Ylli Manjani bënte thirrje disa ditë më parë, që të votohej masivisht Lulzim Basha, si kandidati i opozitës për kryeministër.
Por, duket se LSI ka një tjetër mendim.
Deputetja Silva Caka ka thënë se në fakt, kryeministër do të zgjidhet kush merr më shumë vota dhe LSI nuk do të bëjë thirrje që të votohet Lulzim Basha, por të votohet LSI dhe Monika Kryemadhi.
“E kam kërkuar votën tek çdo qytetar që kam takuar për një person që është i ri në politikë, i papërlyer dhe mbi të gjitha ka edhe një program të përcaktuar relevant edhe me pjesën tjetër të asaj që e quajmë opozita e bashkuar.
E kërkoj votën për LSI-në, për emrin tim, për kolegët e mi dhe sigurisht, pastaj numri më i madh do të diktojë edhe kryeministrin e ardhshëm të vendit.
Nëse do të jetë i PD-së, ta gëzojë, nëse do të jetë i LSI-së, ta gëzojë, apo i forcave të tjera, patjetër.
Kushdo që gëzon mbështetjen më të madhe të qytetarëve meriton që të ketë edhe postin e kryeministrit dhe ta drejtojë Shqipërinë”, ka thënë Caka për emisionin “Spotlight” të Alban Dudushit./ Tema
g.kosovari











