• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Opozita po luan jashtë rregullave të demokracisë”

by A R
11/03/2019 15:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Kjo që po ndodh me opozitën është një situatë pa precedent, është jashtë rregullave të lojës në demokraci. Ajo që po ndodh nuk është e lehtë e as pozitive për vendin dhe për politikën shqiptare. Kjo është një lojë jashtë vijës së kuqe. Kur kemi folur për dialog me opozitën na është thënë ju presim në bulevard, pra nuk është çështja e një beteje politike ndërmjet mazhorancës dhe opozitës po këtu çështja është mes demokracisë dhe anarkisë. Ne nuk e dimë si qeveriset vendi nga rruga apo si mund të vendoset për çështjet që janë në rendin e ditës pra jemi në një situatë shumë të vështirë. Nuk mund të ofrohet një zgjidhje për opozitën për sa kohë ka djegur mandatet dhe kërkon nuk e di se çfarë”, u shpreh deputeti i Partisë Socialiste Niko Peleshi gjatë një interviste në një emision televiziv i pyetur mbi protestën e opozitës.

”Në 2017 opozita mori të gjitha garancitë e nevojshme dhe mori gjysmën e qeverisë pra vota është garantuar dhe nuk pati kontestime. Kontestimet e nxjerra tani nga opozita janë  thjesht preteks dhe nuk janë argument për të çuar vendin në zgjedhje. Pamjet që po shpërndahen nga opozita kanë kosto imazhi dhe kosto ekonomike sepse ne mbështetimi fort te turizmi dhe situatë nga opozita ka efekte negative dhe në këtë fushë’’, tha Peleshi.

Ai vijoi se, “deputetët ë ri që po pranojnë mandatin tregojnë që ka ndjeshmëri dhe ka dhe emancipim në radhët e listës së opozitës aq sa për të kuptuar që braktisja dhe bojkoti  nuk është zgjidhje. Duam që vendet e parlamentit të mbushen dhe ne kemi nevojë për presionin e opozitës pasi nuk mund të qeveriset mirë nqs nuk kemi opozitë që të bënë presion me sfida dhe alternativa qeverisëse, ajo të vendos në pozita pune dhe të bënë më të përgjegjshëm’’.

”Kjo nuk është gjë e mirë për Partinë Socialiste por ne nuk kemi zgjedhje tjetër veçse ta mbajmë shumë fort sistemin që kemi se nëse e lëshojmë dhe ne i bie që puna 30 vjeçare për të konsoliduar demokracinë liberale në Shqipëri të kompromentohet rëndë. Nëse do të shkonim në zgjedhje të parakohshme I bëjmë zararin më të madh këtij sistemi pra sistemit të demokracisë. Ne nuk e kemi pretenduar të vazhdojë vendi pa opozitë por edhe vetë forcat e brendshme të këtij sistemi do ta krijojnë opozitën. Ne kemi frikë nga protesta jo se do dëmtojë partinë tonë po do dëmtojë ekonominë e vendit” , theksoi Peleshi.

”Partia Socialiste në qarkun e Korçës ka filluar punën e vet me strukturat për garën elektorale. Axhenda e Partisë Socialiste nuk ka ndryshuar janë duke punuar me organizimin e brendshëm, me listat ku dalëngadalë do shpallim kandidatët tanë’’, tha ai.

I pyetur mbi protestën studentore Peleshi u shpreh se,’’ protesta studentore ishte një ngjarje pozitive për gjithë shoqërinë shqiptare , ishte një lloj shkundje për ti dhënë një vëmendje tjetër halleve, interesave dhe ëndrrave të studentëve. Pakti për Universitetin është një platformë e hapur që pasurohet me mendime në dinamikë të  gjithë studentëve, kjo gjë ka ndodhur  edhe në Universitetin e Korçës ku kryeministri Rama ka qenë në takim me studentët dhe unë personalisht  dhe nga këto takime ka shumë energji dhe gjëra për të mësuar nga studentët. Këshillat bashkiak janë hapur nga Partia Socialiste për studentët për të zënë dhe ata përfaqësinë e tyre dhe të marrin pjesë në vendimmarrjen lokale’’ .

”Për ndërtimin e TEC-it në Korçë bëhet fjalë për interesin e një investitori privat  për ndërtimin e një TEC-i goxha të madh me një fuqi të madhe duke shfrytëzuar gazin e TAP-it. Deri këtu nuk ka asgjë të keqe pasi ata aplikuan për të marrë statusin e investitorit strategjik pranë komitetit të investimeve strategjike. Ky process filloi por ngeci sepse projekti nga investitorët propozohej të ndërtohej shumë afër qytetit ishte një distancë mjaft e vogël më pak se 1 km nga qyteti dhe për një investim kaq të madh padyshim që kërcënimi për të rritur ndotjen që ky TEC çliron ishte i madh’’, tha Peleshi.

”Pati një shqetësim të madh nga qytetarët  dhe institucionet priteshin të jepnin përgjigjen e tyre. Lejet merren vetëm kur je në konfort me ligjin siç ndodhi sot ku ministri Klosi pas kërkesës së kryetarit të bashkisë e cila shprehte shqetësimin e gjithë qytetarëve të Korçës, ka bërë një vlerësim të shpejtë dhe ka refuzuar  lejen mjedisore të këtij investimi çka do të thotë që investimi në këtë zonë nuk do realizohet’’, përfundoi deputeti i Partisë Socialiste Niko Peleshi.

/a.rada

Next Post
Shqipëria nxjerr në ankand 9,8 miliardë lekë në bono thesari

Rrudhen kreditë për biznesin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In