• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 27, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Opozita në audio, skandali i vërtetë është skandali i skandalit!

by Artan Fuga
24/09/2017 09:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artan Fuga 

Opozita në audio

Rregjistrimet audio i kam bërë unë!
—————————-

Puna m’a donte para dy ditësh të merresha me një tekst të Herbert Markyzit, si një nga autorët më në zë të asaj që në shkencat sociale quhet “Shkolla e Frankfurtit”. Nuk po ndalem në përmbajtjen e detajuar të këtij teksti, por më linte mbresa argumentimi i tij se në shoqërinë teknologjike të masave edhe grupet opozitare kanë prirje të jenë identike me kulturën e pushtetit pavarësisht që deklarojnë se janë një alternativë tjetër. Argumentet e përdorur në atë tekst janë të larmishëm, por më mbeti në mendje njeri prej tyre, pikërisht ai që pohon se opozita dhe pushteti kanë prirjen fatale të identifikohen me njeri tjetrin sepse edhe opozita në grupe të caktuara të lidershipit të saj nis e integrohet me struktura pushteti.

—–

Nuk po i hyj as analizës nëse ky argument është ose jo logjikisht i drejtë, por po atë ditë që e lexoja e rilexoja atë, si për telepati, media jonë jepte copa tekstesh të botuara, dialogje, të zbardhura nga rregjistrime audio, të bëra gjatë mbledhjes, nga pjesëmarrës në të, fshehurazi,dhe që sillnin para publikut debate në kryesinë e partisë demokratike.

Kaq nuk mjaftoi. Pas ngjarjes të rregjistrimit të debateve në kryesinë e partisë kryesore opozitare, ndodhi ngjarja e dytë. Nisi debati. Nga partia demokratike u bë një deklaratë verbale për shtyp që e anatemonte këtë rregjistrim të fshehur dhe dhënien medias të përmbajtjes së tij. U quajt gati në kufijtë e skandalit, një veprim i ulët, dhe u theksua se ata që e kishin bërë këtë gjë kishin vepruar mbi bazën e kulturës së çimkave, dhe se etikisht, “përgjimi”, kështu u quajt, dëmtonte imazhin e atyre që e kishin ndërmarrë. Sigurisht këta do të supozohej të ishin nga kritikët e kryetarit.

Sikur të kishte mbetur me kaq nuk do të ishte e gjitha. Një reagim prej dikujt, anëtare kryesie, që iu keqpërdor emri në një portal, dhe pa prova u akuzua se kishte dorë atje, u revoltua dhe kërkoi të vinte nderin në vend.

——-

Këtu nis historia. Cfarë ishte skandal, fakti që u bënë rregjistrime audio, që u bënë fshehur, apo skandal ishte që dalja e debateve në kryesinë e një partie u quajtën skandal?

Kemi skandal apo kemi skandal të skandalit!

Mua më duket se opozita mund të japi një model transparence para publikut duke i nxjerrë hapur debatet që u bënë në kryesi. Ajo, si opozitë, ka nevojë të japi një model alternativ për të gjitha partitë, edhe atë në pushtet, që të mos jenë agjenci opake, por të jenë të hapura ndaj mediave, elektroratit, militantëve, shoqërisë.

Opozita pa alternative kulture politike e ka kot që shkon në fushata zgjedhore!

Pritej që menjëherë pas mbledhjes me një deklaratë shtypi dhe me një seancë pyetje-përgjigjesh të gazetarëve me drejtuesit kryesorë të partisë demokratike, kjo e fundit të bënte transparencën e debateve dhe përfundimet që dolën.

Pritej, përse jo, që edhe vetë debatet e redaktuara dhe të para nga vetë debatuesit të botoheshin në një buletin. Por, në vend të tyre morëm një anatemim të rregjistrimeve audio që në fund të fundit, çfarë bënë? Bënë transparente përmbajtjen e një mbledhjeje analizë.

Po a bënë mirë që bënë rregjistrime audio fshehurazi?

E para, nuk mund të quhet përgjim, a thua se u bën Watergate! Përse? Sepse poqese shiku ose partia socialiste, ose qeveria do të kishte bërë rregjistrime dhe kjo do të dilte, atëhere kjo po do të ishte përgjim, i dënueshëm me ligj, do të kishte qenë skandal. Por, kur vetë pjesëmarrës në mbledhje rregjistrojnë debatet quhet rregjistrim i fshehtë, pa autorizim, por jo përgjim. DFallojnë si nata me ditën!

A bën mirë që i bën rregjistrimet fshehurazi? Unë mendoj se nuk bënë! Sepse kritikët ndaj kryetarit, as nuk duhej të kishin pranuar t’a fillonin atë mbledhje pa ngulur këmbë që ajo të bëhej transparente, me kamera, ose gazetarë, e hapur ndaj këshillit drejtues. E cfarë të keqe do të kishte poqese do të bëhej para gazetarëve dhe me praninë e tyre?

Pra, opozita e kryetarit nuk mund të jetë legjitime nëse ajo nuk tregon brenda partisë alternativë organizuese dhe politike. Përndryshe nuk bëhet veçse luftë për pushtet që publikut dhe militantëve ose elektoratit as i intereson fare.

Mirëpo në kushtet kur kryesia bën mbledhje të mbyllura dhe madje e quan daljen e debateve në media si të dënueshme, çfarë rruge kanë anëtarët që duan transparencë? As më pak dhe as më shumë, por t’a rregjistrojnë fshehurazi debatin ku janë edhe vetë pjesëmarrës dhe t’ua japin gazetarëve. Unë po të kisha qenë atje, pa turp, me moral politik të lartë, do ta kisha bërë këtë rregjistrim, qoftë edhe fshehurazi, dhe do t’ia jepja mediave, duke deklaruar se e kam bërë unë.

E pamoralshme dhe e ndyrë është të rregjistrosh një mik, një koleg, një njeri diku në kafe, në mjedis pune, në shtëpi, për qëllime të ulta, të shkelësh besimin e tij, por jo për të bërë transparente jetën publike.

Pra, unë nuk kuptoj as kryesinë e partisë që në vend të bëj transparencën e debatit, kërcënon për censurë dhe e mban partinë opake. Nuk është kjo kultura demokratike e një opozite.

Por, habitem që edhe kritikët e kryetarit nuk kanë guximin të thonë, njeri ose disa prej tyre : Po, ne e bëmë sepse ashtu duhet! Transparenca është morale, censura është amorale!

Si edhe nuk kuptoj që anëtarët e kryesisë nuk e marrin në mbrojtje aktin e rregjistrimeve audio për median!

E njejta mendësi!

A thua se ishin Vietnam – papers!

A thua se u thanë sekrete!

Po Fatos Nano që në KPD e famshme dha modelin!
Edhe dokor Berisha gjithçka që kishte për lidershipin e partisë e tha në media, hapur!

Cfarë do të thuhej më shumë sesa tha ai!

Madje edhe gjyqet kundër “grupeve armiqësore” edhe diktatura i rregjistronte dhe i bënte njerëzit t’i dëgjonin në salla të mëdha!

Cfarë çimkash! Sot në kohën e teknologjisë numerike të informacionit cdo telefon rregjistron si ma do!

————
Dhe sot gjithë ditën më është kujtuar Markyz kur thotë se opozita në shoqëritë masive ka prirje të imitojë qeverinë, partinë në pushtet, që kritikon. Prandaj nuk ka sukses! Sepse atje ku pushteti dhe opozita luftojnë për pushtet, pa ndjekur parime alternative, atëhere nëse partitë e tjera kanë vendosur standardin që të jenë opake, si shoqëri dhe klube të fshehta, edhe opozita ashtu bën!

Por, këtu bie edhe ideja e opozitës si kulturë e re alternative!

Sa shumë ka nevojë të emancipohet ajo!

Skandali i vërtetë është skandali i skandalit!

Next Post
Dortmundi shkel keq Gladbachun, 6-1

Dortmundi shkel keq Gladbachun, 6-1

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

Nga Olimpiada te arratisja/ Kush është Ryan Wedding, mbreti i kokainës i mbrojtur nga kartelet e drogës

December 27, 2025
Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

Akademia e Pushtetit Vendor nis në janar/ Demo: Trajnim stafeve për thithjen e fondeve të BE-së

December 27, 2025
Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

Polonia me plan ambizioz, “blindon” kufirin me sistem modern/ 2 miliardë euro për mbrojtjen nga dronët rusë

December 27, 2025
Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

Rritet numri i thirrjeve drejt Urgjencës Kombëtare/ Mjekët: Dominojnë virozat, gripi dhe aksidentet

December 27, 2025
Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

Fëmijët që punojnë deri në orët e vona të natës në Tiranë, ekspertët: Shfrytëzim, fenomeni duhet parandaluar

December 27, 2025
Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

Një grup demokratësh protestojnë pranë banesës së kryeministrit Rama në Surrel: Jep dorëheqjen!

December 27, 2025
Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

Mundësi udhëtimi në 122 vende/ Rritet fuqia e pasaportës shqiptare! Renditet në vendin e 46-të në botë

December 27, 2025
Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

Mark Rutte kundërshton thirrjet që Evropa të shkëputet ushtarakisht nga Shtetet e Bashkuara

December 27, 2025
“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

“Askush s’mund të më përjashtojë nga PD”, Salianji sfidon Berishën dhe Nokën: Partia nuk është pronë e tyre

December 27, 2025
“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

“Sirenat e alarmit bien nga SHBA”, Berisha nga Korça: Kauzat që mbrojtëm ne u sanksionuan në këto rezoluta

December 27, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com