Kryedemokrati Lulzim basha ka njoftuar sot se protestat e opozitës do të nisin më 8 dhjetor. Duke folur nga Vau i Dejës gjatë një takimi me banorët, Basha tha se ‘në 8 dhjetor PD do të marshojë në Tiranë’.
“Qeveria e korruptuar solli varfëri dhe papunësi. Luksi i qeveritarëve rritet nga udhëtimet në Kinë dhe Arabi. Këto nuk janë reforma, janë hajdutëri nga qeveria” – u shpreh Basha. Ai tha se marshimi do të bëhet për ato që shpresuan për një vend pune.