• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Opozita pa tymuese, PS zbut tonet dhe shtrin dorën e dialogut për komisionet hetimore. Majko nga Brukseli: Jemi gati që…!

by Java News
22/01/2024 20:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sherrnaja e muajve të fundit në Parlamentin e Shqipërisë mbërriti edhe në Bruksel në takimin e 17-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri.

Pandeli Majko anëtar i delegacionit shqiptarë ka përcjellë shenja të zbutjes të qëndrimit të shumicës socialiste në raport me kërkesat e opozitës.

“Çështja e tetë komisioneve hetimore që ka bllokuar prej tre muajsh procedurat normale të parlamentit, ne jemi të gatshëm që të diskutojmë me kolegët tanë dhe të gjejmë një zgjidhje oportune europiane, tha Majko.

 Gazment Bardhi pasi shpalosi një katalog me probleme në sjelljen e maxhorancës me opozitën në parlament, e vlerësoi këtë qëndrim Pandeli Majkos.

“Gjatë këtyre tre muajve të mungesës së funksionimit normal të parlamentit ne nuk kemi gjetur rrugën e dialogut apo dorën e shtrirë për dialog nga maxhoranca por kemi parë shtimin e masave agresive arrogante ndaj opozitës|, tha Bardhi.

Në këtë komitetet Jorida Tabaku kryetare e Këshillit Kombëtar të integrimit deklaroi se “Viti 2024 duhet të jetë viti i Shqipërisë për në BE”.

“Sot, ne duhet të jemi të gatshëm të luftojmë korrupsionin, mbështesim një demokraci në shërbim të reformave. Lufta kundër korrupsionit duhet të jetë në nivele të larta jetike për integrimin.  Parlamenti duhet të miratojë Komisionet Hetimore që kërkon opozita dhe ndryshojë Ligjin për Komisionet Hetimore me dakordësi të opozitës! Lufta kundër korrupsionit nis me një parlament në shërbim të qytetarëve”, tha Tabaku.

Hasani ministër i Punëve të jashtme dha një panoramë të përgjithshme  të zhvillimeve integruese të Shqipërisë por u ndal edhe në çështjet rajonale.

“Situata në Ballkanin Perëndimor është më shqetësuese se kurrë. Integrimi i rajoni në BE është vendimtar për sigurimin e stabilitetit. Shqipëria është në pritje të mbajtjes së Konferencës së dytë Ndërqeveritare me BE. Ne nuk e kemi humbur fokusin në agjendën e reformave të BE. Reforma në drejtësi vazhdon, kemi progres mjaft të mirë. SPAK ka marrë vendime të rëndësishme përfundimtare lidhur me zyrtarë të lartë shtetërorë. Presim të hedhim hapin tjetër në procesin e integrimit sa më shpejt”, tha Hasani.

Euro-deputeti grek Monolis Kefalogiannis, kreu i delegacionit parlamentar të BE në këtë komitet ka tentuar ta kanalizojë çështjen Beleri si një çështje europiane e jo mesh Shqipërisë dhe Greqisë. Kjo ishte përgjigja e ministrit Igli Hasani.

“Takimi sot nuk është për çështje personale të dikujt. “Beleri” nuk është çështje evropiane por e organeve të drejtësisë në Shqipëri. Shqipëria pret t’i bashkohet familjes së BE. Koha kur gjykatat trajtohen si përkatësi partiake ka mbaruar. Shqipëria do të vazhdojë në rrugën e reformave, përfshirë atë të drejtësisë”, tha Hasani.

Deputetja socialiste Blerina Gjylameti është zgjedhur zëvendës Presidente e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Zgjedhja e Gjylametit, e cila është njëkohësisht dhe kryetare e Delegacionit shqiptar, u mor në mbledhjen e sotme të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës./m.j

Next Post
“Mos klikoni e mos plotësoni formularë…”/ Policia thirrje përdoruesve të Apple: Kujdes nga mesazhet mashtruese, vijnë dhe në emër institucioneve

“Mos klikoni e mos plotësoni formularë…”/ Policia thirrje përdoruesve të Apple: Kujdes nga mesazhet mashtruese, vijnë dhe në emër institucioneve

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    2 years ago

    A te degjeneruarit e edvin karapushtit,me ne funde po detyroheni te zbaton vendimet qe parashikohen me Kushtetute.Konkretisht per komisionet hetimore.Menduat se do ti varrosni me kokeforine e votave te kartonit si deputet,ne te vertete asnji nuke jeni zgjidhur me voten e popullit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
Miratohet pr.ligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe portet turistike, rrëzohet ngritja e komisionit hetimor ndaj AKSHI-t

Miratohet pr.ligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe portet turistike, rrëzohet ngritja e komisionit hetimor ndaj AKSHI-t

April 9, 2026
“Thashethemet duhet të ndalen”, Melania Trump mohon lidhjet me Epstein

“Thashethemet duhet të ndalen”, Melania Trump mohon lidhjet me Epstein

April 9, 2026

Mbi banesat e shtrenjta dhe mitin e “pastrimit të parave”

April 9, 2026
10 minutat më vdekjeprurëse në dekada, sulmet e Izraelit në Liban që vranë qindra njerëz (FOTO)

10 minutat më vdekjeprurëse në dekada, sulmet e Izraelit në Liban që vranë qindra njerëz (FOTO)

April 9, 2026
“Pasaporta shqiptare me procedurë të lehtësuar”, PS propozon lehtësim të kushteve për dhënien e nënshtetësisë

“Pasaporta shqiptare me procedurë të lehtësuar”, PS propozon lehtësim të kushteve për dhënien e nënshtetësisë

April 9, 2026
Balla-Shehajt: Shiko mos je nën hetim për pastrim parash nga ndonjë prokurori në Itali

Balla-Shehajt: Shiko mos je nën hetim për pastrim parash nga ndonjë prokurori në Itali

April 9, 2026
Vuçiç takohet me të dërguarin e BE për dialogun me Kosovën, akuzon Prishtinën: Po i bën presion serbëve me…

Vuçiç takohet me të dërguarin e BE për dialogun me Kosovën, akuzon Prishtinën: Po i bën presion serbëve me…

April 9, 2026
“Shqiptarët në Mal të Zi bashkohen”/ Ministri Marash Dukaj: Forumi Shqiptar drejt unifikimit për integrimin në BE

“Shqiptarët në Mal të Zi bashkohen”/ Ministri Marash Dukaj: Forumi Shqiptar drejt unifikimit për integrimin në BE

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In