• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Opozita nuk po sjell numëruesit”, Veliaj: Në SHQUP nuk e kap njeri telefonin, KQZ t’i zëvendësojë!

by A R
15/05/2023 00:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës i bën thirrje Komisionit Qendror rë Zgjedhjeve që të zëvendësojë numëruesit e opozitës nga shoqëria civile. Duke folur në ABC, Veliaj tha se numërimi në Tiranë dhe në Kavajë po vonon për shkak të opozitës që nuk dërgon numëruesit. “Ne dhe në Tiranë, dhe në Kavajë, edhe në Rrogozhinë, i kemi numëruesit gati, jemi duke pritur. I them edhe kolegëve të opozitës është më mirë një fund i tmerrshëm se një tmerr pa fund. Unë kam një muaj që i dëgjoj, “jo po do ta tregojmë ne”, “vetëm të vijë ajo ditë”. Tani dita erdhi. Votimi u krye, votat janë në kuti, ne jemi duke pritur dhe në Rrogozhinë dhe në Kavajë. Fillimisht thanë do vijnë në orën 21:00, pastaj në orën 22:00. Sot janë te faza ku mirë që nuk kishin kandidat, por nuk kanë as numërues. Do pres deri në mesnatë dhe pastaj si drejtues i qarkut do kërkoj KQZ-së të sjellin numërues nga shoqëria civile. Kjo historia që pasi ke dëgjuar një muaj që të sfidojnë në mënyrën më banale të mundshme dhe tani nuk vijnë të numërojnë votat, kjo është pak fyese. Buron nga fakti që e dinë edhe ata që çfarë ka në kuti. Në kuti është një fitore e Partisë Socialiste. U bë e qartë në Kamëz dhe Vorë”, deklaroi Veliaj.

Kreu i Bashkisë nënvizoi se PS bëri një fushatë inteligjente, low cost e cila dha një kthesë të jashtëzakonshme.

“Po vonojnë sjelljen e skuadrës në fushë. Pra nuk fillon numërimi nëse nuk vijnë edhe anëtartët e opozitës. Në këtë fazë ku jemi ne, nuk është kompletuar skuadra e tyre e numëruesve. Më rezulton se në PD ose në ish-ndërtesën e Shqup-it, nuk kap njeri telefonin, nuk ka njeri të marrë vendime. Lidershipi është në fazën kur ka filluar të lëpijë plagët, por kush është lider duhet të drejtojë edhe humbjet, dhe në disfatë duhet të drejtosh ushtrinë e mundur. Thelbi është ky që shkuam nga një fushatë me dy koka, kemi mbërritur në një numërim pa kokë fare. Në këtë fazë shumica e njerëzve në Kavajë dhe Rrogozhinë nuk dijnë telefonit të kujt t’i bien që të caktohen numëruesit të marrin atë firmë dhe atë vulë dhe të hyjnë të numërojnë votat. Në momentin që deri në mesnatë nuk kemi përgjigje atëherë do i kërkojmë KQZ-së ose t’í sjellë t’i numërojnë në Tiranë ose të na dërgojë nga Tirana numërues ose nga shoqëria civile”, theksoi Veliaj.

/a.r

Next Post
Boçi prezanton kandidaturën për Bashkinë e Elbasanit: E di që beteja ime s’është e lehtë

Humbi në Elbasan, vjen reagimi i parë nga Luçiano Boçi: Shpresoj të jetë thjesht një episod...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

The New York Times: Si e çoi Trump SHBA-në drejt luftës me Iranin? Zbardhen bisedat, ja kush ishte kundër

Trump flet pas dështimit të negociatave: Bllokadë detare ndaj Iranit nëse…

April 12, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 13 Prill 2026

April 12, 2026
Reagon Teherani zyrtar: Bisedimet u zhvilluan në një atmosferë mosbesimi dhe dyshimi

Reagon Teherani zyrtar: Bisedimet u zhvilluan në një atmosferë mosbesimi dhe dyshimi

April 12, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Vdekja e demokracisë së brendshme te partitë politike

April 12, 2026
Niset nga Barcelona për në Gaza flotilja e re me një mijë aktivistë në bord

Niset nga Barcelona për në Gaza flotilja e re me një mijë aktivistë në bord

April 12, 2026
Trump kërcënon NATO-n dhe Europën: Nëse nuk na ndihmoni për Hormuzin, do të marr Groenlandën

A mund të dalin SHBA-të nga NATO?

April 12, 2026
Vrau Artur Çangun, autori tregon dinamikën: Më qëlloi me kosë në krah, pastaj mora çiften…

Vrau Artur Çangun, autori tregon dinamikën: Më qëlloi me kosë në krah, pastaj mora çiften…

April 12, 2026
Fajde me burime kriminale në “Exchange”, në pranga 3 anëtarët e një fisi nga Lazarati, në kërkim një i katërt! Sekuestrohen..  

Kapet në Tiranë i kërkuari ndërkombëtar, i dënuar në Itali për trafik droge dhe vjedhje

April 12, 2026
Dështimi i negociatave SHBA-Iran pasohet nga sulmet vdekjeprurëse të Izraelit mbi Liban

Dështimi i negociatave SHBA-Iran pasohet nga sulmet vdekjeprurëse të Izraelit mbi Liban

April 12, 2026
Zbulohet baza e prodhimit të drogës sintetike në Durrës, në pranga dy vëllezër

Zbulohet baza e prodhimit të drogës sintetike në Durrës, në pranga dy vëllezër

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In