• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Opozita përballë shtetit, jo me ndryshimin por “skuadriljet”…

by Ben Andoni
22/04/2021 21:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Incidenti i Kavajës, që e pasoi pak orë më vonë vrasja e trishtë e Elbasanit na solli para vetes ashpërsinë dhe lodhjen e njerëzve për fushatat politike në Shqipëri. Për asnjë dyshim, mospjesëmarrja e njerëzve në zgjedhje përveç faktorëve të mirënjohur lidhet edhe me këtë aspekt, shqiptarët janë të lodhur nga gjuha e urrejtjes së pamat dhe shfryrjen e zakonshme që ndodh disa javë më vonë, kur politikanët do shkojnë sëbashku me pushime duke ua lënë hallet e përditshmërisë shqiptarëve.

Vetëm se në këto zgjedhje, ashtu si në të tjerat, opozita që po merr një mbështetje gjithnjë e më të madhe sesa më parë, po shfaq nën frymëzimin, sidomos të presidentit të vendit (një paradoks i ri ky për historinë tonë politike), të ashtuquajturën strukturë vetëmbrojtje ose më saktë njësitë që njihen si anëtarët e Strukturës për Mbrojtjen e Votës (SMV), të cilat janë bërë të njohura nga vetë zyrtarët e opozitës.

E dhimbshme është se shteti ynë dhe Ministri i Brendshëm Blendi Çuçi është 24/24 orë në fushatën zgjedhore, si kandidat i PS-së, me detyrë të deleguar tashmë te zëvendësi i tij, jo vetëm nuk sinjalizojnë për këto situata, jo vetëm nuk u kërkojnë grupeve, si ajo që na shfaqi PD-ja të merren me administrimin dhe mobilizimin e zgjedhjeve, por thjesht u mbetet të mbledhin pasojat, që në këtë rast ishin fatale. E pa asnjë logjike normale është pjesëmarrja e pa asnjë sensi e presidentit të vendit, i cili e ka ulur stekën e këtij institucioni, në nivele të pariparueshme, ashtu si apatia e liderit të opozitës, Basha që duket se është eklipsuar nga ligjërimi militar i Ilir Metës.

Opozita mund të ketë rezultat spektakular, ashtu si mund të ketë një rezultat humbës pas pak ditësh, por ashtu si pritej nuk mundi të ofronte realisht ndryshimin, qoftë edhe në formë, por thjesht fytyrën që do të ketë shteti ynë, nëse ata do ta drejtojnë, me anë së të fortëve të frikshëm, që do të na “drejtojnë” drejt Evropës.

Dhe keqardhja se skuadriljet e opozitës me emrat e ish-ushtarakëve që e përbëjnë, janë në atë pjesë të shoqërisë për të cilët investohet bajagi shumë nga taksapaguesi i thjeshtë, për formimin, arsimin, punët e zgjedhura dhe mbi të gjitha sigurinë, që jo rrallë herë i kthehet në bumerang. Këta djem të zgjedhur, jo pak herë prej trajtimeve, që ata nuk i konsiderojnë si të duhurat për staturat e tyre, kthehen në rrënues të shtetit me akte si ai i Elbasanit, atë që do të ndryshojë pikërisht opozita me sloganet e saj t’përhapura në të gjithë vendin. E më keq akoma, fakti se ky grup dhe frymëzuesit e tyre, nuk kanë as edhe një respekt, për shtetin dhe institucionet e tij. Atëherë, cili do ta rregullojë këtë vend. Koha është për të kaluar në një stad tjetër, por jo faleminderit në ndryshimin me llojin me skuadrilje. (Javanews)

 

Next Post
“Nuk i marr parasysh këshillat e Yuri Kim”/ Kryemadhi: Ja pse futa në lista ish-këshilltarët e Metës

Kryemadhi, mesazh shqiptarëve: Më votoni mua! Numri 6 është numër i bekuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Reagimi i Erion Braçes, qëndrim politik! Kërkon të trondisë konformizmin

April 1, 2026
Tragjedi në Krime, rrëzohet avioni rus, humbin jetën 29 persona

Tragjedi në Krime, rrëzohet avioni rus, humbin jetën 29 persona

April 1, 2026
Në disa zona rikthehen reshjet e shiut, parashikimi i motit për sot

Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu në të gjithë territorin

April 1, 2026
Italia mbetet jashtë Botërorit për të tretën herë radhazi, mposhtet edhe Polonia

Italia mbetet jashtë Botërorit për të tretën herë radhazi, mposhtet edhe Polonia

April 1, 2026
15-vjeçari përplas qëllimisht makinën e policisë, dy efektivë të plagosur në Vlorë

15-vjeçari përplas qëllimisht makinën e policisë, dy efektivë të plagosur në Vlorë

April 1, 2026
Analisti Preç Zogaj: Reagimi i Braçes, qëndrim politik, kërkon të trondisë konformizmin

Analisti Preç Zogaj: Reagimi i Braçes, qëndrim politik, kërkon të trondisë konformizmin

March 31, 2026
Panik dhe tmerr në qendër të Bagdadit, gazetarja amerikane rrëmbehet nga disa persona të armatosur (VIDEO)

Panik dhe tmerr në qendër të Bagdadit, gazetarja amerikane rrëmbehet nga disa persona të armatosur (VIDEO)

March 31, 2026
Shuhet ëndrra e Botërorit për Kosovën, mposhtet minimalisht nga Turqia në Prishtinë

Shuhet ëndrra e Botërorit për Kosovën, mposhtet minimalisht nga Turqia në Prishtinë

March 31, 2026
Aksident me disa të plagosur në aksin Fier-Patos, ‘Wolsvagen’ dhe ‘Tuareg’ përplasen ‘kokë më kokë’

Aksident me disa të plagosur në aksin Fier-Patos, ‘Wolsvagen’ dhe ‘Tuareg’ përplasen ‘kokë më kokë’

March 31, 2026
Kosova, një pavarësi shkruar me sakrificat e të gjithë shqiptarëve!

Diaspora, nga ‘rezervuar votash’ në partner kombëtar, fundi i epokës së fasadës

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In