkallëzimin në mosbindje civile.
Për protestën e sotme janë bllokuar disa akse rrugore që lidhen me bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.
/a.r