• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Opozita po legjitimon procesin zgjedhor nëpërmjet rinumërimit

by Ervis Iljazaj
24/06/2025 11:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ervis Iljazaj

Procesit i rinumërimit duket sikur nuk ka asnjë interes për opinionin publik shqiptar. Askush, përveç atyre që e kanë profesion nuk e ka mendjen se çfarë po ndodh. Duket sikur të gjithë janë pajtuar me rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit dhe mezi po presin të marrin pushimet. Të vetmit që janë të interesuar është ndonjë kandidat për votat preferenciale. Në fakt, procesi i rinumërimit në thelb nuk pritet të ndryshojë ndonjë rezultat.

Padyshim që është aburde të mendosh se në kutitë e votimit do të gjendeshin provat për të përmbysur një rezultat me një diferencë prej pothuajse 300 mijë votash, apo 30 mandatesh. Nëse vërtetë do të gjendeshin prova të farsës elektorale siç pretendon opozita në kutitë e votimit, pushteti do të bente çmos që mos t’i hapte ato. Madje e kundërta ndodhi. Qeveria dhe Edi Rama, me sa duket ishin të parët që u intereson rinumërimi. Të bindur se aty nuk ka asnjë provë të deformimit të rezultatit, qeveria e lejoi rinumërimin pa më të voglin hezitim sepse i intereson.
I intereson në sytë e opinionit publik, por edhe në sytë e ndërkombëtarëve për të legjitimuar fitoren e tyre të thellë. Për t’i treguar të gjithëve se u bë transaprenca e zgjedhjeve.

Opozita shqiptare e gjendur ngushtë dhe për të mbështetur kauzën e saj të farsës zgjedhore nuk kishte rrugë tjetër veçse rinumërimin. Për të mbajtur dhe disa kohë të tjera militantët e saj me gënjeshtrën se ata nuk humbën por zgjedhjet u vodhën. Mirëpo, ajo që po ndodh është fakti se rinumërimi po demostron një autogol për opozitën. Nëpërmjet procesit të rinumërimit ajo nuk po bën gjë tjetër veçse po legjitmon procesin zgjedhor.

Qëndrimi i saj duket paradoksal. Nga një anë thotë se votat u vodhën, nga ana tjetër kërkon rinumërimin e tyre. Një qëndrim që jo vetëm duket paradoskal, por që po luan në favor të mazhorancës dhe Edi Ramës. Përvecse rinumërimit , opozita do të shkojë në prlament në shtator dhe kështu asgjë nuk do të ndryshojë. Ndoshta do të kemi dhe ndonjë protestë, dhe më këtë fabul do ta shtyjë aksionin e saj opozitar deri në zgjedhjet e ardhshme.

Duke u sjellë kështu, duket në krizë të plotë. Në krizë qëndrimesh, në krizë lidershipi dhe në krizë strategjie politike. E vetmja gjë që po bën është spontaniteti që shërben vetëm për të mbajtur në krye të saj lidershipin që shkon nga humbja në humbje. Dhë nëse vashdon kështu, pa ndryshuar filozofi, lidership dhe strategji, me të gjitha gjasat do të humbasë dhe zgjedhjet e ardhshme.
Është e pabesueshme se si një opozitë bën të njëjtat veprime duke pritur që ato të kenë rezultate të ndryshme. Duket sikur nuk shpëton dot nga recidivizmi që e ka kapluar dhe paaftësia për të ndryshuar.

Gjithsesi, opozita shqiptare kur kishte mundësi t’i parandalonte problematikat e zgjedhjeve në komisionin parlamentar, nuk e bëri një gjë të tillë, por u kujtua pas procesit zgjedhor. Do të ishte mirë, që kësaj here të paktën problematikat t’i adresojë përpara se të zhvillohen zgjedhjet nëse e ka këtë mundësi, sepse tashmë mazhoranca mund të arrijë fare lehtë në 84 vota, aq sa duhet për të bërë ndryshimet në kodin zgjedhor.

Next Post
Mossadi dërgon mesazhe kërcënuese gjeneralëve iranianë: Keni 12 orë për t’u larguar

Mossadi dërgon mesazhe kërcënuese gjeneralëve iranianë: Keni 12 orë për t’u larguar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ta plas kokën, veç hani e dh*ni, kafshë, idiote”, mësuesja dhunon dhe fyen nxënësit në klasë

“Ta plas kokën, veç hani e dh*ni, kafshë, idiote”, mësuesja dhunon dhe fyen nxënësit në klasë

February 24, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Situata politike në vend/ Shehi: Të gjithë pushtetin e ka Edi Rama, zgjidhjet e përfolura nuk vlejnë më

February 24, 2026
Akuzohej për heroinë të kapur në një Porsche Cayenne/ Media spanjolle: Biznesmeni i njohur shqiptar shpallet i pafajshëm

Akuzohej për heroinë të kapur në një Porsche Cayenne/ Media spanjolle: Biznesmeni i njohur shqiptar shpallet i pafajshëm

February 24, 2026
Dorëhiqet drejtoresha e Luvrit pas vjedhjes spektakolare të stolive të kurorës franceze. Reagon Macron

Dorëhiqet drejtoresha e Luvrit pas vjedhjes spektakolare të stolive të kurorës franceze. Reagon Macron

February 24, 2026
“Ky sport është i paparashikueshëm”, flet skiatori që mbajti flamurin e Shqipërisë në Lojërat Olimpike Dimërore

“Ky sport është i paparashikueshëm”, flet skiatori që mbajti flamurin e Shqipërisë në Lojërat Olimpike Dimërore

February 24, 2026
“Rusia nuk mposhtet nga ju”, Putin i drejtohet Europës: Do pendoheni për kërcënimet bërthamore!

“Rusia nuk mposhtet nga ju”, Putin i drejtohet Europës: Do pendoheni për kërcënimet bërthamore!

February 24, 2026
“Epsteini” ynë

Një poshtërim i panevojshëm për familjen Jashari

February 24, 2026
Vjosa Osmani pa mbështetje të sigurt? Çfarë profili të presidentit po kërkon Kurti

Vjosa Osmani pa mbështetje të sigurt? Çfarë profili të presidentit po kërkon Kurti

February 24, 2026
Panik te banorët! Greqia goditet nga një tjetër tërmet, ja sa ishte forca e lëkundjeve dhe epiqendra e tij

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ndjehet në disa qytete! Sa ishte magnituda

February 24, 2026
Formalizohet pranimi i Shqipërisë në Bordin e Paqes, ambasada: Krenarë për miqësinë me SHBA

Formalizohet pranimi i Shqipërisë në Bordin e Paqes, ambasada: Krenarë për miqësinë me SHBA

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In