• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Opozita nga lart dhe opozita nga poshtë

by Alfred Peza
31/05/2018 09:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Duke u rrekur të analizojmë herë pas here steriotipin e sjelljes së opozitës aktuale, në raport me opozitarizmin ideal në demokracitë liberale e funksionale, por edhe në raport me opozitën e parë të Partisë Demokratike, ka mbetur disi jashtë vëmendjes një ndryshim specifik mes të dyjave. Një tipar thelbësor, një qasje krejt e kundërt e tyre, në raport me elektoratin dhe pushtetin.

Opozita e parë e Partisë Demokratike, e udhehqur atë kohë nga Sali Berisha, ishte një opozitë nga poshtë. Ndërsa opozita e dytë e Partisë Demokratike, e udhëhequr pas 2013 nga Lulzim Basha, është një opozitë nga lart.

Opozita e parë e imponoi ndryshimin e pushtetit, si një vullnet popullor nga poshtë- lart. Ndërsa opozita e dytë, po tenton dhe po kërkon që ta imponojë dryshimin e pushtetit nga lart- poshtë. Pra, si një trysni dhe padurim i lidershipit të PD e grupit të saj parlamentar, duke dashur ta injektojnë atë nga selia dhe oborri i SHQUP-it, tek qytetarët poshtë në terren kudo nëpër Shqipëri. Si një imponim, nga foltorja e Kuvendit, nga podium i konferencave të shtypit, nga mikrofoni i komisioneve parlamentare dhe nga studiot televizive, tek zgjedhësit.

Opozita e parë kishte të gjitha tiparet e udhëheqësit të saj Sali Berisha. Një lider (ishte 21 vjet më i ri atëherë) energjik, karizmatik, një “perpetuum mobile” që i binte Shqipërisë natë e ditë, kryq e tërthor. Ndërsa opozita e dytë, kjo aktualja domethënë, ka të gjitha tiparet dhe karakteristikat e udhëheqësit të saj Lulzim Basha. Një politikan i elitave të “prodhuara” në laboratoret politike të kryeqytetit, për të cilin Shqipëria opozitare më së shumti përmblidhet në trekëndëshin: Godina e SHQUP- salla e seancave plenare të Parlamentit- Bulevardi Dëshmorët e Kombit në Tiranë.

Opozita e parë i hoqi mazhorancës së parë nëpërmjet protestave, grevave, demostratave dhe lëvizjeve të pandërprera në rrugë e sheshe,- gurin e themelit të pushtetit. Duke rrëzuar pas kësaj, të gjithë ngrehinën e saj politike në zgjedhjet e 2005 me vote popullore. Ndërsa opozita e dytë, po mundohet që të futet në dhomën e pritjes së pushtetit, nga çatia. Apo si në përrallën e njohur nga oxhaku. Fundi i këtij tregimi që na ka rritur, dihet prej kohësh: “Nëna dhija dhe kecat”, e kanë gati zjarrin dhe e presin duke fërkuar duart ujkun që të hidhet nga çatia.

A do ia arrijë opozita e dytë e Lulzim Bashës, që ta rrëzojë mazhorancën socialiste dhe qeverinë e Edi Ramës, duke përdorur rrugën e kundërt të opozitës së parë të Sali Berishës, që iku kur e nxorri Fatos Nanon nga burgu si hero, për ta rrëzuar dhe mundur pas 8 vjetësh me votë? Kjo mbetet për tu parë. Por një gjë është e sigurtë, se opozita elitiste e Lulzim Bashës, nuk ka asgjë të përbashkët me opozitën populiste të Sali Berishës. E vetmja gjë që i bashkon është ambicja për tu rikthyer në pushtet dhe objektivi, për të mundur të majtën dhe Kryetarin e Partisë Socialiste.

Edi Ramën mund ta lavdërosh për disa gjëra, siç mund ta kritikosh për disa të tjera. Por për një gjë besoj se të gjithë biem dakord, se Edi Rama me platformën “Shqipëriaqëduam.al” dhe me turin e “llogaridhënieve” në gjithë Shqipërinë, po bën atë që në kushte të tjera, nuk duhet ta bënte Kryeministri, por kandidati për Kryeministër. E në kushtet kur opozita bën vetëm beteja virtuale dhe dixhitale, qeverisë i ka rënë “barra” që të bëjë, edhe qeverisjen në Tiranë, edhe opozitën në terren.

Se çfarë do të prodhojë ky ndryshim rolesh në demokraci, kjo pritet të shihet në zgjedhjet e ardhëshme parlamentare të 2021. Prova e parë reale për opozitën tonë virtuale, do të jenë zgjedhjet e reja lokale. Si sot e pas një viti, do të jemi të gjithë dëshmitarë, për të parë nëse qeveritë bien me opozita nga poshtë, apo me opozita nga lart. E për rrjedhojë, të testojmë nëse ilaçi për ta rikthyer të djathtën shqiptare në pushtet është opozitarizmi i Sali Berishës, apo ky i Lulzim Bashës.

a.ç

Next Post
Arrestohet 15-vjeçari, tentoi të vriste një person por u plagos një tjetër

Kërkohej nga Italia për përdhunim, kapet në Durrës i dënuari me 5 vjet burg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 18 Shkurt 2026

February 17, 2026
Tiranë/ Prostitucion në apartamentin e marrë me qira, arrestohen dy shtetaset nga Kazakistani

Tiranë/ Prostitucion në apartamentin e marrë me qira, arrestohen dy shtetaset nga Kazakistani

February 17, 2026
Fërkimi i makinave që çoi në tragjedi! Si u vra Kevin Muharremi në Itali nga bashkatdhetari

Fërkimi i makinave që çoi në tragjedi! Si u vra Kevin Muharremi në Itali nga bashkatdhetari

February 17, 2026
Përgjaket ndeshja e hokejit, tre të vrarë dhe disa të plagosur në SHBA

Përgjaket ndeshja e hokejit, tre të vrarë dhe disa të plagosur në SHBA

February 17, 2026
“Nxirrni dosjet! Po fshihen dokumentet”, Hillary Clinton akuza administratës Trump për çështjen Epstein

“Nxirrni dosjet! Po fshihen dokumentet”, Hillary Clinton akuza administratës Trump për çështjen Epstein

February 17, 2026
Aksident tragjik në Lezhë, humb jetën këmbësori, Policia jep detajet e para

Aksident tragjik në Lezhë, humb jetën këmbësori, Policia jep detajet e para

February 17, 2026
Osmani: Kosova gati për në NATO! Ky shtet ka bij e bija të gatshëm t’i shërbejnë Atdheut dhe sigurisë globale

Osmani: Kosova gati për në NATO! Ky shtet ka bij e bija të gatshëm t’i shërbejnë Atdheut dhe sigurisë globale

February 17, 2026
Pse disa individë kanë frikë për të qënë të lumtur?

Kur cenohet fëmija, tronditet shoqëria: rasti i Bergamos dhe psikologjia e frikës kolektive

February 17, 2026
Balla me djalin e Thaçit dhe Ylli Limanin ftojnë qytetarët t’i bashkohen protestës për ish-krerët e UÇK

Balla me djalin e Thaçit dhe Ylli Limanin ftojnë qytetarët t’i bashkohen protestës për ish-krerët e UÇK

February 17, 2026
Reforma zgjedhore, Berisha: Do kërkojmë Shqipërinë si një zonë të vetme elektorale

“Rama po bën grusht shteti”, Berisha: Qeveria s’mund të marrë mbrojtje tjetër veç asaj që i ka dhënë Kushtetuta

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In