• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Opozita nga hotelet, si i “pavendosuri” që as të shtrëngon dhe as të lëshon

by Lorenc Vangjeli
22/09/2018 14:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli/

Që prej fillimit të sesionit të vjeshtës së parlamentit, opozita praktikisht e ka bojkotuar atë. Të gjithë deputetët e saj, ditën e seancës plenare të së enjtes dhe pikërisht në orën e çeljes së saj, shohin sy ndër sy jo Edi Ramën, por njëri-tjetrin. Në fillim në Shkodër, pastaj në Elbasan e Vlorë, larg Ramës dhe duke folur gjithë kohën për kryeministrin. Ata dëgjojnë në heshtje dhe me respekt fjalimin e rradhës së Lulzim Bashës dhe denoncimet e tij të forta, qoftë për pushtetin qëndror, qoftë për problematikat lokale në qytetin ku ndodh takimi; herë 120, herë 35 e herë 140 kilometra larg kundërshtarit.

Fiks në të njëjtën kohë, socialistët bëjnë rutinën parlamentare votojnë ligjet, ndër ta edhe ligjin shumë të kontestuar për teatrin, pa dëgjuar një “plaç” nga kundërshtarët.

Eshtë e qartë se shumicës i intereson një gjë e tillë. Mungesa e Bashës, Kryemadhit dhe të tjerëve në parlament, i jep kryeministrit më pak kokëçarrje, tension e bezdi dhe në këmbim, monologjet e tij të gjata kanë më pak grintë. Dialogu me karriget bosh do të mërziste këdo dhe me një palë të vetme në lojë, hapësira për dramë parlamentare dhe replika politike është fare minimale.

Por ky është problemi më i vogël. Problemi i vërtetë është sesa i intereson vërtet opozitës, por dhe vendit në përgjithësi, madje edhe vetë qeverisjes ky vetëpërjashtim vullnetar i saj nga parlamenti. Sa vlen zhvendosja nga salla e seancave, në holle hotelesh, ku me gjasë, në katet e sipërm të tyre, bujtësit bëjnë çfarë bëhet në hotele.

Ky parabojkot është një strategji e opozitës dhe një zgjedhje e saj. Por ngjan e çuditshme dhe e pashpjegueshme një strategji e tillë që rrudh mesazhin që ajo jep, e cungon atë, e denatyron dhe mbi të gjitha, i le të lirë fushën e kundërshtarit. Këtu nuk bëhet fjalë për faktin se secili nga të munguarit e të enjteve në seancë plenare, në të vërtetë nuk ka shkuar në punë. Që nuk po kryen punën për të cilën është votuar dhe paguhet. Edhe pse shumica e 140 grave dhe burrave në parlament, as nuk dinë të punojnë dhe as nuk dinë se pse janë në parlament, sërish, për formë dhe përmbajtje, ata duhet të jenë aty.

Eshtë e pashpjegueshme se pse opozita nuk zgjedh t’i bëjë takimet e saj, fjala vjen, të mërkurën apo të premten dhe të enjten e parlamentit të jetë në sallë dhe të ndeshet me fjalë me pushtetin. Eshtë i pashpjegueshëm ngazëllimi dhe gara absurde e audiencave në të cilën opozita ka futur veten: “Kë ndjekin më shumë shqiptarët kur transmetohet live, parlamentin apo hollet e hoteleve?”

Ka një shpjegim tjetër që ndoshta e sqaron një gjë të tillë dhe kjo ka të bëjë me dilemën e opozitës. Kjo dilemë është dekoduar në mënyrë të shkëlqyer nga ish-kryeministri Berisha, i cili në rikthimin e tij tek Fevziu tha: …me Edi Ramën kryeministër, opozita nuk vjen kurrë në pushtet!” Kjo bindje që nuk është vetëm e Doktorit, por dhe e gjithë trupës opozitare, nuk është gjë e re. Kështu ka thënë Berisha edhe në vitin 2004 kur përgatitej të garonte me Fatos Nanon. Kështu thoshte Edi Rama në 2013-ën kur priste me ankth ballafaqimin elektoral me Sali Berishën.

Kjo pasiguri e shoqëroi Bashën katër vjet më pas, në 2017-ën, kur përpara përplasjes me çadër dhe vota  me Ramën, ndryshe nga paraardhësit, preferoi të bëjë një copë udhë pushteti bashkë me të.

Gjithmonë e njëjta frikë, si letër e kaluar në të njëjtin shaptilograf, me ndryshim të vetëm, zbehjen e kontrasteve.

Të gjitha opozitat kanë pasur tradicionalisht frikë se pushteti do të deformonte vullnetin e qytetarëve shqiptarë.

Të gjithë pushtetet në Shqiupëri kanë deformuar vullnetin elektoral të votuesve shqiptarë. Për ta trembur dhe luftuar këtë lloj frike reale, ka shërbyer ndër të tjera, edhe marëdhënia e kushtëzuar me parlamentin e opozitës së rradhës. Edhe në këtë sesion nuk ndryshon gjë nga e shkuara. Përveç faktit që opozita ende është e paqartë në dilemën e saj se çfarë do të bëjë me praninë e saj në Kuvend. Linja e ashpër, zëri kryesor i të cilit është Sali Berisha, kanë folur deri për djegie të mandateve, por kjo nuk është bërë ende linjë zyrtare. Shumica e heshtur e deputetëve, dhe këtu hyn vërtet shumica e pakicës opozitare, nuk e do bojkotin e plotë e përfundimtar të parlamentit. Një “trill” i hartuesit të listës së PD-së apo një lloj listëpagese, siç e konsiderojnë grupin e PD-së, kritikët e Bashës, e ka çuar atë shumicë në Kuvend pa pasur asnjë lloj lidhjeje me politikën, qoftë si profesion, qoftë si vokacion. Kjo shumicë, por dhe frika nga e panjohura e ka detyruar Lulzim Bashën të gjejë një zgjidhje të ndërmjetme. As burrë, as grua. As jashtë, as brenda. As i hyrë, as i dalë nga parlamenti. Kjo është në fakt zgjidhje më e keqe edhe se prania, edhe se bojkoti i kuvendit. Sepse kështu opozita dëshmon pavendosmërinë e asaj kategorie që përshkruhet nga fjala proverbiale që ironizon të pavendosurin. Tipin e politikanit që as nuk të shtrëngon dhe as nuk të lëshon!

Next Post
DETAJET/ Një shofer përplas policin e Kufirit në Kakavijë

Gjirokastër/ Kalim i paligjshëm kundrejt shpërblimit, lirohen nga burgu 6 policët e arrestuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

Christopher Hill flet për dëshminë në Hagë: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Hashim Thaçi

February 24, 2026
Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

Irani gati për luftë, zbulohet marrëveshja për blerjen e raketave supersonike nga Kina

February 24, 2026
“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

“Mos na lini më”, ambasadori Christopher Hill rrëfen çfarë ndodhi në vitin 1991 kur erdhi për herë të parë në Shqipëri

February 24, 2026
Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

Çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme? SHBA vendosin 150 avionë luftarakë pranë Iranit

February 24, 2026
“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

“Do vrisnin Vuçiç dhe familjen e tij”/ Autoritetet serbe arrestojnë dy persona, dyshohet se kanë organizuar një komplot

February 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Zëdhënësit e Gërdecit dhe “Partizanit” përballë reporterëve të Komisionit të Mandateve

February 24, 2026
Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

Armë bërthamore në Ukrainë? Franca dhe Britania i hedhin poshtë akuzat ruse: Nuk ka asgjë të vërtetë

February 24, 2026
Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

Kush është polici i Komisariatit nr. 5 në Tiranë që u kap duke transportuar 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

February 24, 2026
Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

Dosja “Partizani”/ Frrok Çupi: Berisha i vetmi i akuzuar, i paprangosur! Paradite shkon në gjykatë, pasdite djeg vendin

February 24, 2026
Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

Dorëzoi “El Mencho-n” te autoritetet meksikane? Modelja e “OnlyFans” mohon lidhjen me bosin e drogës

February 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In